| 15 Tetor -Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë. |
|
|
|
Per me teper shih materialin: (15 Tetor 2006) 15 Tetor “Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë” Objektivat: - Thyerja e barrierave dhe gadishmeria e personave te verber per te demonstruar me shkopinj, ne funksjon te kesaj dite. - Rritja e interesit te personave te verber ne komunitet per perdorimin dhe rendesine e shkopit te bardhe. - Impakti ne opinionin publik ne nivel lokal e me gjere, i shoqeruar me kronika e reportazhe ne mediat tashme edhe ne nivel lokal por edhe ate kombetar. Rendesia: Personat e verber ose me shikim te pjeshem jane anetare te vlefshem qe kontribuojne ne shoqerine tone, shume prej te cileve perdorin shkopin e bardhe per te frekuentuar shkollen, punen ose per te shkuar dhe kthyer ne shtepi. Shkopi i bardhe iu jep ketyre individeve nje levizshmeri me te madhe dhe i ben ata te jene te vlefshem per te marre pjese ne shume aspekte te jetes ne komunitet. Qëllimi kryesor i aktivitetit nuk është kremtimi i ceremonise megjithese ky është një nga synimet, por është më gjithëpërfshirës se kaq. Në fokusin e tij është sensibilizimi i shoqërisë normale per njohjen dhe respektimin e këtij objekti dhe fenomenit që ai përfaqeson. Ne te njëjtën kohë shërben si nxitje per qytetarët e verbër që të përdorin e të respektojnë këtë mjet i cili iu ofron atyre pavarësinë në lëvizje. Me rastin e kesaj dite QKRV ne bashkepunim me SHVSH, marrin masat per organzimin e ketij aktiviteti, ne Tirane dhe me gjere ne te gjitha deget e SHVSH ne rrethe. Synimi i tyre eshte te inkurajojne integrimin e kesaj kategorie sociale ne shoqeri duke i siguruar ata per nje levizje te lire, te pavarur dhe te pakushtezuar nga te tjeret. Ne te njejten kohe, kerkojme vemendjen e kalimtareve te cilet jane gati te ofrojne asistencen e tyre. Per demonstrimin e saj QKRV pregatit dhe shperndan ne te gjitha deget e SHVSH: Postera, fletepalosje, bluza te stampuara, materiale keto te cilat synojne sensibilizimin e opinionit publik per njohjen dhe rendesine e kesaj dite per komunitetin e te verberve ne shoqeri. Mesazhi qe ky aktivitet percjell ne public cdo 15 tetor eshte: - Të gjithë personat e verbër sikundër qytetarët e tjerë, kanë të njëjtat te drejta për të përdorur plotësisht rrugët, sheshet, ndërtesat publike, lehtësimet publike si dhe mundësi të tjera për punësim. - Personat e verbër sikundër edhe personat e tjerë, gezojnë të drejta të barabarta për lehtësimet, avantazhet për akomodimin në aeroplane, motorra, auromjete, hekurudha, autobuza, urbanë, barka etj, sikunder gëzimin ne hotele, vende publike dhe në të gjitha aktivitetet sociale Historiku 15 Tetori, Dita e Shkopit te Bardhe, njihet tashme si dita nderkombetare dhe si simbol i verberise ne te gjithe boten, qysh prej deklarimit te saj nga Presidenti Lyndon S.Jonson ne vitin 1964, per njohjen e kesaj dite ligjerisht ne Shetet e Bashkuara te Amerikes. Per te nderuar shume arritje te personave te verber dhe atyre me shikim te pjesshem si dhe per te njohur domethenien e shkopit per pavaresi dhe autonomi, ne e festojme 15 Tetorin e cdo viti si “Dita e shkopit te bardhe”. Sot, shkopi i bardhe funksjonon njekohesisht si mjet dhe si simbol per personat e verber. Sipas historise, shkopi, ka ekzistuar si mjet ndihmes per levizjen e personave te verber dhe atyre me shikim te pjesshem. Duke u kthyer mbrapa ne kohet biblike, shkopi i bariut eshte perdorur vetem si mjet per udhetim. Personat e verber kane perdorur keto mjete per t’i lajmeruar ata per pengesat qe u kane dale gjate ecjes ne rruge. Per shekuj me radhe “shkopi” eshte perdorur thjesht si mjet per levizje (udhetime), dhe ishte vetem ne shekullin e 20-te qe shkopi i cili njohim ne sot, eshte promovuar per tu perdorur nga personat e verber, si nje simbol per te njoftuar te tjeret per faktin se mbajtesi i tij presupozon nje individ te verber. Ky rol i ri per shkopin e bardhe ka pasur orrigjinen e tij ndermjet dy Luftrave Boterore, te cilat fillojne ne Evrope dhe me pas u shpernda ne Ameriken Veriore e me pas ne gjithe boten. James Biggs nga Bristoli, deklaron se ka shpikur shkopin e bardhe ne vitin 1921. Pas nje aksidenti i cili i mori shikimin, artisti duhej te ripershtatej me ambjentin e tij te ri. Duke ndjere kercenimin nga motorat apo mjetet e tjera levizese rreth e rrotull shtepise se vet, Biggs vendosi ta lyente shkopin e tij levizes me ngjyre te bardhe dhe ta bente veten me te dukshem per motoristet & automjetetet. Jo me shume se 10 vjet me vone shkopi i bardhe ishte prezent ne shoqerine e asaj kohe. Ne shkurt te vitit 1931, Guilly d’Herbmont lancoi nje skeme per nje levizje kombetare te personave te verber ne France. Kjo fushate u raportua edhe ne gazetat britanike, e cila udhehiqte ne nje skeme te ngjashme te sponsorizuar nga klubet e llotarise. Ne Maj te vitit 1931, BBC sugjeroi ne radion e vet se individet e verber duhet te sigurohen me nje shkop te bardhe, i cili do te mund te njihet ne menyre universale, si nje simbol i cili tregon se dikush eshte i verber ose me shikim te pjesshem. Ne Ameriken Veriore, celebrimi i shkopit te bardhe iu atribua Klubit Nderkombetar te Luaneve. Ne vitin 1930, nje anetar i Klubit te Luaneve, vezhgonte se si nje person i verber priste te kalonte rrugen me nje shkop te zi ne dore. Me mendimin qe shkopi i zi behej i padukshem per personat e tjere, ata vendosen ta lyenin ate me ngjyre te bardhe per te rritur dalluershmerine e tij nga motoristet. Ne vitin 1931 Klubi Nderkombetar i Luaneve, filloi te nderrmerte nje program kombetar te perdorimit te shkopit te bardhe per personat e verber. Gjate viteve 1920 -1930 personat e verber kane ecur me shkopinjte e tyre te mbajtur ne menyre diagonale, dhe roli i shkopit te bardhe po behej gjithmone e me teper si nje symbol identifikues. Presidenti i SHBA, Lyndon S. Johnson ishte presidenti i pare i cili u interesua dhe e proklamoi per here te pare kete dite si dita e shkopit te bardhe. Keshtu ne 6 Tetor, 1964, nje resolute e perbashket e Kongresit me HR nr. 753, e deklaroi ligjerisht kete dite. Nisur nga kjo dite ne te gjithe boten 15 Tetori kremtohet si dita simbol per pavaresi, integrim dhe autonomi te personave te verber. Planet per te ardhmen: Perdorimi i shkopit, si cdo mjet apo paisje tjeter tifloteknike, ka nje efekt te pazevendesueshem ne lehtesimin e proceseve jetesore te personave te verber. Me kalimin e viteve, shkopinjte ndihmes te personave te verber kane ndryshuar formen dhe madhesine, materialin (alumin, ndricues) e ndertimit si dhe menyren e perdorimit. QKRV, ne kuader te autonomise ne levizje se shpejti do te organizoje tranime specifike per mjetet ndihmese per nje levizje autonome si dh emenyrat e perdorimit te tyre. Keto trajnime si te gjitha trajnimet e tjera do te kene nje shtrirje ne te gjitha deget e SHVSH, duke mundesuar keshtu trajnimin e nje pjese te konsiderueshme te ketij komuniteti. |