| Sherbimet e ofruara |
|
|
|
I ngritur ne vitin 1999 prane Shoqates se te Verberve te Shqiperise dhe me pas i transferuar ne Qendren Kombetare te Rehabilitimit te te Verberve, Sektori i transkriptimit te informacionit ne brail dhe ne reliev, tashme eshte i pajisur me aparatura te fjales se fundit te teknologjise speciale per te verberit. Rrjeti i kompjuterave me ane te te cileve transkriptohet informacioni nga shkrimi normal ne ate brail eshte i pajisur me programet Winbrail, Duxbury dhe programet e vizatimit ne brail. Per te materializuar punen ne fazen e saj te dyte, linja e brailit ka pjese te sajen dy printera braili Everest 4X4 te permasave dhe prodhimit mesatar dhe blerjen me te fundit, printerin e brailit Impacto Texto i cili eshte i permasave industriale dhe qe mund te printoje deri ne 600 flete (nga te dyja anet e saj) per nje ore. E gjithe linja e sektorit te brailit ne kapacitetin e saj me te plote ben te mundur qe te perftohet nje kapacitet i transkriptimit ne brail dhe prodhimin e 120 librave me nga 100 – 150 faqe, per 6 dite pune normale. Me qellimin per t’i qene mbeshtetes qytetarit te verber ne cdo perpjekje te tij per integrim ne nje jete sa me normale dhe per te qene i barabarte ne shoqerine normale, ne tregun e punes dhe ate edukativ, Qendra Kombetare e Rehabilitimit te te Verberve ka ngritur pikerisht kete sektor ne te cilin prodhohet cdo informacion duke filluar nga ai artisko – kulturor, social, historik, politik, etj ashtu edhe si per njerezit normal. Nje rendesi e veçante i kushtohet te gjithe titujve shkollore te te gjithe niveleve per cdo nxenes dhe student te verber per tu asistuar atyre ne cdo veshtiresi ne studim, ne marrjen e njohurive jo vetem ne menyre auditive por, edhe ne formen e shkruar dhe per te kryer procesin mesimor ne menyre te pavarur, pa patur asnje nevoje qe dikush tu lexoje apo shpjegoje leksionet perkatese. Ashtu si edhe per librat e rregjistruar ne audio, titujt shkollor ne brail vijne ne Departamentin Per Akses ne Informacion, i Publikimeve dhe botimeve te tjera ne formen e nje kerkese nga Drejtorite Arsimore te rretheve perkatese ku ndodhen shkollat apo nga dekanati I universiteteve publike perkatese ku studiojne te verberit. Ne rastet e shkollave apo universiteteve jopublike ne te cilat studiojne qytetaret e verber procedurat e pajisjes me tekste ne brail me nje procedure speciale. Menjehere keto kerkesa paraqiten prane Komisionit te Sherbimeve i cili i miraton dhe ne fazen permbyllese titujt i nenshtrohen procesit te transkriptimit ne brail dhe shperndahen. Ne praktikat me te fundit veprohet paraprakisht para fillimit te vitit shkollor me Ministrine e Arsimit dhe shtepite botuese ne menyre qe librat te jene ne fazat e tyre perfundimtare para fillimit te studimeve dhe menjehere pas marrjes se kerkesave per tekste nga shkollat perkatese titujt shperndahen per te mos u krijuar nxenesve dhe studenteve te verber mungesa provizore per tekste qe ne fillimet e semestrit te pare. Vlen per t’u theksuar dhe falenderuar gadishmeria e shtepive botuese per ten a dhene librat shkollore dhe jo vetem, por edhe te drejtat e autorit. Per vehte rendesine qe ka braili per qytetarin e verber dhe pavaresine e tij ne marrjen e informacioneve, Shoqata e te Verberve te Shqiperise se bashku me Qendren Kombetare te Rehabilitimit te te Verberve eshte duke ndertuar nje strategji per mbrojtjen dhe zhvillimin e brailit. Perpjekjet e para jane bere me krijimin e Alfabetares se pare te brailit ne gjuhen shqipe prej profesorit te njohur Z.Dilaver Zgjani (Anetar dhe drejtues I shquar ne Shoqaten e te Verberve te Shqiperise) dhe Znj.Zhaneta Muca ( Shefe e Departamentit te Arsimit dhe Shkences ne Qendren Kombetare te Rehabilitimit te te Verberve) Per te ndjekur zhvillimin e kesaj strategjie eshte projektuar ngritja e Komitetit Kombetar te Brailit I cili jo vetem qe do te kete pjese te tijin emra te shquar te komunitetit te verber te cilet I njohin problemet e tij por, edhe nga emra te afirmuar te letrave shqipe. Pervec linjes se brailit, pjese shume e rendesishme e ketij sektori eshte edhe ajo e prodhimit te mjeteve alternative didaktike dhe atyre tifloteknike. QKRV kujdeset qe çdo qytetar i verber te kete nje imazh sa me te qarte te formave dhe linjave dhe te mund ti perceptoje objektet ne format e tyre te natyrshme. Te jesh sa me prane reales dhe te mund ta perceptosh ate sa me sakte eshte nje fakt shume I rendesishem per qytetaret e verber, e sidomos per ate qe jane te tille qe ne lindje dhe nuk kane asnje imazh real te formave dhe nderlidhjen e objekteve midis tyre dhe perberjen e tyre ne detaj. Qendra Kombetare e Rehabilitimit te te Verberve kujdeset ne menyre te veçante per nxenesit e verber te sistemit 9 vjeçar duke i furnizuar me forma gjeometrike per zhvillimin e oreve te gjeometrise, harta te te gjitha llojeve (gjeografike, politike, administrative etj), forma te objekteve te rendesishme qe jane pjese e se perditshmes etj. Teknologjia e perdorur per te realizuar kete proces : • Termoformi Formech Gerbil (foto), me nje siperfaqe formuese 450 mm x 450 mm lejon realizimin e formave gjeometrike, te hartave per perdorim vetiak etj. • Makine termoformimi I permasave industriale SK 100 (foto). Zona e termoformimit 1000 mm x 700 mm. Eshte blerja me e fundit e QKRV- se dhe me e rendesishmja per linjen e prodhimit te mjeteve alternative didaktike dhe atyre tifloteknike per shkak te permasave dhe objekteve termoformuese qe mund te perftohen prej saj. Me ane te kesaj makinerie perveç formave te zakonshme te cilat mund te perftohen nga nje pajisje termoformi, QKRV synon qe per here te pare ne shqiperi te prodhoje pajisjet e para tifloteknike. Keshtu, do te nise prodhimi I kutive te shahut per te verberit, eneve te ndyshme te kuzhines te pershtatura ne forma dhe me shenime ne brail si dhe I pajisjeve tifloteknike te se perditshmes si psh pajisje etiketimi te objekteve, per ndarjen dhe dallimin e ngjyrave etj. • Zy Fuse Pro (foto) Eshte versioni me I ri i nje printeri ne reliev per perftimin e figurave dhe jo vetem. Pikturat, hartat, format gjeometrike, printohen ne letren e posaçme Zy – Text 2 e cila me pas i nenshtrohet proçesit ngrohes ne Zy Fuse Pro me ane te te cilit permbajtja e printuar kthehet ne reliev. Proçesi zgjat per 20 sekonda dhe jep te qarte ne reliev imazhin e paraprintuar. |