| Punesimi |
|
|
|
Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar më tepër profesionet e niveleve intelektuale lidhur kjo dhe me rritjen e shkallës së arsimimit të NPSH. Në vitin 2007 sipas analizave rezulton se 26.9 % e anëtarëve të verbër janë në moshë pune. Nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe e qytetarëve të verbër janë të moshës së tretë, kjo dhe për faktin se problemet e shikimit me kalimin e viteve vinë dhe agravohen dhe bëjnë që numri i të verbërve të këtyre moshave të jetë më i madh. Grupmosha e aftë për punë e kategorisë së qytetarëve të verbër rezulton në pjesën më të madhe e dominuar nga meshkujt me 56.2% dhe me pas femrat me 43.8%. |