logo

Punime ne fushen e tiflologjise Printoni E-mail
NJE PAKETE ME MODELE PROGRAMESH MESIMORE
Abstrakti

Shoqeria progresin e saj e ben duke zhvilluar dhe emancipuar te gjithe nengrupet dhe komunitetet.
Sic do te shihni objekti i ketij studimi eshte komuniteti i personave me mungese te plote a te pjesshme shikimi dhe kryesisht ne fushen e edukimit dhe arsimimit te tij.
Detyrat ne fushen e edukimit dhe arsimimit te personave me mungese te plote a te pjesshme shikimi erdhen duke u zgjeruar ne perputhje me ambicjet e shoqerise ne teresi dhe te ketij komuniteti ne vecanti.
Krijimi i rrethanave positive tifloteknike , lindja e nendisiplinave shkencore te tiflopedagogjise dhe tiflopsikologjise kane bere sot realitet edukimin dhe arsimimin e integruar dhe te barabarte te personave me mungese te plote a te pjesshme shikimi. Kjo nuk ka ardhur ne nje dite, ky eshte rezultat I perpjekjeve te gjithanshme te bera ne gjithe boten sidomos ne ate perendimore per aplikimin e programeve te arsimit normal dhe per nxenesit dhe studentet qe nuk shikojne.
Studimet nga tiflopsikologet kane vertetuar se mungesa e shikimit sjell pasoja te konsiderueshme ne marrjen e informacionit dhe per pasoje dhe ne njohjen e realitetit.Megjithate jane po keta qe pranojne se bazuar ne teorine e kompensimit eshte plotesisht e mundshme rritja e eficences se shqisave te tjera te cilat nepermjet suportit dhe edukimit, mundesojne marrjen e informacionit ne nje shkalle te tille qe nuk e pengon arsimimin e tyre.

Per te shkarkuar materilain e plote klikoni:
pdf Punime ne fushen e tiflologjise 235.47 Kb