| Realizimi i të drejtave kushtetuese të qytetarit të verbër |
|
|
|
Realizimi i të drejtave kushtetuese të qytetarit të verbër Për më tepër shih materialin: - (Projekti i zgjedhjeve lokale, Shkurt 2007) Shkurt 2007 Projekti i zgjedhjeve “Mbeshtetja ne edukimin elektoral dhe pjesemarrjen e personave te verber ne zgjedhjet Lokale te 2007”. Objektivi kryesor i Projektit: - Mbeshtetja e personave te verber per pjesmarrjene zgjedhjet lokale 2007. Objektivat specifike te projektit: - Sigurimi i kushteve te pershtatshme per realizimin e se drejtes se votes per personat me shikim te pjesshem per personat me shikim te pjesshem ne Tirane dhe Durres. - Edukimi i votuesve te verber per pjesemarrje ne zgjedhjet lokale 2007. Ne kuader te realizimit te se drejtes per te votuar, SHVSH ne Bashkepunim me OSBE, implementuan projektin “Mbeshtetja ne edukimin elektoral dhe pjesemarrjen e personave te verber ne Zgjedhjet Lokale 2007”te zhvilluara ne RSh gjate muajit Shkurt 2007. Ky projekt ishte produkt i bashkepunimit te Shoqates se te Verberve te Shqiperise dhe Prezences se OSBE ne Tirane, per zgjedhjet Lokale te zhvilluara ne vitin 2007. E drejta per te votuar ne menyre te pavarur dhe te fshehte deri para pak kohesh ka qene thuajse e pamundur dhe privuese per personat e verber. Pavaresisht se legjislacioni shqiptar parashikon realizimin e kesaj te drejte per PAK, perfshire edhe personat e verber, pershtatja e ambjenteve apo pregatitja e mjeteve te posacme per votim nga personat e verber, ende mbetet nje fakt qe bie ndesh me realizimin konkret te saj. Kjo experience, shenoi nje hap te rendesishem dhe efektiv per menyren e re te votimit me ndihmen e mjeteve te posacme. Ne ndryshim nga viti 2005, gjate zgjedhjeve lokale te vitit 2007, projekti u implementua ne qytetet Tirane dhe Durres. Per tu njohur me rendesine dhe menyren e perdorimit te mjeteve te posacme te votimit, ne fazat parapregatitore te ketij projekti u zhvilluan seanca trajnimi te posacme, gjate te cilave pati interes dhe pjesmarrje te konsiderueshme nga personat e verber dhe familjaret e tyre. Mediat si te shkruara ashtu edhe ato elektronike, e kane komentuar si perpjekje serioze te SHVSH dhe OSBE, perfshirjen e ketij komuniteti ne votime ne menyre te pavarur dhe te fshehte, duke theksuar rendesine e ketij procesi edhe ne te ardhmen. Ky projekt mbeshteti pjesemarresit e verber ne zonat zgjedhore Tirane dhe Durres, ku numri i votuesve te verber ishte 1.418 persona. Nga informacion i mbledhur gjate fazave te projektit deri ne finalizimin e tij rezulton se: rreth 980 persona u trajnuan nga persona te specializuar per menyren e perdorimit te mjeteve te posacme gjate 23 seancave te trajnimit, ne te dy zonat zgjedhore (Tirane & Durres). 903 votues morren pjese ne votime me ndihmen e mjeteve te posacme, per nje votim te fshehte dhe te pavarur. Rekomandime Sikunder pritej pjesemarrja e qytetareve te verber ne procesin e votimit ishte me teper se e kenaqshme; e shprehur me shifra rreth 64% e personave te afte sper te votuar shifer kjo e cila eshte nje shifer jo kollaj e arritshme per nje grup te tille vulnerable, sic jane personat e verber. Lidhur me rezultatet e siperpermendura dhe referuar atyre te vitit 2005, SHVSH rekomandon per te ardhmen: 1. Institucionalizimin e procesit te votimit per personat e verber nga KQZ, proces i cili kerkon hapa konkrete. Ky proces do te mbeshtese personat e verber te shprehin vullnetin e tyre elektoral ne menyre transparente dhe te pavarur, sikunder pjesa tjeter e shoqerise. 2. Te plotesoje te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga Neni 103 (8) i Kodit Zgjedhor, nga i cili rrjedh se nderkohe qe pregatiten te gjitha materialet e duhura per infrastrukturen elektorale, te parashikohet edhe pregatitja e materialeve te poacme qe iu perkasin votuesve te verber (shabllonet) si mjete specifike dhe permanente per votimin e personave te verber. 3. Nderkohe qe behet formatimi i madhesise dhe treguesve te tjere te fleteve te votimitdo te ishte e nevojshme qe KQZ te konsultohej fillimisht me perfaqesuesit e SHVSH per shkembimin e eksperiencave dhe parashikimin e moduleve specifike te domosdoshme per mjetetet e posacme (shablloneve), qe do te perdoren gjate procesit te votimit nga personat e verber. 4. Te pregatiten materiale informuese dhe rekomanduese per komisjoneret, duke perfshire edhe shpjegimet specifike rreth menyres se votimit per personat e verber si dhe te parashikohen mundesi per trajnimin e tyre paraprakisht, ne te njejten menyre, ne te gjithe Shqiperine sikunder procedurat e tjera normale te votimit. 5. Te pregatiten ne menyre ligjore dhe te shperndahen ne te gjitha deget materialet e posacme per votuesit e verber per t’i pasur ato paraprakisht ne qendrat e votimit ne te gjithe Shqiperine. 6. Te rritet bashkepunimi ndermjet KQZ dhe SHVSH si nje nder shoqatat me te rendesishme perfaqesuese te persoanve te verber ne Shqiperi per cdo nevoje lidhur me evidentimin dh eidentifikimin e numrit te sakte te votuesve te verber ne Shqiperi. |