logo

Organet Periodike Printoni E-mail
Gazeta “Drita e Zerit”
Prodhim i Sektorit te Rregjistrimit te Informacionit ne Audio, organ zyrtar periodik i permuajshem i Shoqates se te Verberve te Shqiperise.
Nen kujdesin e kryeredaktorit te saj Ndue Ruci (anetar I shoqates dhe gazetar I shquar ne Radio-Tirane) percjell me kujdes cdo veprimtari dhe aktivitet te Shoqates dhe Qendres, informacione nga shoqeria normale te cilat vijne ne funksion te integrimit te qytetarit te verber, mirepret ide dhe propozime nga anetaret e shoqates. Publikon cdo krijimtari letraro-artistike te tyre, te cilat vijne ne qendren tone dhe I nenshtrohen perzgjedhjes te kujdesshme te nje prej emrave te njohur te letrave shqipe dhe zerit te shumedashur te Radio-Tiranes, Z.Demir Gjergji.
Veprimtarite dhe kronikat neper rrethe ndiqen nga gazetari Armand Nezha, I cili me pasion dhe vertetesi sjell nje pasqyre reale te asaj cka eshte Shoqata e te Verberve te Shqiperise me te gjitha deget dhe anetaret e saj.
Rregjistrimi I gazetes “Drita e Zerit” behet I mundur nga Studio Folese e Rregjistrimit te Qendres Kombetare te Rehabilitimit te te Verberve, kostoja e saj eshte 252 leke dhe shperndahet falas.

( Ketu do te gjeni numra te gazetes “Drita e Zerit)
(Vijne se shpejti)

Buletini Informativ
Prodhim i Sektorit te Rregjistrimit te Informacionit ne Audio.
Krijuar pas gazetes “Drita e Zerit”, lindi si nevoje e morise se madhe te informacioneve qe percilleshin tek qytetari I verber me ane te kesaj gazete dhe hapesirave jo te mjaftueshme qe ajo kish.
Keshtu u ideua “Buletini Informativ” I cili do te permbante ne pjesen me te madhe te tij probleme legjislative dhe literaturen e nevojshme per zgjidhjen eventuale qe mund ti nevojitej cdo anetari te shoqates.
Por, nuk mungojne edhe fakte qe perbejne lajm apo shqetesime aktuale te fushes legjislative qe mund te jene te perbashketa per anetaret e shoqates.
Buletini Informativ botohet nje here ne muaj dhe shperndahet falas

( Ketu do te gjeni numra te Buletinit Informativ)
(Vijne se shpejti)