logo

Komisioni i sherbimeve Printoni E-mail
Pjese e punes se ketij departamenti eshte edhe Komisioni i Sherbimeve i cili eshte organ konsultativ-orientues qe ndihmon ne perzgjedhjen e titujve qe i percillen qytetarit te verber ne rrugen audio dhe shkrimit brail. Pjese e punes se ketij komisioni eshte edhe shqyrtimi i raporteve te departamenteve te Qendres Kombetare te Rehabilitimit te te  Verberve, per nivelin e cilesise dhe sasise se sherbimeve qe i ofrojme anetareve tane. Bën verejtjet perkatese dhe rekomandon zgjidhjet per çdo problem eventual dhe ato qe mund te evidentohen ne te ardhmen.
Jep rekomandime per zhvillimin e projekteve te te gjitha fushave qe prek veprimtaria e Shoqates apo Qendres se Rehabilitimit te te Verberve. Mblidhet çdo tre muaj dhe puna e tyre eshte vullnetare duke u bere keshtu bashkeudhetare me qytetarin ne rrugen e veshtire te integrimit ne shoqerine normale dhe perpjekjet per te qene te barabarte.
Ky komision perbehet nga 6 anetare, emra te njohur ne fushen e psikologjise, histories, artit, dhe anetare te Shoqates se te Verberve te Shiperise.

•    Z.Zyhdi Dervishi. Profesor i njohur ne fushen e sociologjise dhe psikologjise.
     Pedagog ne disa nga fakultetet shqiptare si ai i Shkencave Sociale, Fakulteti Ekonomik etj.
•    Z.Maringlen Verli. Historian i njohur dhe Drejtori i Insitutit te Historise.
•    Z.Pandeli Koçi, i njohur ndryshe ne boten e letrave si Sazan Goliku. Shkrimtar i suksesshem dhe redaktor.
•    Z.Demir Gjergji. Poet dhe nje nga spikerat me te njohur ne Radio-Tirana.
•    Z.Frrok Gjikolaj. Nje nga anetaret me te spikatur ne Shoqaten e te Verberve te Shqiperise dhe poet i mirenjohur
     ne fushen e letrave shqipe.
•    Z.Fran Gjolaj. Nje nga anetaret drejtues ne Shoqaten e te Verberve te Shqiperise dhe mesues i devotshem i
     lendes se matematikes ne rrethin e Shkodres.
•    Z.Ndue Ruçi. i diplomuar ne fakultetin e Gjuhe-Letersise dhe Gazetarise, gazetar ne radio Tirana dhe aktivist
     i njohur I SHVSH-se.