logo

Art – kuture Printoni E-mail
Arti dhe kulura per personat e verber
-    Muzike (Kenge – Instrument)
-    Kengetare
-    Instrumentiste
-    Krijimtari- (Poezi- Proze)
-    Autore
-    Libra


Nenlinku No.3/2/1:     Koncert “Arti pertej Shikimit”

Koncert “Arti pertej Shikimit”
Për më tepër shih materialin:    (Koncert 15 Tetor 2007)

Aktivitet Kulturor – Artistik: “Arti pertej shikimit”
15 Tetor 2007

Periudha:         15 Tetor 2007
Vendndodhja:    Tirane
Financues:        QKRV & SHVSH
Tema:     Evidentimi i talenteve te verber ne nje performance kulturor – artistike.


SHVSH nepermjet ketij projekti synon, te mbeshtese iniciativat dhe t’i beje personat e verber, te ndiejne se edhe per ta jeta eshte nje experience interesante dhe se duhet te mendojne dhe te perpiqen per gjera te cilat iu pasurojne jeten.
Qellimet e projektit:
-    Integrimi i te verberve ne jeten social – kulturore.
-     Evidentimi dhe promovimi i personave te talentuar ne kete komunitet.
-     Inkurajimi & vleresimi i iniciativave te ndryshme qe keta njerez mund t’i ofrojne  vetes dhe shoqerise.
-     Sigurimi i qendrueshmerise & permiresimi i aftesise krijuese ne te 
      ardhmen.
-     Forcimi i kontributit te shoqerise ne progresin e ketij komuniteti


Objektivat e projektit:

-     Propagandimi i arritjeve dhe stimulimi i formave te reja te artit apo edukimit per te rinjte e ketij komuniteti.
-    Krijimi i modeleve te arritjeve si faktor nxites dhe vetvleresues te ketij komuniteti.
-    Ndryshimi i kendveshtrimit te shoqerise ne nje vleresim real, dhe dashamires te ketij kontigjenti.
-    Mbeshtetje morale dhe financiare nga shoqata per vazhdimin dhe realizimin e iniciativave te fituesve te personave te verber.
Situata
Eshte konsideruar me vlere prej nje pjese te gjere te qytetareve te verber qe kane frekuentuar “Institutin e Nxenesve qe nuk Shikojne”, mesimi i instrumentave muzikore apo njohja me autoret e medhenj te letersise qysh ne fazat e para te arsimimit. Ky mesim shpesh ka qene vetem nje mundesi per tu argetuar ose mjet per tu vleresuar gjate edukimit te tyre te detyruar. Por sot pas kaq vitesh, ato nota apo vargje jane shnderruar ne pasjon e per me teper ne interesa me madhore ndoshta edhe biznesi per keta ish nxenes. Cdo dite tek ta, per hir edhe te kushteve te tyre, rritet ndjenja dhe besimi se artistet jo gjithmone lindin por me vullnet mund edhe te behen. Vitet e fundit shume emra po behen te njohur brenda ketij komuniteti. Ndersa dalja jashte ketyre kornizave, e per me teper perfshirja ne tregun e artisteve, eshte edhe me e veshtire, kjo jo vetem per personat me aftesi te kufizuara por edhe me gjere.
Kjo do te thote se nese per cdo artist tjeter, veshtiresia reduktohet vetem ne ate financiare, gjithmone ne rastin me te mire kur talenti nuk mungon, per personat e verber keto barriera shtrihen ne nje game te gjere, nder te cilat permendim: mungesa e aksesueshmerise fizike ne institucionet e artit, mungese per modele te te mesuarit, mungese keshilluesish te artit dhe per me teper mungese aftesish dhe mundesish per te per te bere marketing me artin e tyre. Megjithe perpjeket per te mesuar gjithcka rreth botes se artit apo grumbullimi i informacionit per menyren e funksjonimit te te gjithe kesaj situiate, gjithmone e perfundojme me shprehjen eshte ende heret.
Mesa duket, me teper se faktore teknike e finaciare, mendojme se ata sociale behen ende pengese per evidentimin dhe perkrahjen e talenteve me aftesi te kufizuar.
Shpesh njerezit ne shoqeri, mjaftohen me identifikimin e ketyre personave thjesht me persona te verber gje e cila per ta perben gjithcka qe keta te fundit mund te personifikojne. Per me teper edhe “arti”, qe keta persona mund te ofrojne ende ne shoqerine shqiptare shihet me skepticizem e i cunguar.
Por ne fakt, ka nje ndryshim te madh per menyren se si artistet me aftesi te kufizuar e identifikojne veten. Ata mendojne se ka shume me teper gjera sikunder edhe per qytetaret e tjere ne shoqeri per tu vetidentifikuar, si psh:  raca, besimi fetar, gjinia, e keshtu me radhe, e jo lloji i AK. Ndoshta njerezit ne shoqeri mendojne se keta persona nuk do te mund te behen kurre shkrimtare sepse nuk mund te mbajne kurre nje laps ne dore, ose mund te kene veshtiresi ne mbajtjen e nje instrumenti muzikor te cilin do te deshironin ta luanin, apo te shpenzonin energji per te bere cfaredo lloj arti tjeter qe eshte i mundur per pjesen tjeter te shoqerise.
Ky opininon qendron per aq kohe sa titujt e librave te botuar nga autore te verber,  dvd e regjistruara nga kengetare e instumentisetet e verber, apo grupet e vogla muzikore te drejtuara pikerisht prej ketyre personave, lancohen e reklamohen ne menyre modeste per shkak te barrirave qe permendem me siper. Duhet te kujtojme se keta persona ne menyre jo teper mediatike, sic ndodh zakonisht ne shoqeri, per momentin marrin sodisfaksjon vetem nga familjaret, te afermit, apo rrethi i ngushte shoqeror ne te cilin ata bejne pjese, dhe e gjithe kjo per arsye fare te thjeshte: Keta persona nuk nisen nga nevoja specifike apo arsye te caktuara per te bere art, dhe arti i tyre jo detyrimisht duhet te takohet me standarte te percaktuara qe te konsiderohet si i tille. Ajo cka eshte e rendesishme per ta eshte qe ajo cka ata bejne te prezantoje dicka.
Te shijuarit e asaj cka ata bejne, ende mbetet nje shperblim i madh per ta. Per pjesen me te madhe te tyre arti eshte nje pasjon, per te dhene e marre kenaqesi. Per disa te tjere arti perben nje menyre per te komunikuar idete dhe ndjenjat, mendimet, optimizmin, energjine, etj.  Per ta, te shkruarit eshte menyre te foluri, te kompozuarit eshte menyre te foluri, te kenduarit eshte po menyre te foluri e cfaredo lloj arti tjeter qe ata praktikojne reflekton dhe shpreh larmine e eksperiencave te tyre.
Eshte e vertete se shume pak njerez te cilet bejne art, mund te behen te famshem dhe mund te fitojne prej tij, por shpesh harrojme se te gjithe kemi nevoje per sjellje pozitive, per perkrahje e mbeshtetje ne inicitivat e deshirat tona. 
Suksesi i nje artisti qofte ky person me probleme shikimi ose jo lidhet me nje sere faktoresh duke filluar me talentin, fatin, punen, deshiren per te pasur nje karriere si i tille,  por te gjithe jemi te ndergjegjshem se nuk mjafton me kaq. Stimulimi, nxitja, per te arritur suksese te metejshme, e ne menyre te vecante per kete pjese te komuniteteit eshte nje nder objektivat qe SHVSH ne bashkepunim me QKRV, kerkon te realizoje.
-    Zhvillim QKRV & SHVSH nepermjet ketij projekti kishin per qellim mbeshtetjen dhe evidentimin e talenteve ne art e muzike ne komunitetin e te verberve.
Duke njohur nga afer mundesite, kapacitetet, dhe shpesh here deshirat e tyre per te ardhmen lindi edhe idea per te realizuar kete aktivitet artistik – kulturor.
Ky koncert performance, jo paqellim u percaktua te zhvillohej ne daten 15 Tetor, e cila perkon edhe me “Diten Nderkombetare te Shkopit te Bardhe”, dite e cila simbolizon forcen, perpjekjet per integrim dhe barazi ne cdo aspekt te personave te verber ne gjithe boten.
Kjo dite, tashme qysh prej vitit 1964, njihet e respektohet ne gjithe boten dite ne te cilen Presidenti i SHBA, Lindon S.Jonson e ka shpallur zyrtarisht per te respektuar cdo perpjekje dhe sensibilizuar opinionin mbi permiresimin e vazhdueshem dhe realizimin e kerkesave e nevojave te ketij komuniteti.
Prej disa vitesh kjo dite kujtohet fuqishem me aktivitete sportive, kulturore, sensibilizim mediatik etj, edhe ne vendin tone fale perpjekjeve te vazhdueshme qe SHVSH & QKRV ben per ndergjegjesimin e personave te ketij komuniteti e me gjere per te drejtat si dhe rruget e permiresimit apo realizimit te tyre.
Persa me siper, si dhe nisur nga fakti qe edhe personat e verber duhet te ndiejne se edhe per ta jeta eshte nje experience interesante dhe se duhet te mendojne dhe te perpiqen per gjera te cilat iu pasurojne jeten, u zhvillua aktiviteti promovues: “Arti pertej shikimit”.
Aktoret kryesore te ketij aktiviteti ishin pikerisht personat e verber instrumentiste, kengetare, kompozitore e kantautore te verber ne nivel Kombetar.
Gjate ketij koncerti personat pjesemarres do te shpalosnin talenitn dhe perpjekjet per te arritur nivele te krahasueshme me artistet e tjere profesioniste.
Tashme shume prej tyre kane nxjerre albumet e tyre muzikore dhe deshira per te konkurruar ne aktivitete te standarteve me bashkekohore krahas artisteve te tjere, ne disa raste eshte bere realitet, ndersa per te tjeret ky koncert iu dha mundesi mjaft dinjitoze per ta realizuar kete deshire ne te ardhmen.
Duhet te theksojme entuziazmin, impaktin dhe kenaqesine qe artistet e verber ne skene falen per publikun ne salle. Duartrokitjet dhe pergezimet pa fund qe ata morren nga ky koncert ishin jo vetem mbeshtetje por edhe nje ogur i mire per vazhdimesine e endrres artistike te tyre.

Realizimi:

Duke patur deshiren e mire dhe besimin se nje aktivitet promovues i artisteve te verber do te ishte me vlere si per ata ashtu edhe per mbare opinionin per te vleresuar me syrin e duhur keta persona, dept. i aktiviteteve kulturore startoi disa muaj me pare evidentimin e personave te cilet kishin talent ne muzike, (kenge & instrument) si dhe letersi (krijimtari & recitim). Kjo kerkese u shoqerua me formulare aplikimi, te cilat u shperndane ne te gjitha deget e SHVSH, ku ne bashkepunim me sekretaret dhe kryetaret ne dege u be i mundur shperndarrja, plotesimi dhe dergimi i tyre ne qender. Sipas kritereve te percaktuara paraprakisht, nga nje komisjon vleresimi i ngritur posacerisht me kete qellim, u be perzgjedhja e e fazes se pare, perzgjedhje e cila u pasua nga nje faze e dyte e cila u be ne baze te materialeve te pregatitura ne kaseta apo disqe me qellim seleksionimin e zerave dhe instrumentisteve te talentuar.
Ne perfundim te fazes seleksionuese, jane njoftuar personat e perzgjedhur per percaktimin e repertorit me te cilin ata do te paraqiteshin ne koncert dhe planifikimi i periudhes se provave.
Deri ne fillimin e fazes se provave te koncertit u zhvilluan shume procese te tilla te cilat do te sherbenin ne realizimin final te projekt idese.

Rezultatet pozitive:

Ajo cka doli qarte nga ky aktivitet ishte deshira mjaft e madhe e personave te verber kryesisht ne rrethe te ishin pjesemarres ne kete shfaqje.
Ata te gjithe ndjenin dhe percollen mesazhin se meritojne vemendje pasi niveli i tyre artistik shpesh behej i krahasueshem edhe me artiste te tjere. Entuziazmi dhe rritja e besimit tek anetaret e tjere te komunitetit ishte nje rezultat mjaft i qarte impaktin e te cilit e morem ne perfundim te shfaqjes. Prinderit e personave me shikim te pjesshem perbenin nje pjese te target grupit i cili me dashamiresi u angazhua dhe mori sodisfaksionin apo shperblimin per perpjekjet e familjareve te tyre.
Te ftuar e te pranishem ne salle moren mesazhin se talenti dhe puna shoqerojne cdo person qofte ky me aftesi te kufizuara ose jo drejt rruges se edukimit, karrieres, argetimit etj.
Kerkesa per perseritjen e ketij koncerti, edhe ne rrethe te tjera perben nje faktor nxites dhe vleresues per te gjithe artistet qe paten fatin dhe nderin te ngjiten ne skene ate nate.
Gjithashtu kjo experience u sherben te gjithe personave te verber ne te gjithe vendin si nje mesazh per te mos rreshtur te kerkojne, synojne dhe pse jo te arrijne ne te gjitha fushat ku ata e ndjene se kane mundesi te angazhohen.