| Qellimi dhe Objektivat |
|
|
|
Ky department ka rolin kryesor në nxitjen dhe koordinimin e proçesit të hartimit të projektideve për respektimin e të drejtave civile, ekonomike, politike e kulturore të qytetarëve të verbër. Aspekti kryesor për të cilin po punohet gjatë kësaj kohe janë angazhimi i personave të verbër në projekte gjithëpërfshirëse për zgjimin e dëshirës së tyre për tu aktivizuar. Ky rol është sa impenjativ aq edhe kontributiv por që kërkon doemos bashkëpunim në iniciativat dhe realizimin e tyre. Aspekti i dytë po aq i rëndësishëm mbetet aspekti sensibilizues së pari në familje e më pas në shoqëri për evidentimin e aftësive dhe kapaciteteve egzistuese tek qytetari i verbër si dhe shmangjen me sa të jetë e mundur nga izolimi dhe veçimi në komunitet. Është politikë shtetërore dhe detyrim shoqëror inkurajimi dhe aftësimi i personave të verbër për integrimin e tyre në jetën ekonomike – sociale e politike. Çdo shoqëri demokratike, duhet tu sigurojë e tu ofrojë personave të verbër mundësi komunikimi dhe ndërveprimi social, sikurse mundësi për të punuar, studiuar, kryer aktivitete fetare, sportive, kulturore dhe argëtuese. Gjithashtu shoqëria duhet të shmangë izolimin e personave të verbër në institucione dhe pasojat e saj. Në realitet, personat e verbër ballafaqohen çdo ditë me pengesa të theksuara në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, ata kërkojnë më shumë kujdes dhe vëmendje, nga komuniteti. Kjo për shkak të mentalitetit të shoqërisë shqiptare si dhe sensibilizimit të pamjaftueshëm të vetë komunitetit për mundësinë e zgjidhjes së problemeve të tyre. Kur njerëzit mendojnë për personat e verbër, kryesisht janë të prirur të mendojnë për aspektin e tyre fizik. Në të vërtetë, aspekti më i rëndësishëm i këtyre personave është dimensioni njerëzor. Është shumë e rëndësishme që qytetari i verbër ta identifikojë dhe ta prezantojë veten në mënyrën e duhur.. Për këtë ai duhet të ushtrojë të gjitha të drejtat dhe të vërë në efiçencë të gjithë potencialin që disponon. Roli - Organizimi i takimeve publike me komunitetin e të verbërve. - Promovimin e risive teknologjike, në shërbim të kësaj kategorie. - Përfshirja sociale në komunitet, kryesisht në strukturat e edukimit dhe grupin shoqëror ku bëjnë pjesë. - Performimi i aktiviteteve kulturore nga personat e verbër. - Organizimi i aktiviteteve, dhe kompeticioneve sportive. - Mobilizimi social, ndryshimet në sjellje dhe fuqizimi i degëve lokale, në komunitet nga programet social - ekonomike te qeverisë. - Zhvillimi i kurseve dhe trajnimeve me drejtim edukativ, orjentues, përshtashmëri për një jetesë autonome dhe të pavarur. - Evidentimi dhe ekspozimi në nivele të ndryshme i arritjeve të personave të verbër si dhe ndërgjegjësimi i tyre për kapacitetet dhe aftësitë që zotërojnë. - Sensibilizimi i opinionit për të fituar besimin e popullsisë i cili krijon të gjithë suportin dhe bashkëpunimin për arritjen e qëllimeve të personave të verbër. Nenlinku No.1: Sektori Rehabilitim & Autonomi Sektori i veprimtarive rehabilituese per autonomi dhe integrim. Ky sektor implementon projekte, trajnime dhe aktivitete me karakter informues, rehabilitues me qëllim integrimin e personave te verbër. |