logo

AlbanianEnglish

Search

Arsimimi i Te verberve në Universitete Print E-mail
There are no translations available

Sic dihet te verberit e kane filluar rrugen e vet për tu integruar në arsimin e lartë qe në vitin 1978 kur u pranua i pari student i verbër në Fakultetin Juridik.Rasti është sa interesant aq dhe i veçantë, pasi lidhet me individualitetin e ish-studentit , por dhe me rrethenat social-politike të asaj kohe.Pranimi i tij Universitet u mbështet se pari moralisht nga intelektualët e Universitetit dhe drejtues të veçantë, njerëz të letrave të Ministrisë së Arsimit të asaj kohe.
Meqenëse ky rast doli me mjaft sukses duke përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera shërbeu si eksperiencë për pranimin e studentëve të tjerë, së pari në ketë Fakultet në Degën e Filozofisë dhe më vonë nëpër Fakultete të tjera në Degët e mësuesisë si Matematikë-Fizikë, Gjuhë-letërsi etj.
Gjithsesi keto raste ishin ende të rralla krahasuar me dëshirat dhe nevojat e kësaj kategorie.
Në vitet 90 ky fenomen u bë më masiv, por u frenua me aplikimin e konkurseve.
Me gjithë përpjekjet e mëdha të shoqërisë dhe SHVSH vitet e fundit përjashtuar vitin shkollor 2005-2206, pranimi i tyre ra se tëpërmi.
Në Ligjin 8098, neni 8 thuhet shprehimisht se “pranimi i nxenësve të verberve në shkollat e zakonshme behet me kritere të veçanta të përcaktuara nga Ministria e Arsimit”. Kësaj Ministrie i janë propozuar një seri variantesh për financimin e programeve që bëjnë të mundur trankriptimin në brail apo kasetë të programeve të konkurimit, vendosjen e këtyre kandidatëve në kushte të barabarta me kandidatët normale ose konkurimin mes tyre.
Deri më tani asnjë nga Ministrat e Arsimit nuk ka bërë të mundur zbatimin e detyrimit të përcaktuar në ligj për përcaktimin e kritereve të veçanta për pranimet në shkollat e larta të te verberve. Vetë te verberit kanë qenë mjaft aktiv nëpërmjet Shoqatës se tyre duke krijuar hapesira të posaçme për pranimin e tyre me dhe  pa konkurs.
Për vitin akademik 2005-2006 është bërë e mundur të realizohet proçesi I vazhdimit të ndjekejs së studimeve universitare nga Te verberve.Ky proçes bëhet I mundur pas një ndërprerje që nga viti 2001 të mundësisë së frekuentimit të studimëvë të larta për këtë kategori studentësh.
arsimimi_universitete_1_s.jpgNga këta 84.6 % janë meshkuj dhe 15.4% femra.69.2 % I ndjekin studimet ne fakultete në Tiranë, 15.3 % në Universitetin e Shkodrës dhe 15.3 % në Universitetin e Gjrokastrës.23 % ndjekin studimet në degët e Akdemisë së Arteve të Bukura, 38.4 % ndjekin degët e Fakultetit te Shkencave Sociale,15.3 % ndjekin Degët e Fakulteti të Gjuhëve të Huaja,23 % degët e Mësuesisë.
Problemet kryesore ketu qëndrojnë me studentët që vazhdojnë studimet në Akdeminë e arteve të Bukura për shkak të pengesavë shumë të forta të krijuara nga Dekananti I këtij Fakulteti me arsyetimin e vështirësisë dhe ngarkesës që krijohen për Pedagogët në drejtim të studimit individual që kërkohet me këta studentë.

Ne vitin akademik 2006-2007 ndjekin studimet e larta brenda dhe jashte kufijve 40 studente te verber, ku deget me te frekuentuara jane ato te Shkencave Sociale dhe ato te Mesuesise.