logo

Mësimi i përdorimit të kompjuterit dhe paisjeve tifloteknike brail Printoni E-mail
Për më tepër shih materialin: (Kursi i trajnimit brajl: Shtator -Dhjetor 2007)
Kursi i trajnimit brajl
Shtator –Dhjetor 2007


Periudha: Shtator - Dhjetor 2007
Nr. Kursanteve: 15
Vendndodhja: Kruje, Lezhe, Tropoje
Financues: QKRV & SHVSH


- Leximi dhe shkrimi brail.
Objektivat:

- Te ridimensjonojme vlerat e brajlit dhe te perdorimit te tij per personat e verber.
- Rritja e numrit te te verberve qe do te njohin te shkruajne dhe lexojne brajlin.
- Rritjen e aftesive krijuese te te verberve me ane te perdorimit te brajlit ne praktike ne formen e etiketave, poezive, letrave e recetave, librave telefonike etj.
- Rritja e mundesive per akses ne informacion.
- Permiresimin e situates dhe ndryshimin e gjendjes se monotonise te personave te verber ne rrethe.
- Te krijojme kushte te pershtashme per zhvillimin normal te kursit qe do te thote se duhet te sigurojme ambjente e pershtatshme, te cilat do t’ju sherbejne kursanteve te mesojne mesimin e brajlit.

Qellimet:

Nga te dhenat e grumbulluara brajli dhe perdorimi efektiv i tij nga personat e verber eshte bere nje nder mjetet me te rendesishme qe i ndihmon ata ne:

- Rritjen e aksesit ne informacion, krijimi dhe ridimensionimi i informacionit te marre.
- Perdorimi i teknologjive te ndryshme
- Vazhdimi i arsimit te larte ne te ardhmen.
- Punesimi.
- Perdorimin praktik te brajlit.

Zhvillimi i kursit:

Louise Braille ka shpikur “brajlin”, nje sistem 6 pikesh i cili perdoret gjeresisht tashme nga pothuajse te gjithe personat e verber ne bote. Tashme ai eshte pershtatur pothuajse ne te gjitha gjuhet e botes, perfshire ketu edhe gjuhen tone shqipe.
Duke ditur rendesine dhe deshiren e personave te verber per integrim dhe perfshirje ne shoqerine ku ne jetojme, stafi organizator i SH.V.SH ne bashkepunim me Q.K.R.V organizoi gjate periudhes 19/09/2007- 19/12/2007.

- Fillimisht u derguan shkresa ne te gjitha deget lidhur me mundesite dhe numrin e kursanteve te cilet do te ishin te disponueshem dhe ne gjendje te zhvillonin kursin e brajlit.
- Kriteret per zhvillimin e ketij kursi ishin:
- Nr optimal i kursanteve,
- afersia e tyre me qendren e zhvillimit te kursit,
- instruktori me aftesi te konsiderueshme mesimdhenieje dhe me experience ne kete fushe.
- Mosha e kursanteve perbente nje kriter mjaft te rendesishem ne perzgjedhjen e kursanteve pasi kerkohej qe ky kurs te kishte efektivitetin e duhur tek kursantet ne jeten e tyre te perditshme, ne realizmin e te drejtes per informim.

Prej kohesh SHVSH ne bashkepunim me QKRV, kishin realizuar pyetesore, mbi kerkesat dhe deshiren e personave te verber ne rrethe lidhur me mundesine e mesimit te shkrimit dhe leximit ne brajl. Nder pergjigjet e marra dominonte deshira per te njohur brajlin por ne te njejten kohe shihnin me skepticizem perdorimin e tij ne te ardhmen per realizmin e se drejtes per informim.
Ky problem shoqeron tashme personat e verber pothuajse ne cdo qender si ne qytete te medha ashtu edhe ne periferi. Kjo sigurisht perben nje problem real dhe njekohesisht nje objektiv per shoqaten ne menyre qe te sensibilizoje mbare opinionin per rendesine dhe domosdoshmerine e njohjes se brajlit tek personat e verber. Duke nisur nga eksperienca e vendeve te tjera europiane, brajli ka ndikim te konsiderueshem ne aksesin per informacion ne jeten e perditshme te personave te verber si gjate rruges per arsimimin e tyre ashtu edhe ne marrjen e informacionit te metejshem. Pervec mentalitetit jo shume favorizues ndaj personave te verber ajo cka veshtireson mesimin e brajlit si tek personat e verber eshte kosto e konsiderueshme e tij. Fale perpjekjeve te SHVSH dhe QKRV ne sigurimin dhe shperndarrjen e materialeve te domosdoshme per perpunimin e brajlit.
Trajnimi mbetet mjaft specifik ne menyre qe t’i pershtatet nevojave te personave te verber ne Shqiperi, gjate te cilit ofrohet mbeshtetje nga nje instruktor i specializuar. Programi i trajnimit ka pesuar permiresime te dukshme duke iu pershtaur teknologjive dhe risive te te reja te cilat realizojne nevojat e tyre per njerezit e verber, jo vetem ne perdorimin e makinave te shkrimit brajl por njekohesisht te orjentimit dhe perdorimit te paisjeve per funksjonimin e nje zyre, ne menyre qe kursanti te kete njohuri te pergjithshme per manaxhimin e saj ne pune.
Ky kurs trajnimi u zhvillua ne qytetet Kruje, Lezhe, Tropoje me nje pjesemrarrje prej 15 personash te verber. Trajnimi i instruktoreve perbente nje sfide per stafin organizator. Cdo gje duhej te ishte ne perputhje me standartet per vete specifiken qe ka ky kurs. Ky kurs pati monitorimin e vazhdueshem te stafit organizator e per me teper specialistes se brajlit brenda QKRV.

Rezultatet:

Për më tepër shih materialin: (Kursi i trajnimit Shtator – Dhjetor 2007)
- Gjuhe te huaja (anglisht – italisht)
Per me teper shih materialin: (Kursi i trajnimit Shtator – Tetor - Nentor 2007)
- Sekretari
(Ne fazen pregatitore)
- Maredhenie me publikun
(Ne fazen pregatitore)
- Planet per te ardhmen
(Ne fazen pregatitore)