logo

Studio Folese Printoni E-mail
dhoma_e_rregjistrimit_s.jpgEshte krijuar ne vitin 2003 me mbeshtetjen financiare te Kooperacionit Zvicerian, Ambasades se Mbreterise se Bashkuar dhe Shoqates se te Verberve te Shqiperise.
Qellimi i saj eshte rregjistrimi ne audio i teksteve shkollore te te gjitha niveleve (9-vjecare, parauniversitare dhe universitare), literature artistike, shkencore, politike, historike, shoqerore etj.
Libri foles vjen tek anetari i verber me zerin e 8 folesve profesioniste te cilet pervec profesionalizmit te tyre percjellin ate edhe me pasionin per tu dhuruar ketyre njerezve magjine e librit.
Rregjistrimi behet i mundur me ane te nje sistemi kompjeterash te cilet bejne me pas te mundur hedhjen ne CD apo kasete te materialit. Kapaciteti i rregjistrimit eshte nje kasete 60 minuta per 1.15 ore dhe 19 kaseta te shumefishuara per 30 minuta. Ne fazen e tij me te fundit, libri foles shumefishohet per te qene gati per shperndarjen net e gjitha rrethet e Shqiperise ku jane deget e shoqates sone.
Hartohet gjithashtu nje rregjister themelor i te gjithe titujve te rregjistruar net e cilin shenohen informacione si titulli i librit, autori, viti i botimit, cmimi, numri i faqeve, kostoja e prodhimit te tij dhe numri i kopjeve net e cilat ai eshte shumefishuar.
Libri foles ruhet ne nje ambient te vecante, brenda te gjithe kushteve teknike te nevojshme.

Per nxenesit ka nje sistem te vecante.
Shkolla apo universiteti ku ata jane rregjistruar dhe studiojne, me kerkesen e nxenesit apo studentit, harton nje liste te vecante te teksteve prioritare qe duhen rregjistruar per secilin prej tyre. Tekstet rregjistrohen ne kohen me shpejte te mundur dhe shperndahen ne institucionet perkatese sipas cdo kerkese.
Perparesi e vecante i eshte dhene kerkesave te Institutit te Nxenesve qe nuk Shikojne “Ramazan Kabashi”, ne te cilin mesojne dhe edukohen femije te verber nga cdo ane e Shqiperise.
Per keto arsye te gjithe nxenesit e ketij Instituti dhe mesuesit e tij te verber jane pajisur me manjetofone dhe kasetofone, dhurate nga Qendra e Rehabilitimit te te Verberve.
Se shpejti kjo Qender synon qe te beje pjese te sajen Programin DAISY I cili ben te mundur qe cdo material I lexuar te kthehet ne nje liber te mirefillte te prekshem, sepse do te mund te vizitohet cdo kapitull, pjese, faqe, paragraf, apo fraze tij.
Kjo eshte edhe teknologjia me e fundit qe shoqatat homologe ne Europe e kane bere pjese te perpjekjeve, per lehtesimin e jetes se perditshme dhe integrimit sa me te thjeshte te anetareve te tyre.

Shperndarja
Listat e librave te rregjistruar botohen cdo muaj ne gazeten “Drita e Zerit” ne menyre qe qytetari I verber tem und te perzgjedhe titujt sipas preferencave vetiake. Kerkesat e tyre vijne ne qendren tone me ane te postes normale, e-mailit dhe me sekretaret e deges perkatese.
Ne nje rregjister te vecante shenohet cdo titull dhe numer kopjesh te dhena ne perdorim anetareve te shoqates. Ne te shenohen te dhenat e perdoruesit, titulli, vlera e librit etj. Koha maksimale e perdorimit te tyre eshte 1 muaj.
Ne perfundimin e fazes perzgjedhese te librit foles ai shperndahet tek qytetari I verber me ane te postes normale ne saje te nje marreveshjeje qe Shoqata e te verberve te Shqiperise ka bere me Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacioneve e cila e ofron kete sherbim falas per cdo sherbim te shoqates apo paisje tifloteknike te dreguar ne cdo rreth te shqiperise.