| Ç’eshte braili |
|
|
|
Shpikesi i shkrimit special brail eshte Louise Braille. Nje sistem 6 pikesh i cili tashme perdoret gjeresisht nga pothuajse te gjithe personat e verber ne mbare boten dhe i pershtatur ne keto gjuhe, duke perfshire ketu edhe gjuhen shqipe. Louise Braille ka lindur ne nje qytet te vogel prane Parisit, me 4 Janar 1809. Aksidentalisht ne moshen 4 vjeçare, duke dashur te imitoje babain e tij ne profesionin e kepucarit, duke ngulur nje gozhde ne kepuce, humb shikimin pergjithmone. Dy vitet e para te arsmit te tij i mori ne nje shkolle te fshatit ku kish lindur, se bashku me te gjithe moshataret e tij qe ishin me shikim normal. Qe heret ai po kuptonte veshtiresite dhe barrierat ne te jetuarit normal, barriera te cilat sa vinin dhe beheshin me te pakapercyeshme dhe do ta privonin Louise Braille per nje te ardhme te arsimuar dhe te kulturuar ne standartet qe ai meritonte. Ne moshen 10 vjeçare ai pati vertet fat pasi u dergua te studionte ne nje nga shkollat e para ne bote per femijet e verber. Sikunder ne te gjitha shkollat e asaj epoke, edhe kjo e fundit kish disipline te eger dhe shpesh te paperballueshme por, megjithate femijeve te verber aty ju mesuan aftesi praktike shume te nevojshme per ta, si per shembull rregullimi i karrigeve, berja e shpapkave etj, ne menyre te tille qe edhe kur keta femije te largoheshin prej shkolles te mund te siguronin nje menyre jetese per vehten. Gjithashtu, femijeve ne kete shkolle j’u mesua te lexojne por, jo se si te shkruajne. Shkronjat te cilat ata lexonin ishin te ngritura nga siperfaqja e letres ne menyre te tille qe ata te mund t’i lexonin duke i dalluar me mollezat e gishterinjve. Ne vitin 1821, nje ushtar me emrin Charles Barbier vizitoi shkollen ku studionte Louise Braille. Ai kish marre me vehte nje system shkrimi me 12 pika te cilin e kish shpikur vehte dhe e kishte quajtur “shkrimi nates”. Ky shkrim perdorej nga ushtaret ne lufte me qellim qe te mund t’i transmetonin instruksione njeri – tjetrit pa u vene re. Kjo gjuhe ishte ndertuar ne baze te nje sistemi prej 12 pikave te cilat duke u kombinuar me njera – tjetren jepnin kombinimin e fjaleve te paracaktuara. Si u zhvillua shkrimi special brail. Menjehere pas kesaj, louise Braille e kuptoi se sa I vlefshem do te ishte per te verberit nje sistem i ngjashem i perbere nga pika ne reliev. Keshtu, pas perpjekjesh dhe eksperimentesh per nje kohe te gjate ne te kuptuar kete sistem, ai arriti te gjente sistemin ideal prej 6 pikave qe perdoret edhe sot ne mbare boten prej personave te verber. Louise Braille vazhdoi punen e tij kerkimore per vite me rradhe deri sa arriti te zhvillonte edhe kode per matematiken apo muziken. Ne kete menyre, ne vitin 1827 u botua edhe libri i pare ne shkrimin special te brailit. Pavaresisht punes voluminoze te bere, sistemi i ri i shpikur nga Braille nuk i dha menjehere frutet e veta per arsye se shume njerez normale ishin skeptike duke filluar qe nga mesuesit te cilet duhet te mesonin nxenesit e tyre te verber. Fatmiresisht shkrimi brail filloi te pushtohej fshehtas prej femijeve dhe qytetareve te tjere te verber te cilet gjithnje e me shume po inkurajoheshin per te lexuar dhe kuptuar literature. Perfundimisht, duke kuptuar rendesine dhe pavaresine qe jep shkrimi dhe leximi individual, shkrimi brail u pushtua nga te gjithe te verberit. Louise Braille, u be mesues ne shkollen ku ai kishte qene student por, qe per fat te keq ne vitin 1852 vdes ne moshen 43 vjeçare nga tuberkulozi, pa mundur te shihte adaptimin dhe perhapjen ne te gjithe boten te sistemit te tij 6 pikesh. Tashme qysh prej vitit 1952, ne France ai eshte nderuar duke I ngritur nje permendore si dhe duke e zhvendosur varrin e tij ne Panteon (shtepia e heronjve franceze). |