logo

Organizimi Printoni E-mail
Sektori i regjistrimit te informacionit ne audio
(Shef Sektori Gentian Tavanxhiu)

Te jetuarit me dinjitet dhe personalitet per personat e verber eshte nje nga qellimet me te rendesishme te punes sone. Kjo behet e mundur nepermjet krijimit te autonomies ne levizje, veteveprimit dhe cka eshte me e rendesishme ne krijimin e mendimit te pavarur.
Per kete kujdeset edhe sektori i rregjistrimit ne audio. Si edhe tashme dihet 90% e informacionit merret nepermjet shikimit dhe vetem 10% me ane te shqisave te tjera dhe pikerisht per kete arsye ne Qendren Kombetare te Rehabilitimit te te Verberve eshte ngritur Studio e rregjistrimit ne audio.
Ne kete studio behet i mundur rregjistrimi I te gjithe literaturatures shkollore, letraro-artistike, shkencore, historike etj.
Pjese e sherbimeve te prodhuara ne Sektorin e Rregjistrimit te informacionit ne audio jane edhe gazeta “Drita e Zerit” dhe Buletini Informativ te cilat jane organe periodike te permuajshme te Shoqates dhe Qendres.

Sektori i transkriptimit ne brail dhe ne reliev
Nje nga instrumentet me te fuqishem per te percaktuar te ardhmen e nje individi, te ardhmen e levizjeve te tij sociale apo zhvillimin kulturor, eshte gjuha e shkruar apo aftesia e saj per te shqiptuar nje mendim. Sidoqofte, ka te pakten nje teori e cila pohon se gjuha e posedon fuqine e saj per shkak te lidhjes midis mendimit dhe fjales qe jo pak here keqkuptohen nga te tjere. Bazuar ne keto teza, keto dy te fundit nuk jane te ndara aspak nga njera-tjetra. Ato jane nje vetme. Mendimet nuk mund te ndodhin pa u verbalizuar (qofte kjo fizikisht apo menderisht), dhe fjalet nuk mund te jene, te fliten apo imagjinohen pa u shprehur nje mendim. Fjalet dhe mendimet jane nje e tere.
Historiani dhe eseisti Thomas Carlyle njehere shkroi se: “Gjuha nuk eshte rezerva e mendimit por, trupi I saj” Antropologjist te koheve te sotme moderne kane avancuar me hipotezen e Whorf – Sapir, e cila pohon se e gjithe kultura njerezore eshte fabrikuar prej gjuhes. Poeti I njohur Percy Byshe Shelley thote qe njeriut fillimisht ju dha fjala e cila me pas krijoi mendimin.
Gjuha eshte nje parzmore e mendjes njerezore dhe ne te njejten kohe permban trofete e te shkuares se saj dhe armet e pushtimit te se ardhmes.
Sokrati shpalli se gjuha eshte shpirti udheheqes I te gjitha perpjekjeve njerezore.

Nisur nga e gjithe kjo, sa eshte e rendesishme eshte gjuha dhe te shkruarit e saj, Qendra Kombetare e Rehabilitimit te te Verberve eshte kujdesur qe qytetarit te verber te mos I mungojne mundesite per te lexuar dhe pervetsuar meditimet e mendjeve me te medha te njerzimit.

Sektori i zhvillimit dhe perhapjes se tifloteknike
Sektori i publikimeve dhe botimeve te tjera