| Historia e fillimeve te arsimimit te te verberve ne Shqiperi |
|
|
|
There are no translations available Fillimet e arsimimit të te verberve ne Shqiperi, lidhen së pari me përpjekjet për mësimin e shkrimit special për te verber brail dhe së dyti me përfshirjen e tyre në shkollat artistike në degën e muzikës si instrumentistë apo këngëtarë. Për herë të parë në Shqipëri sipas të dhënave jo zyrtare braili filloi të përdoret në mënyrë sporadike në vitin 1941.Ky shkrim u soll nga një student shqiptar i verbër që kish mbaruar studimet e larta për piano në Athinë. Nga fundi I këtij viti nëpërmjet një kursi privat mësuan të shkruajnë dhe të lexojnë në sistemin brail dy te verber nga qyteti I Korçës (Rexhep Zemblaku dhe Petrit Koprencka). Baza e shkrimit special për personat me mungesë shikimi, braili, është një qelizë drejtkëndore e përbërë nga dy kolona vertikale me nga tre pika secila. Kombinimet e pikave brenda qelizës formojnë 63 kombinacione. Braili kryesisht përdorej për plotësimin e nevojave të te verberve në drejtim të shkollimit të tyre, për mbajtje shënimesh, për transkriptim të lëndëve të ndryshme në mënyrë të shkurtuar,për mbajtje ditaresh, për letërkëmbime midis vetë te verberve por dhe me persona te verber jashtë vendit. Gjithashtu u përdor dhe për studim literature për ata që dinin gjuhë të huaj. Në vitet e para pas Çlirimit nga okupacioni gjerman shkëmbimet kulturore arsimore u orientuan nga Bashkimi Sovjetik dhe për pasojë dhe qëndrimi ndaj tyre u ndikua nga diapazoni i koncepteve përcaktuese në këtë fushë. Në këto vite u dërguan për të studiuar në shkollat e muzikës një numër i caktuar të verbërish si R.Z nga Korca, Timo.Caci nga Gjirokastra, H.S dhe Abaz.Beshika nga Tepelena dhe Gjok.Vata nga Shkodra. Në përgjithësi këta ishin nxënës që u përfshinë direkt vetëm në edukimin profesional kryesisht në piano, firsarmonikë e vegla fryme. Ata nuk kishin ndjekur arsimin fillor apo 7-vjeçar Mjaft te verber ushtronin profesionin e këngëtarit apo të instrumentistit.Kështu opinioni i gjerë pranoi se te verberit janë të aftë në fushën e muzikës dhe për pasojë edukimi i tyre në këtë fushë nuk përbënte ndonjë lloj problem. Prezenca e këtyre shembujve në opinionin publik si dhe informacionet e ardhura nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera të ish kampit socialist i shtynë drejtuesit e Ministrisë së Arsimit të asaj kohe që të mendojnë për krijimin e Institucioneve të posaçme arsimore ashtu siç egzistonin dhe në këto vende. Hapi i parë u bë në vitin 1958 me dërgimin në Bashkimin Sovjetik dhe në vende të tjera të studentëve shqiptarë për të studiuar për defektologji. Shumica prej tyre nuk arritën ti mbarojnë studimet për shkak të rrethanave historike që tashmë dihen duke u kthyer dhe duke i përfunduar studimet në Shqipëri. Ndërkohë personat e verber ishin bërë më insistues për tu integruar më mirë në arsim, ku në mjaft raste ata arritën të bindin autoritet e shkollave dhe të pajisen me dëftesa si gjithë të tjerët dhe jo të marrin pjesë thjesht si dëgjues Në vitin 1959 ka të dhëna që hedhin dritë mbi hyrjen e makinës së parë të brailit në Shqipëri.Kjo makinë shkrimi e veçantë u bë e mundur të hynte në Shqipëri nëpërmjet një studenti shqiptar që studionte në Moskë. Fillimisht kjo makinë braili filloi të përdorej nga TE VERBERVE nga qyteti I Korçës. Nëpërmjet VKM , Nr 160, dt 29 Prill 1963, shteti shqiptar vendosi hapjen e Institutit të parë për edukimin special të dy kategorive të personave me aftësi të kufizuar , të të verbërve dhe shurdhmemecëve. 7 muaj pas daljes së ketij vendimi u mundësua çelja e këtij Instituti. Në 5 nëntor 1963 çeli dyert për herë të parë në historinë e arsimit shqiptar Instituti i Shurdhmemecëve dhe të Verbërve. Nga ana e Ministrisë së Arsimit të asaj kohe u importua një makinë shkrimi brail e markës Perkins e cila iu vu në dispozicion “Institutit të Shurdhememecëve dhe të Verbërve”. Mësuesja e parë për Te verberve në Shqipëri sillte një eksperiencë nga studimet e pjesshme të kryera mbi defektologjinë në Leningrad në 1958. Me çeljen e shkollës në 5 nëntor të vitit 1963 ishte bërë gati Abetarja e parë në brail dhe teksti I aritmetikës.Këto libra ishin të ilustruara dhe me figura. Mësuesit e parë sollën një eksperiencë nga Leningradi që do të shërbente dhe si bërthama rreth së cilës do të vërtitej edukimi i kësaj kategorie.Tekstet e para në brail filluan të shtypeshin dhe nga vetë mësuesit që realizonin shpërndarjen e tyre te nxënësit me tema apo kapituj të veçantë . Jeta e ketij Instituti filloi me çeljen e dy klasave një për të verbër dhe një për shurdhmemecë. Kriteret administrative të pranimit ishin që nxënësit të ishin të verbër, të pastër nga të meta të tjera. I njëjti kriter u aplikua dhe për shurdhmemecët, për një shurmemeci të pastër. Ndër objektivat më të rëndësishme që gjetën zbatim në atë kohë për arsimimin e te verberve ka qenë pajisja e nxënësve me vëllimin e plotë të njohurive për arsimin 8 vjeçar të të verbërve, ndërsa nxënësit shurdhmemecë megjithëse do të qëndrojnë në shkollë 9 vjet do të pajiseshin me njohuritë e arsimit fillor . Ndër komponentët shumë të rëndësishëm të këtij arsimimi në këtë Institut ka qenë dhe pregatitja profesionale, pra kishte një ambicje shumë të madhe që te verberit të sistemoheshin në punë mbi bazën e shprehive dhe pregatitjes profesionale që fitonin në këtë shkollë. Megjithëse e kishte emrin Institut dhe kishte një cikël prej 9 vjetësh esencialisht ishte një shkolle 8 vjeçare që e vinte në dyshim këtë koncept për faktin se në drejtimet kryesore të edukimit dhe të arsimit ishin mjaft të theksuara edukimi profesional dhe ai special. Me çeljen e këtij Instituti shënohet dhe hapja e klasës së parë për te verber me 12 nxënës . Fillimet e egzistences së këtij Instituti patën vështirësitë e veta për shkak të mungesës së përvojës, mjeteve didaktike etj. Ajo çka vlen të përmendet është se përfshirja e te verberve në shkollat normale dhe pas çeljes se Institutit të Shurdhmemecëve dhe të Verbërve vazhdoi të mbetej konstante duke u ridimensionuar në vitet e mëvonshme në arsimin e mesëm dhe atë të lartë. Instituti ndiqte programin arsimor të shkollave 8-vjeçare normale. Në vitin arsimor 1966-1967 u futën orët e punës dhe orët e kulturës muzikore. Shfrytëzimi i përvojave të shteteve të tjera solli për herë të parë dhe praktikimin në drejtim të pregatitjes profesionale për te verberit.U eksperimentua thurja me xunkth dhe pregatitja e furçave të rrobave dhe të këpucëve. Në vitin ’68 përveç programit normal mësimor u futën orët e punës praktike që u zhvilluan në Uzinën Dajti.Në uzinë te verberit mësonin montimin e bravave, rubinetave, menteshave, saraçineskave të tipeve të ndryshme. Në vitin 1972 përfunduan klasën e nëntë, pra ciklin e plotë të arsimit 8-vjeçar nga 12 vetëm 9 te verber. Në vitin 1966 u hap klasa e dytë për te verber. Cikli i plotë i arsimimit të tyre 8-vjeçar përfundoi në vitin 1975. Ndryshimet nga njëri kontigjent i të verbërve në tjetrin vinin në progresion pozitiv rezultuar kjo dhe në arritjet që pati kontigjenti i dytë i te verberve. Në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës për vitin shkollor 1973-1974 u bë e mundur falë arritjeve dhe pregatitjes së shkëlqyer të te verberve që ata të arrinin në finalen e kësaj olimpiade duke hyrë në konkurim me një nga shkollat më të mira të kryeqytetit. Falë pregatitjes rezultative të te verberve u bë e mundur që për herë të parë në vitin 1966 në Institut të ushtrojë profesionin e mësuesit një Te verberve . Në vitet e mëpasshme studimet në këtë Institut vijuan duke u pregatitur kontigjentë të tjerë të te verberve. Me kalimin e kohes ky Institut u rrit numerikisht dhe bashkë me këtë rritje u shtuan dhe problemet. Kriza ekonomike qe përfshiu vendin sidomos gjatë viteve 80 solli për pasojë kufizimin e financimit sidomos për pajisjet didaktive dhe tifloteknike. Që nga çelja e Institutit e deri rreth viteve 1985-86 përdorimi I brailit ishte i kufizuar në përgjithësi vetëm brenda kornizës së Institutit, dmth ai përdorej kryesisht për qëllime të arsimimit të vetë te verberve. Nga vitet 1986-1998 pati një rënie përdorimi I brailit në Shqipëri. Kjo erdhi si rezultat I mungesës se literaturës të shkruar në brail, I një përpjekje të ulët për të ndërgjegjësuar vetë prindërit për rolin dhe rëndësinë e brailit, rol që shkonte përtej leximit e shkrimit për te verberve, mungesa e trajnimeve efektive për stafet pedagogjike që merreshin me këtë kategori. Me interesimin dhe përpjekjet e vazhdueshme të SHVSH dhe me rritjen e fuqizimin e saj përdorimi I brailit filloi të dilte jashtë kornizave të sipërpërmendura.U zhvilluan një sërë kursesh nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë ku krahas mësimit të brailit u vu theksi në rolin, prioritetet dhe gjithë rezultatet positive që sjell mësimi I këtij shkrimi për te verberit ne tërësi. Pas vitit 90 shkrimi brail nuk pati një përdorim efikas nga te verberit, sepse në këto vite në Shqipëri hynë në masë mjete elektronike për inçizim të cilat për përdoruesit e brailit ishin më efikase në punët e përditshme të tyre. Gjithashtu shkurtimi I vendeve të punës për te verberit bëri që të lihej pas dore shkrimi brail. Mungesa e fondeve për “Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë” dhe mospasja e një Shtypshkronje profesionale për shtypjen e teksteve në brail ishte një goditje e rëndë që iu dha përdorimit të shkrimit brail deri aty sa tekstet shkollore nuk botoheshin më dhe mjetet e shkrimit brail qoftë dhe ato të thjeshta ishin shumë të pakta në numër. Megjithatë në këtë kohë mund të themi se ky shkrim jo se humbi përdoruesit e tij, por papunësia për të cilën në ketë periudhë të tranzicionit ka qenë në shifra enorme bëri që shkrimi brail të mos ishte I domosdoshëm. Kështu organizimi I kurseve në brail në disa rrethe të Shqipërisë ngaxtë cilat mund të përmenden Tirana 1995,Vlora 1996, Malësia e Madhe 1999, Shkodra 2004, Lezha 2005, Saranda 2004, ardhja e mjeteve të posaçme që nga ato më të thjeshtat deri tek makinat e shkrimit dhe kompjuterat me programe speciale për shkimin brail solli një domosdoshmëri të përdorimit të brailit. Pjesëmarrës në këto kurse nuk ishin vetëm të rinjtë e të rejat për të cilët qe I domosdoshëm, por dhe grupmosha të tjera të cilët përveç kuriozitetit e quanin brailin të nevojshëm në jetën e tyre. Me afërsi mund të them se personat që kanë mësuar shkrimin brail në këto kurse mund të jenë rreth 150 që së bashku me përdoruesit e brailit që kanë dalë nga Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë ka shkuar në rreth 400 .Megjithatë kjo shifër është shumë e vogël krahasuar me numrin e të verbërve që janë në Shqipëri Një erë vërtet e re ka nisur me ardhjen e linjës se prodhimit për tekste në brail në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë në 1996. Me vënien në punë të kësaj linjë prodhimi filluan të shtypeshin tekstet e para shkollore në brail që nga viti 1992.Po në këtë vit në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë erdhi dhe një pajisje e re e quajtur “thermoform” që është një pajisje që shërben për prodhimin e figurave në reliev (tredimensionale). Një tjetër linjë prodhimi në brail filloi të funksionojë në vitin 2002 pranë QKRV e cila synonte ti vinte në ndihmë me tekste shkollore “Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë” dhe synimi tjetër prodhimin e librave artistike në brail që është një risi në këtë fushë. Në 8.1.1991 u bë një tjetër përpjekje më e studiuar dhe që mori formën e një organizimi nga ana e Te verberve i cili me Vendim Gjykate u njoh nga shteti dhe u quajt Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë.Ky organizim kishte në vetvete këto qëllime: - Identifikimin dhe njohjen e këtij grupi shoqëror - Mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të te verberve. - Njohjen si palë konsultative në hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore. Ky organizim ka rezultuar mjaft i suksesshëm për te verberit, pasi nëpërmjet organizimit të tyre ata kanë arritur të zbatojnë moton e përbotshme të tyre “Asgjë për ne, pa ne”, dhe të fitojnë dhe njohin të drejtat e tyre në përputhje këto dhe me zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit. Muaji korrik 2001 shënon dhe krijimin dhe njohjen nga shteti të Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve, organizim ky që synonte: - Ngritjen e institucioneve për rehabilitimin e te verberve. - Plotësimin e nevojave emergjente të te verberve - Hartimin e politikave sociale për të bërë të mundur integrimin e të verbërve në jetën normale. - Përmbushjen e standarteve Europiane për Politikat sociale. Të gjitha organizimet e Te verberve kanë rezultuar efektive për shkak të ideve mjaft të qarta të tyre , synimeve për zbatimin e motos së tyre universale, dhe të faktit që ata i bashkon verbëria dhe pasojat e saj. Me ndryshimin e sistemit social- ekonomik dhe fillimin e tranzicionit problemet që lindën në shoqërinë normale shoqëruan dhe jetën e këtij Instituti. Në vitin 1992 me kërkesën dhe insistimin e SHVSH, pranë Qeverisë teknike të asaj kohe u arrit ndarja e Institutit të Shurdhmemeceve dhe të verbërve në dy Institute në atë të Shurdhmemecëve dhe atë të të Verbërve.(VKM nr 115, dt 3.4.1992, “Për ndarjen e Institutit tëNxënësve që nuk dëgjojnë dhe atyre që nuk shikojnë”) Ky Institut krahas problemeve dhe vështirësive që hasi në arsimimin e Te verberve nxori kontigjente te verberish që më vonë treguan se njohuritë bazë që ata kishin asimiluar aty, kishin pasur rrënjë të forta dhe kishin qenërezultative. Megjithatë në këtë Institut trajtohen vetëm nxënësit me verbëri të pastër dhe të pashoqëruar me defekte të tjera. Përfshihen pra në Institut te te verberve me shikim të pjesshëm dhe ata me mungesë të plotë shikimi |