logo

Manaxhimi i mikroambjentit dhe gatimit nga personat e verbër Printoni E-mail
Për më tepër shih materialin:   
-    (Kurs trajnimi Qershor – Korrik 2007)

Kursi i trajnimit: “Manaxhimi i mikroambjentit dhe gatimit nga
                              personat e verber”
Periudha:          Korrik – Gusht 2007
Vendndodhja:     Elbasan, Vlore, Korce, Devoll.
Donatore:        QKRV & Deget e Shvsh ne rrethe.

Nisur nga eksperienca e zhvilluar gjate vitit te kaluar ne muajt Shtator – Tetor 2006, QKRV, duke vleresuar deshiren dhe impaktin qe pati ky trajnim ne target grupet e perzgjedhura ne  rrethet ne te cilat u organizua, e implementoi ne disa dege te tjera te SHVSH, ne rrethe.

Gjate periudhes Qershor - Korrik 2007, u implementua kursi i manaxhimit te mikroambjentit ne deget Vlore, Korce, Elbasan, Devoll.
Perzgjedhja e degeve te mesiperme u be ne baze te vleresimit te experiences, numrit te personave qe deshironin te merrnin pjese, shkalles se kualifikimit te personave trajnues etj.
Database:
Morren pjese gjithesej 29 persona, perkatesisht 6 persona ne Vlore, 6 persona ne Elbasan, 7 ne Korce dhe 9 ne Devoll.
Kursi u zhvillua rregullisht ne te gjitha deget, mund te themi me nje pjesemarrje prej mbi 95% te kursanteve, te cilet frekuentonin rregullisht kursin gjate gjithe periudhes se zhvillimit te tij.

Si u zhvillua kursi i trajnimit?:

Nje pjese e konsiderueshme e personave pjesemarres ne kursin e trajnimit, per here te pare thyen tabute e krijuara per ta tashme edhe ne ambjentin familjar e per me teper ne ate shoqeror, se vetem me pak vullnet dhe me perkrahjen e tyre, personat e verber mund ta konsiderojne veten pjese normale e shoqerise. Keshtu nuk u desh shume por vetem nxitja e degeve ne rrethe nga QKRV & SHVSH per aplikimin per here te dyte te ketij projekti me rrethe, qe personat e verber te shfrytezonin nje mundesi te re per aftesimin e tyre ne drejtim te manaxhimit te ambjentit dhe gatimit ne shtepi.
Pas njohjes me njeri tjetrin, kursi hyri ne rrugen e tij te zhvillimit ku edhe shkalla e veshtiresise per personat pjesemarres vazhdimisht do te vinte ne rritje. Keshtu ne baze te nje programi te mirestudjuar nga departamenti i specializuar ne fushen e politikave arsimore dhe i pershatur me specifikat e duhura per personat e verber, kursi do te behej i pershtatshem per cdo person pjesemarres ne te.
Jo pak por per rreth dy muaj personat e verber ne menyre te perditshme do te frekuentronin kursin e trajnimit i cili do tu ofronte atyre permiresim te aftesive ne fushen e manaxhimit dhe gatimit ne ambjentet e tyre familjare.  Ajo cka vihej re gjate implentimit te ketij kursi ne te gjitha deget ishte se te gjithe vinin me eksperienca ne fushen e manaxhimit dhe gatimit, shkalla e se ciles ndryshonte ne varesi te moshes dhe kushteve familjare ne te cilat ata jetojne. Kjo do te thote se jo rralle, gjetem kursante te cilet u bene shembull jo vetem pozitiv por edhe nxites per pjesemarresit e tjere ne kurs. Deshira, angazhimi, serioziteti i kursanteve per te mesuar shpesh ka nxitur edhe instruktoret te cilet me perkushtim kane qendruar prane nevojave dhe kerkesave gjithmone e ne rritje te kursanteve per te pervtesuar dhe shtuar njohurite e tyre ne kete drejtim. Jo rralle,  oret e kursit jane organizuar ne formen e bashkebisedimit dhe shkembimit te eksperiencave me qellim qe secili te mund te kontibuonte me menyrat dhe mundesite specifike per te realizuar manaxhimin sa me te mire te vetes dhe ambjentit ku ata jetojne. Pavaresisht se kursi zgjaste vetem disa ore ne dite, nga bisedat me kursantet vume re deshiren per tu angazhuar dhe praktikuar gjerat e mesuara ne kurs edhe ne shtepite e tyre. Ishte i dukshem entuziazmi dhe gezimi qe ata ndjenin kur shpreheshin se kishin arritur ta ralizonin hekurosjen apo vendosjen e shenjave dalluese konvencionale per objekete apo sende e veshje te tyre personale, tashme edhe me te cliruar nga privimi i meparshem nga familjaret e tyre. 
Gjithashtu, jo pa qellim organizatoret e ketij kursi kishin vendosur qe pjesemarrja e kursanteve ne kurs, pavaresisht qellimit te tij, te kishte ne perberjen e tij si femra ashtu edhe meshkuj. Keshtu nqse, ne shoqerine tone me shpesh punet per sistemimin dhe regullimin e shtepise i atribuohen grave, kursi reflektoi se tek qytetaret e verber, egziston kurreshtja, deshira per te mesuar dhe per me teper per te praktikuar pa kurfare hezitimi edhe ne kete fushe. Ne vazhdim te kesaj ideje, ne vume re se jo vetem vajzat apo grate pjesemarrese ne kurs mesuan dhe pervetesuan menyra te pershatura per realizimin e puneve te shtepise, duke marre parasysh ketu edhe perdormin e paisjeve elektrike, apo te gatuanin receta te ndryshme, por evidentohej dukshem edhe interesi i pjesemaresve te gjinise tjeter. Procesi i prerjes, qerrimit, zjerrjes, skuqjes, servirjes ne ene etj, ishin bere pjese e aktivitetit te perditshem te kursit, sa here qe detyrat per temen e dites ndaheshin ne menyre te barabarte ndermjet pjesetareve te kursit.
Duhet te theksojme se qysh ne ditet e para te kursit, pjesemarresit thyen barrierat te cilat padyshim kishin per orrigjine faktore te ndryshem nder te cilet permendim, njohja dhe pershtatja me persona dhe nje ambjent te ri si dhe  mundesi jo te mjaftueshme ne familje per te krijuar eksperienca te tilla. Pas kapercimit te kesaj situate, kursantet e verber e shihnin veten si pjese te nje skuadre te cilet angazhoheshin cdo dite e me te teper per te arritur suksese ne cdo teme qe trajtohej gjate periudhes se trajnimit. Kjo pergjegjesi jo vetem per rezultatet individuale por edhe per ato ne grup evidentohej qarte ne menyrat se si ata zgjidhnin per te kontribuar dhe ndihmuar njeri – tjetrin ne realizimin e detyrave te ndryshme. Ishte per tu admiruar vemendja dhe perqendrimi i tyre per te mos humbur per asnje moment detaje per receta te ndryshme dhe proceset qe i shoqeronin ato, nderkohe qe propozohej nje lloj i ri gatimi per tu praktikuar ne grup. Tashme ata ishin orjentuar me se miri ne ambjent dhe ne shumicen e rasteve pa ndihmen e askujt ishin ne gjendje te merrnin masat paraprake per gatim i cili pa dyshim perfundonte me servirjen e tij ne tavoline, pasi ishin siguruar se cdo gje ishte vendosur ne vendin e vet. Gjithesesi, nuk mund te anashkalojme faktin se ende kursantet ishin ne hapat e para te nje experience te tille, prandaj asistenca, orjentimi dhe sqarimet e nevojshme per procese te ndryshme, ishin te domosdoshme. Ne kete drejtim nje rol te rendesishem, luajten instruktoret pothuajse ne te gjitha deget, te cilet kontribuan me njohurite, eksperiencen dhe perkushtimin e tyre pavarsisht nga specifikat e kursanteve, gje e cila i ndihmoi ata te zhvisheshin nga privimet apo “frikes” per te eksperimentuar ne procese te cilat konsideroheshin si te pamundura, ku permendim: ndezja e sobes elektrike e per me teper ajo me gaz, futja e perit ne gjilpere, perdorimi i fsheses me korent, etj. 
Nuk mund te pretendojme qe arritjet e te gjithe kursanteve paten te njejtin rezultat. Shpesh ky i fundit ndikohej nga eksperiencat e meparshme te gjithseicilit ne familje, pse jo edhe aftesive individuale te tyre. Por ajo cka mund te themi me siguri eshte fakti qe keta kursante me vullnet dhe deshire, arriten te shohin pozitivisht dhe gjeten kurajon per te vepruar dhe qene aktive ne familjet e tyre. Trajnimi pati shancin per tu mesuar kursanteve qe e ndoqen ate, ide dhe menyra sesi jeta e tyre te mund te behej me e prekshme dhe me e thjeshte pavaresisht paragjykimve dhe barrierave qe i pozicionojne ata vazhdimisht ne nje rol pasiv ne familje. Gjate diteve te kursit, ata munden te perjetonin nga afer se kompensimi i shqisave qe shpesh kemi degjuar, mund te behet promotor i perceptimit te mikroambjentit qe i rrethon, vetem me pak vullnet dhe deshire per te mesuar.
Nisur edhe nga opinionet e kursanteve, kerkesa per perseritjen e eksperiencave te tilla, edhe ne te ardhmen konfirmon me se miri se secili prej tyre e sheh te domosdoshme nevojen dhe mundesite per tu integruar. Ky eshte nje apel jo vetem per organizatoret e ketij kursi trajnimi, familjaret dhe te afermit e personave te verber, por mbare opinionit publik se tek keta persona shpesh te etiketuar, ekzistojne kapacitete dhe mundesi reale per t’i bere dhe pare ata aktive ne shoqeri.

Raporti me median:

Ne te gjitha deget, ku u implementua kursi, mediat paten nje rol mjaft te rendesishem ne berjen publike te zhvillimit te ketij aktiviteti. Keshtu mediat elektronike ne Vlore, Korce, Elbasan, dhe ajo e shkruar ne Devoll, percollen tek qytetaret opinionet, deshiren dhe kapacitetet per integrim te  persoanve pjesemares. Pervec faktit qe kjo iniciative per mbare opinionin perbente nje risi, mediat u fokusuan ne mesazhet qe shpesh dilnin nga vete kursantet, per nxitjen dhe perkrahjen e nismave positive dhe kontributive per nje jete ndryshe te kesaj kategorie. Mediat lokale, te pranishme edhe ne diten e testimit perfundimtar per marrjen e licencave, transmetuan edhe premtimet qe bene autoritetet lokale te ftuar nga organizatoret ne dege, per forcimin e bashkepunimit dhe rritjes se perkujdesit per integrimin e komunitetit.
Nje material te konsiderueshem filmik dhe fotografish disponon edhe QKRV, e cila ndoqi ne cdo hap ecurine dhe mbarevajtjen e ketij kursi.


Rezultatet:

-    Reflektimi ne vetvete i kursanteve me probleme shikimi se ata jane te dobishem per veten dhe per shoqerine.
-    Konsolidimi i vetebesimit dhe vetevleresimit per perballimin e sfidave ne veteorientimin dhe veteveprimin ne mikroambjent.
-    Fitimi i reflekseve dhe shprehive praktike per menaxhimin e nje mikroambjenti ne menyre te lire dhe te pavarur.
-    Zhvillimi i aftesive dhe kapaciteteve personale per vetesherbim dhe pavaresi ne mikroambjent
-    Njohja teorike e veprimeve themelore per t’i sherbyer vetes dhe te tjereve ne te gjitha proceset qe perfshin nje mikroambjent
-    Praktikimi dhe pervetesimi i njohurive teorike ne menyre te drejtperdrejte dhe te pavarur
-    Informimi teorik per proceset kryesore te funksionimit te kuzhines dhe gatimit
-    Perdorimi konkret i mjeteve perberese te kuzhines dhe gatimi i recetave kryesore me te njohura te kuzhines
-    Perfshirja e kursanteve me probleme shikimi ne pune ne grup dhe ne menyre individuale per pervetesimin e te gjitha proceseve perberese te mikroambjentit
Adaptim i te gjitha metodave te paraqitura ne projekt me menyrat individuale per t’u orientuar dhe per te menaxhuar mikroambjentin familjar.
-    Shkembimi i eksperiencave personale midis kursanteve me probleme shikimi dhe perzgjedhja e alternativave favorizuese per zoterimin e mikroambjentit ne teresi dhe ne detajet me te vogla ne menyre te pavarur.
-    Ndergjegjesimi i opinionit dhe medias qe personat me probleme shikimi jane te pavarur ne ambjente te kufizuara dhe qe vete shoqeria ka nevoje per ta
-    Sensibilizimi i opinionit per nevojen e integrimit ne shoqeri.
-    Inkurajimi dhe stimulimi i vetvetes per mundesine e te qenit te barabarte dhe te pa diskriminuar
-    Pergatitja e kursanteve per te bere cdo gje ne shtepite e tyre per te ndihmuar veten dhe te tjeret
-    Pergatitja e kursanteve per gatimin e cdo gjeje nga fillimi deri ne fund ne menyre te pavarur ne shtepite e tyre.
-    Aktivizimi dhe angazhimi i kursanteve jo vetem ne ambjentet ku u zhvillua kursi por dhe ne ambjentet ku jetojne.

Monitorimi & Vleresimi:

Ky projekt ishte i suksesshem qe ne krijimin e tij si ide, tematike dhe permbajtje. Kursantet, pjesmarres te ketij ishin shume te kenaqur me kete inisiative qe u mor nga QKRV si dhe mbeshtetja si bashkedonator nga shoqatat e rretheve perkatese. Shkembimi i eksperiencave ishte shume i frytshem per shkak te shumellojshmerise te kursanteve si nga grupi i shikimit ashtu dhe nga grupmoshat.
Suksesi i implementimit te ketij projekti u tregua jo vetem nga pershtypjet e kursanteve, qe kerkonin te kishte nje kohezgjatje me te madhe, por edhe nga vleresimet praktike ne fund te realizimit te projektit ku orientimi, aktivizimi ne mikroambjent dhe gjithperfshirja per arritjen e objektivave te pjesmaresve ishte shume e kenaqshme.
Indikator tjeter i suksesit jane dhe rezultatet e arritura qe gjate monitorimit te projektit jane shume te dukshme dhe te prekshme.
Fillimisht kursanteve dhe mesuesit te kursit te kuzhines u duhej pak kohe per adaptimin me njeri-tjetrin jo vetem ne ngritjen e maredhenieve reciproke, por edhe ne krijimin e nje mirekuptimi te ndersjellte per realizimin e praktikave te proceseve te orientimit neper sektore te vecante te mikroambjentit e sidomos te kuzhines.
Ne kete aspekt kursantet fillestare ishin me te prirur te pervetesonin dhe te mesonin nga kursantet me eksperienca konkrete si psh: perdorimi i lavatrices, perdorimi i pajisjeve te kuzhines, gatimi etj. Keto lloj praktikash kursantet fillestare i imitonin dhe me pas i benin menyra indivduale duke i pershtatur krejtesisht per veten e tyre.
Duke filluar qe nga hartimi teorik dhe me pas realizimi praktik si ne pergjithesi, ashtu edhe ne detajet te vecanta ky projekt ishte shume i suksesshem.