| Mësimi i përdorimit të kompjuterit dhe paisjeve tifloteknike |
|
|
|
Për më tepër shih materialin: (Kursi i trajnimit special te komjuterit & paisjeve ndihmese tifloteknike: Korrik – Shtator 2007) Kursi i trajnimit special te kompjuterit Korrik – Shtator 2007 Periudha: Korrik-Gusht-Shtator 2007 Nr. Kursanteve: 10 Vendndodhja: Tirane Financues: QKRV & SHVSH Ne kuadrin e perpjekjeve per integrim dhe perfshirjen e personave te verber, SHVSH ne bashkepunim me QKRV, te cilat jane mjaft te ndjeshme ndaj ndryshimeve qe ofron teknologjia ne permiresimin cilesor te jetes se ketyre te rinjve, ka planifikuar zhvillimin e kurseve speciale te kompjuterit dhe paisjen e studenteve me materiale te pershtatura per specifikat e tyre per pervetesimin e kompjuterit dhe perdorimit te paisjeve ndihmese tifloteknike per ta. Ky kurs trajnimi u zhvillua ne kushtet e nje projekti pilot per nje periudhe 3 mujore ne ambjentet e Shoqates se te Verbereve te Shqiperise Tirane. Ne kete kurs u angazhuan 10 persona te rinj, aktualisht anetare te shoqates. Shkak per konkretizimin e kesaj inisiative sigurisht u bene vleresimi i faktoreve sociale, teknologjike e ekonomike te cilet kane nje ndikim te dukshem ne jeten e gjitheseicilit. Duke vleresuar pozitivisht permiresimimin e teknologjise, tek e cila pa shume veshtiresi, te gjithe mund te gjeme mbeshtetje me qellim lehtesimin dhe realizimin e proceseve ndihmese ne punen tone te perditshme. Gjithashtu mundesia per t’i perdorur e per me teper poseduar keto mjete eshte mjaft e prekshme, duke filluar qysh ne familje, ne shkollat e niveleve te ndryshme e deri ne perdorimin e tyre per ceshtjet e profesionale ne vendet e punes. Keshtu kompjuteri, fotokopja, faksi, skaneri, etj nuk perbejne me risi per aktivitetin tone te perditshem. Por a gezojne te njejtat mundesi personat e verber ne Shqiperi? A kane te njejtin akses ne informacion, a munden te jene lehtesisht te punesuar kjo pjese shoqerise. QKRV dhe SHVSH duke pasur nje kohe te konsiderueshme bashkejetese me problemet, shqetesimet, kerkesat dhe arritjet e anetareve te ketij komuniteti, mbetet prane hapesirave te mundshme dhe te domosdoshme per t’i kapercyer apo evidentuar ato. Si ne cdo fushe tjeter, komponentet e shoqerise shqiptare synojne te integrohen duke marre shpesh pika referimi nga vendet e zhvilluara. SHVSH prej kohesh eshte shnderruar ne nje pike kontakti dhe mbeshtetje per thithjen e informacionit dhe percimin e tij ne forma te pershtatura per specifikat e personave te ketij komuniteti. Politikat, ekonomike, sociale, ligjore e statutore per mbrojtjen e te drejtave dhe permiresimin e tyre ne perputhje me standartet bashkekohore e marrin zanafillen pikerisht ne punen e vazhdueshme investiguese e te parreshtur te SHVSH, kundrejt anetareve te saj. Ne vazhden e ketyre prceseve, ne evidentojme disa probleme qe kane te bejne me nje sere faktoresh kryesisht sociale e ekonomike. Duke qene te bindur se teknologjia ka hedhur hapat e veta ne asistence edhe te ketij kontigjenti, personat e verber gjenden tashme perballe mungeses ne treg te tyre. Kjo do te thote se as shkrimi dhe leximi i materialve ne kompjuter apo navigimi ne internet nuk eshte me nje fakt i panjohur dhe i pamundur per personat e verber. Perkundrazi, vargje te tera poezish, ese, proze, punime ne kompjuter apo shkembim idesh ne forumet virtuale ne internet etj, mbajne per autore pikerisht studente ose persona te verber ne karriere. Ky fakt sigurisht ben per vete personat e verber shqiptare, por ende privohen nga mungesa e infrastruktures se pershtatshme per t’i perqafuar keto risi ne menyre te dobishme. Ne tashme jemi te ndergjegjshem per perkthimin e fjales infrastrukture e pershtatshme dhe per me teper vet perfituesit e saj. Ajo cka te rinjte e ketij kontigjenti shohin te domosdoshme drejtohet nga parimi i barazise e cila ne vetvete me se tepermi perbehet nga komponente sociale, ekonomike etj. Arsimi punesimi dhe aksesi ne informacion ne menyre te barabarte me anetaret e tjere te shoqerise do t’i bejne ata komode per te arritur aspiratat e tyre ne jete. QKRV, nepermjet nje projekti ka pajisur me kompjutera ambjentin ku persona te verber te mund te trajnohen per mesimin e kompjuterit. Kompjuterat kane te instaluar programin specific Jaws, i cili transkripton gjithcka te shkruar ne audio. Ky program ka rendesi te vecante per personat e verber ne menyre qe te perceptojne komandat dhe veprimet qe pasojne per nje shfrytezim sa me te mire te tij. Kufjet per degjimin e Jaws-it jane nje element tjeter mjaft i rendesishem per te praktikuar me mire komandat e tij. Kursi drejtohej nga instruktori i cili paraprakisht ishte trajnuar per rregullat specifike te mesimdhenies, dhe perdorimin e mire te programit JAWS. Pervec sa u permend me siper problem i vetem mbetej gjuha ne te cilen perdoret ky program e cila padyshim perben nje problem te konsiderueshem per kursantet e verber dhe ata me shikim te pjesshem. Per keta te fundit, u praktikua edhe zmadhimi i karaktereve ne ekranin e kompjuterit. Nje program pune prej 220 oresh me nga 1.5 ore ne dite 5 dite ne jave u pregatit nga stafi drejtues i projektit, ne perberje te te cilit tre ishin komponentet qe mbanin peshen kryesore: 1. Njohja e programeve kryesore te kompjuterit (Word, exel,) gjate te cialve kursantet mesuan procese te ndryshme per hapjen e nje dokumenti si dhe ruajten e tij, shkrimin dhe leximin e nje materiali, krijimin e nje tabele apo veprime matematiokre me numra. 2. Njohja me zyren dhe elementet perberes te saj. Orjentimi ne te dhe menyra e perdorimit te faxit, telefonit, skanerit, fotokopjes etj. 3. Komponent mjaft i rendesishem ishte edhe njohja me llojet, specifikat dhe menyren e perdorimit te paisjeve tifloteknike. Praktikimi ne kompjuter, oret e perseritjes, testimet me vleresimet perkatese ishin pjese e konsiderueshme e ketij kursi. Ajo cka vihej re ishte interesi qe tregohej nga kursantet vecanerisht per dy komponentet e pare te kursit, fakt i cili dukej qarte nga pjesemarrja dhe deshira per tu praktikuar ne vazhdim. SHVSH, ofron nje trajnim me te thelluar per kursin e kompjuterit per trajnimin me te gjitha programet kryesore te perdorimit te kompjuterit duke perfshire programin JAWS, si dhe perdorimin e materialeve tifloteknike te domosdoshme per nje menyre jetese autonome te personave te verber. Gjithashtu ky kurs do te zhvillohet edhe ne deget e tjera ne rrethe, pasi vleresohet i nje rendesie te vecante per aksesin ne informacion, arsimimin, dhe punesimin e te rinjve te verber. Njoftimi per rregjistrimin ne kurset e ardhshme do te behet nepermjet gazetes dhe buletinit. Nderkohe qe jane duke u bere perpjekje per te pershatur JAWS-in ne shqip. |