logo

Aktivitete sportive Printoni E-mail
Sporti i goalball -it

    Goalball
Per me teper shih materialin:    (Historia dhe rendesia e sportit te Goalbal-it ne Shqiperi)

HISTORIKU

Goal Boll-i eshte shpikur ne vitin 1946 nga Austriaku Hanc Lorencen dhe gjermani Sep Reindle duke u perpjekur per te ndihmuar reabilitimin e te verberve.Loja ishte prezantuar per here te pare ne vitnin 1976 ne paraolimpiks te Tarantos ne Kanada dhe gjithmone eshte trajtuar ne nje kampionat boteror ku per here te pare eshte zhvilluar ne Austri ne vitin 1978.
Gol Bolli  u perhap me pas edhe ne Finlande ne vitin 1961 nga Arvo Karriser. Gjate 10 viteve te shkuara loja u perhap shume ne jug te Finlandes dhe kryesisht nga shoqata lokale dhe nga shkolla e te verberve.
Turneu i 1 u mbajt ne Turkiev ne vitin 1971 dhe mund te themi qe Finlanda ka patur gjithmone nje kampionat te saj kombetar.
Ekipi  i meshkujve te ekipit te Gol Bollit finlandez u perfshine ne nivel nderkombetar dhe moren pjese ne lojerat paraolimpike ne 1980 ne Ahern te Hollandes dhe kane vazhduar te marrin pjese ne kete nivel edhe ne Atlanta ne vitin 1996.
Ekipi i grave mori inciativen ne nivel nderkombetar dhe konkuroi ne lojera paraolimike te Barcelones.
Aktualisht, sporti i Gollballit është rregulluar nga Federata ndërkombëtare e sportit për të verbër dhe drejtohet nga Komiteti i Gollballit. Për më tepër informacion për këtë sport, mund te hyni në faqen e internetit të IBSA-s në: www.IBSA.es


Loja e GOAL- BALL -it 
 
Gollballi është një lojë e luajtur nga dy ekipe prej tre lojtarësh, me maksimum tri zëvendësime për secilën skuadër. Loja luhet në dyshemenë e palestrës brenda fushës drejtkëndore, e cila është e ndarë për gjysmë nga një vije në qendër. Ne kete loje vijat fundore ne te dy skajet sherbejne si “porta” drejt te cilave drejtohet topi per te shenuar gol. Kjo loje luhet me top me zile, i cili eshte specifik per personat e verber dhe ata me shikim te pjesshem. Qëllimi i lojës për secilën skuadër është rrokullisja e topit përtej vijës së “portes”, nderkohe qe skuadra kundershtare përpiqet ta ndalë atë që të mos e kalojë vijën.  
Rregullat e garës së Gollballit janë ato të miratuara nga Federata Ndërkombëtare e sportit për të verbër (FNSV). Për më tepër informacion për këtë regullore, mund te hyni në faqen e internetit të IBSA-s: www.IBSA.es

Goalballi ne Shqiperi:

Per vete faktin se kjo loje eshte mjaft e perhapur dhe e pershtatshme per kete kategori personash, Sektori i aktiviteteve sportive ne Shoqaten e te Verberve te Shqiperise, ka filluar perpjekjet per aplikim dhe formimin e ekipeve te para te sportit te goal ball-it ne nivel lokal. Per kete arsye specialistet ne kete sektor, jane njohur me rregulloren dhe kane bere disa trajnime, kryesisht me instruktore nga Kosova per kualifikimin dhe demonstrimin e lojes se goal ball-it. Nje e tille eshte zhvilluar ne 31 Gusht 2007, ne ambjentet e shkolles “Sabaudin Gabrani”, ndermjet dy ekipeve atij te ardhur nga Kosova dhe nje ekipi fillestaresh nga Tirana. Qellimi i ketij aktiviteti pervec argetimit, kishte per qellim shkembimin e experiences dhe pervetesimin ne fushte te rregullave te lojes se goalball-it. Duhet te theksojme, se per pjesen me te madhe te lojtareve dhe anetareve te tjere pjesemarres ne aktivitet ishte nje loje e re dhe e panjohur me pare. Kuptohet si cdo lloj sporti tjeter, forca & rezistenca fizike e lojtareve eshte e domosdoshme por thjeshtesia per tu adaptuar dhe perceptuar kushtet e lojes, konsiderohet tashme si nje nder sportet me te preferuar te lojtareve te verber. Ne kete kauder, stafi organizator po merr masat per ngritjen dhe instruktimin e ekipeve te goalball-it me te rinjte e verber shqiptare.
Gjithashtu ne datat 18-20 Tetor 2007, ne Kosove u organizua kampionati i Goal Bollit, i cili tashme eshte teper i perhapur dhe interesant per kete komunitet. Perfaqesues te SHVSH, ishin te pranishem gjate zhvillimit te tij, ku paten nje experience e cila padyshim perbente hap tjeter te domosdoshem ne nxitjen e konkurrences per te ardhmen ne goalballin shqiptar. Perpjekjet per krijimin dhe forcimin e lidhjeve me FSSH, MTRKS apo donatore te ndryshem me qellim permiresimin cilesor & integrimin e ketyre ekipeve edhe jashte kufijve te vendit jane domosdoshmeri per evidentimin e personave te verber edhe ne arenen sportive kombetare e me gjere. Jo vetem ne sportin e goalball-it, por edhe per lojra te tjera sic jane shahu, noti, minifutbolli etj, ne shohim kapacitetet dhe deshiren e ketij komuniteti per tu integruar e praktikuar. Aktivitete te tilla jo vetem qe pasurojne jeten e qytetareve te verber por behen nxitese edhe per opininonin shoqeror shqiptar per te njohur dhe mbeshtetur kapacitetet e personave te verber edhe ne kete drejtim.

Sporti i shahut per personat e verber

-    Shah
Per me teper shih materialin:    (Kampionati i 8-te Kombetar i shahut:
28 - 29 - 30 Nentor 2007).

Vendndodhja:    Shkoder
Nr. Lojtareve:    24
Periudha:        28-30 Nentor 2007

QELLIMET:


1.    Te mbeshtese iniciativat per integrim dhe akses ne aktivitetet sportive.
2.    Masivizimi i sportit te shahut dhe evidentimi i talenteve.
3.    Thyerja e monotonise ne jeten e perditshme te ketij komuniteti.
4.    Ngritje cilesore e profesionale e shahisteve te verber permes kompeticioneve .
5.    Argetimi, vetrealizimi dhe rritja e besimit tek personat e verber.
6.    Njohja e shoqerise me arritjet e ketij komuniteti

Hyrje
E drejta e personave te verbër për tu integruar plotësisht si individë në shoqëri varet edhe nga pjesëmarrja e tyre në jetën kulturore-sportive të kësaj shoqërie. Të gjithë personat me aftësi të kufizuara ose jo, duhet të jenë në gjendje të jetojnë në mënyrë sa më të plotë që të jetë e mundur, duke patur të drejtën e ndërveprimit në shoqëri. Të gjithë njerëzit kanë të drejtën e pjesëmarrjes në aktivitete argëtuese, sport, turizëm etj.
Synimi kryesor QKRV & SHVSH eshte rritja e mundesive potenciale dhe integrimi ne shoqeri per kete komunitet, nepermjet rritjes sasiore dhe cilesore te sherbimeve si dhe rritjen e eficiences ne ofrimin e ketyre sherbimeve kundrejt ketyre grupeve.

QKRV ne bashkepunim me Shoqaten e te Verberve te Shqiperise organizoi per te teten here radhazi Kampionatin e Tete Kombetar  te Shahut ne 28-29-30 Nentor 2007. Ky aktivitet tashme eshte kthyer ne nje tradite per qytetaret e verber dhe niveli i profesionalizmit  te sportisteve shahist nga viti ne vit ka ardhur duke u rritur.
Si cdo vit ky kampjonat do te zhvillohet fillimisht ne kuader rajonal ne 12 prefekturat e Republikes se Shqiperise ne bashkepunim me te gjitha deget e Shoqates se te Verberve te Shqiperise ne te gjitha prefekturat e vendit.
Te gjithe Kampionet lokale mbidhen ne finale ne nje aktivitet te perbashket sportiv, kompetitiv dhe argetues, i cili kete vit u zhvillua ne qytetin e Shkodres.
Ky sport tashme eshte kthyer ne nje aktivitet popullor, ku qytetaret e verber marrin pjese me kenaqesi dhe  ata e shohin si nje mundesi per integrim, ku ata mund te perfshihen ne aktivitete te perbashketa sportive si cdo sportist tjeter  qe nuk i perket kategorise se personave me aftesi te kufizuara, me te njejtin profesionalizem. Gjate zhvillimt te kampjonatit sportiv te shahut, ata demonstrojne edhe nje here se aktivitetet e ketij komuniteti jane surprizuese per ata qe nuk jane mesuar t’i mbeshtesin dhe deshmojne edhe nje here per aftesite e tyre humane, vullnetin, kurajon dhe vlera te medha shpirterore.
Praktikimi i sportit ne situata te vecanta nuk tregon vetem nje nevoje natyrale te aktivitetit fizik, por njekohesisht eshte e lidhur me instiktin spontan te nje gare miqesore. Ajo pasqyron talentin njerezor dhe pasurimin e kapaciteteve ne dispozicion te ketij komuniteti.

Zhvillimi:

Sikunder e theksuam edhe ne fillim, kampionati i shahut bashkon dhjetra shahiste te verber ne rrethe, ne nivel lokal, qarku e ne fund edhe ate kombetar. Shpirti i gares dhe deshira per te fituar, shoqerojne pasjonin dhe lojen e pjesemarresve ne ndeshjet e cdo niveli. Ajo cka vihet re eshte se cdo vit ky sport po merr permasa me te gjera duke synuar mundesi bashkepunimi me federaten per trajnimin me profesional te shahisteve te verber. Tregues per kete pasjon te sportdashesve te verber behet performanca dhe kualiteti qe ata tregojne cdo vit e me teper gjate finales se kampionatit. Niveli i tyre, megjithe veshtiresite qe ka ky sport per njerezit me probleme shikimi, eshte per tu admiruar dhe shpesh i krahasueshem me ate te shahisteve profesioniste.
Sikunder edhe vitin e kaluar, fale maredhenieve te ndertuara ndermjet SHVSH dhe Shoqates homologe ne Kosove, pjesemarres ne kampionat pervec 22 shahisteve vendas te perzgjedhur ne nivel qarku, morren pjese edhe 2 lojtare kosovare me nivel te konsiderueshem ne kete lloj sporti. Gjithashtu, pervec organizatoreve, te cilet koordinojne dhe mbikqyrin anen logjistike te kampionatit, nje gjyqtar profesionist asiston ne zhvillimin teknik te lojes deri ne shpalljen e fituesit.
Ky kampionat u publikua edhe ne mediat lokale te Shkodres, pasoje e te cilit qytetare shkodrane te nxitur nga kurreshtja por me teper nga  deshira per te mbeshtetur kete kategori kane qene te pranishem gjate diteve te kampionatit.
Gjithashtu prania e publikut e per me teper e autoriteteve lokale te Shkodres, ne sallen e teatrit “Migjeni” ne Shkoder ku u be edhe dhurimi i cmimeve per shahistet fitues ishte nje mesazh dhe ogur i mire per nxitjen e personave te verber ne aktivitete te tilla ne te ardhmen.