logo

Punesimi i personave te verber Printoni E-mail

Per te analizuar problemet e punesimit te personave te verber, nga ana e Shoqates se te Verberve te Shqiperise, me financimin e Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine, SOROS, u realizua projekti “ Permisimi i statusit social te personave te verber nepermjet punesimit ne qarqet Tirane dhe Durres”. Perzgjedhja e ketyre qarqeve u be nisur nga:

  • Numuri i konsiderueshem i personave te verber qe perfshihet ne deget e SHV ne keto qarqe, niveli i larte asimor dhe kulturor i personave te verber,
  • Në Tiranë është rritur përqendrimi i të verbërve si fenomen paralel demografik. Problemetika e punesimit qe eksiston ne keto qarqe ndihmon ne perpunimin e konkluzioneve dhe rekomandimeve edhe ne rrethet e tjera.

Objektivat specifike te projektit:

- Analiza e situates aktuale te formimit profesional dhe punesimit te te verberve ne qarqet ku do te shtrihet projekti,

- Percaktimi i figurave profesionale te pershtateshme per punesimin e personave te verber,

- Ndergjegjesimi i personave te verber per vetevleresimin dhe vetebesimin per mundeiste e dhenies se kontributit te tyre ne shoqeri (njohja me legjilslacionin ekzistues dhe profesionet e mundeshme ku ato mund te punojne ne kushtet e ekonomise se tregut.

- Rekomandime mbi rruget e mundeshme per ndergjegjesimin e punedhensve mbi aftesite dhe vlerat qe ofrojne personat e verber,

- Rekomandime per permisimin e kuadrit ligjore ekzistues per formimin profesional dhe punesimin e te verberve.

Per kete qellim u realizuan dy tryeza te rrumbullkata, ne Tirane dhe ne Durres, me tematiken e meposhtme:

Ne tryezen e I :

a. Legjislacionin aktual ne Shqiperi, ne mbrojtje te Personave me Aftesi te Kufizuar,

b. Debate mbi zbatimin konkret te tij ne Shqiperi.

c. Evidentimi i problemeve dhe pengesave reale qe shqetesojne kete komunitet per te gezuar te drejten per punesim.

d. Terheqja e mendimeve te paleve ne tryeze per permisimin e politikave te punesimit dhe kuadrit ligjor ekzistues.

Ne tryezen II:

a. Raporti perfundimtar me konkluzionet dhe rekomandimet per permiresimin e situates.

b. Rekomandimet per permisimin e politikave te punesimit per personat e verber dhe kuadrin ligjore ekzistues.

Ne keto tryeza perveç personave te verber u ftuan dhe moren pjese perfaqesues te ministrtise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, nga zyrat e punesimit te qarqeve, drejtoria Rajonale e Arsimit dhe qytetit te Tiranes si dhe punedhenes te ndryshem. Ne tavolinen permbledhese te konkluzioneve mori pjese edhe Znj. Marieta Zaçe, Zevendesministre e Punes Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.

PUNESIMI I QYTETAREVE TE VERBER NE SHQIPERI.

1. Punesimi i personave te verber para viteve ‘9O

Para viteve ‘90 punesimi i te verberve ka patur prirje drejt profesioneve manuale lidhur kjo dhe me njohuritë mësimore që jepeshin në këtë drejtim. Keshtu 42% e të verbërve që kanë mbaruar “Institutin e Nxënësve qe nuk Shikojne” nga 1963-1994 kanë qenë të punësuar, kryesisht në profesionet te tilla si centralistë, paketues, axhustatorë, ne punime artistike, mësues, instrumentistë etj

Perpjekjet e para te “Institutit te Nxenesve qe nuk Shikojne” kane qene te lavderueshme pasi ne kuadrin e programit te pergjithshem arsimor, ne vitin e fundit shtese, pregatitjes profesionale i kushtohej nje vemendje e veçante kryesisht ne profesionat manuale si axhustatore, marangoze, shprehi praktike ne thurje qepje etj. Perpjekje jane bere gjithashtu dhe ne dhenien e profesioneve me te kualifikuara si centraliste , muzikante etj. Jane te njohura mjaft raste kur te verberit me njohurite muzikore instrumentale te marra ne “Institutin e Nxenesve qe nuk Shikojne” kane arritur te sistemohen ne pune si instrumentiste para viteve ’90 dhe me pas kane debutuar ne tregun e orkestrave ne aktivitete te ndryshme si dasma etj. Ka patur dhe raste te tjera qe para vitit ’90 jane sistemuar ne pune dhe si centraliste. Me pas ata e humben punen dhe sot rezultojne te papune.

E meta kryesore e edukimit profesional ne kete institucion deri ne fund te viteve ‘80 ka qene se arsimimi profesional nuk u mor i shkeputur nga arsimi 8-vjeçar , por u trajtua si pjese perberese e tij duke synuar vetem krijimin e shprehive praktike.

Per te verberit duhet te ishte rikonceptuar ndryshe duke e ngritur ne nivelin e nje arsimi profesional te shkeputur dhe autonom, se pari, per shkak te rendesise dhe domosdoshmerise qe kishte per te verberit dhe se dyti, te verberit e kane ndjekur arsimin pergjithesisht ne nje moshe me te madhe sesa homologet e tyre ne arsimin normal.

Qysh ne fundin e viteve 90 e me pas, niveli i edukimit profesional ne “Institutin e Nxenesve qe nuk Shikojne” ra dhe u konceptua me shume si nje edukim shoqeror ne pervetesimin e shprehive praktike, brenda permasave qe ishte dhe per arsimin normal. Ajo qe ka mbetur ende eshte edukimi muzikor ne instrumenta si piano, fizarmonike, vegla frymore, etj.

2. Punesimi pas viteve ’90.

Me ndryshimet ekonomike te ndodhura ne vendin tone pas viteve ’90 vrejme si tendenca qe:

Nga njera ane kemi rritjen e papunesise si rrjedhoje mbylljes se ndermarrjeve industriale ne qytet dhe ekonomive bujqesore ne fshat dhe humbjes se vendeve te punes nga personat e verber dhe, nga ana tjeter, si rrjedhoje e statusit te fituar, kemi nje rritjen e numurit te personave te verber qe kane mbaruar apo vazhdojne shkollat e mesme apo te larta duke bere qe gjatë kësaj periudhe te zhvillohen më tepër profesionet e niveleve intelektuale.

Keshtu aktualisht, 6 persona te verber qe kane mbaruar fakultetin juridik punojne si avokate ne rrethe te ndryshme sin e Tirane, Elbasan etj., 5 persona punojne si mesues ne Institutin e Nxenesve qe nuk Shikojne “Ramazan Kabashi” ne Tirane, nje si redaktor ne Radio Tirana nje punon si muzikant prane Ansamblit te Kengeve dhe Valleve. Ne Lezhe, nje person i verber eshte punesuar si pergjegjes i nje qendre ditore te rehabilitimit te PAK dhe nje tjeter si punonjes social prane zyres se arsimit te rrethit. Duhen permendur ketu edhe ato qe merren me aktivitet privat.

Ne se do ti bejme nje analize vleresuese shifrave te marra nga statistikat e Shoqates se te Verberve te Shqiperise per vitin 2007 rezulton qe:

  • Nga numuri i pergjithshem i perosonave te verber ne shkalle vendi, 26.9 % e tyre janë në moshë pune.
  • Pjesa më e madhe e tyre janë të moshës së tretë, kjo dhe për faktin se problemet e shikimit me kalimin e viteve vinë dhe agravohen dhe bëjnë që numri i të verbërve të këtyre moshave të jetë më i madh.
  • Grupmosha e aftë për punë rezulton në pjesën më të madhe e dominuar nga meshkujt me 56.2% dhe me pas femrat me 43.8%.
  • Ne drejtim te vleresimit te punesimit mbi bazen e gravitetit te verberise se personave te verber te punesuar del qe vetem 12 % e te punesuarve te verber jane grupi i pare (totalisht te verber) dhe 88 % e tyre jane grupi i dyte (me shikim te pjesshem). Ky rezultat pasqyron ne menyre te terthorte dhe veshtiresite qe kane veçanerisht personat totalisht te verber per punesim.
  • Pjesa me e madhe e personave te verber te punesuar banojne ne fshat me 84.3% dhe pjesa tjeter me 15.7 % banojne ne qytet.
  • Ne nje pjese te madhe te rretheve te vendit ku vlen te permendim rrethe te tilla si: Berat, Burrel, Devoll, Durres, Fier, Gjirokaster, Has, Kavaje, Kolonje, Korce, Kruje, Kucove, Kukes etj. nuk kane asnje person te verber te punesuar ne sektorin shteteror. Ky eshte nje tregues i qarte i implementimit te politikave te punesimit per PAK nga vete institucionet qe kane detyrimin ligjore per hartimin dhe monitorimin e tyre.
  • Ne rrethe te tilla si Devolli, Kukesi, Laci, Malesia e Madhe, Peqini, Peshkopia, Puka, Pogradeci, Skrapari, Shkodra,etj nuk kane asnje qytetar te verber te punesuar.

SFIDAT E PUNESIMIT ME TE CILAT NDESHEN PERSONAT E VERBER NE SHQIPERI.

Sfidat kryesore te punesimit te te verberve permblidhen keto drejtime thelbesore:

· Alternative punesimi te kufizuara

· Veshtiresi ne drejtim te aksesit ne informim.

· Mungese te mjediseve te adaptuara te punes per personat e verber

· Mosnergjegjesim i punedhenesve mbi verberine dhe pasojat e saj

· Mosndergjegjesimi i duhur i shoqerise dhe familjes mbi vlerat dhe aftesite qe ofrojne personat e verber.

· Mungesa e trajnimeve profesionale

A- Rekomandime per permisimin e kuadrit ligjor egzistues.

1. Legjislacioni mbi punesimin e PAK ne teresi dhe per personat e verber ne veçanti, duhet te percaktoje ne menyre te sistemuar dhe te qarte te drejtat dhe perfitimet ne formen e avantazheve. Konkretisht:

- Monitorimin dhe vendosjen e sanksioneve detyruese per sistemin e kuotimit ne sektorin publik dhe ate privat per Personat me Aftesi te kufizuar.

- Nje ligj antidiskriminimi i cili duhet te mbroje personat me aftesi te kufizuar nga humbja e punes se tyre dhe te inkurajoje promovimin e punesimit te tyre.

- Nxitja e barazise ne pjesemarrje te personave te verber ne te gjitha proceset e ndermarra nga politikberesit dhe ne pemiresimin e legjislacionit aktual.

- Marrjen e masave per tu siguruar se punedhenesit do te pershtasin nevojat e personave te cilet kane humbur kohet e fundit shikimin duke i vendosur ato ne pozicione dhe pergjegjesi me te pershtatshme.

2. Shteti shqiptar duhet qe te ratifkoje sa me shpejt qe te jete e mundur Konventen e Kombeve te Bashkuara mbi te drejtat dhe lirite e Personave me Aftesi te Kufizuara. Ratifikimi saj do te beje te mundur qe shteti shqiptare:

- te njohe të drejtën e PAK për të punuar, në baza të barabarta me të tjerët; kjo përfshin të drejtën për të patur mundësinë për të fituar jetesën duke bërë punë të zgjedhur lirisht apo të pranuar në tregun e punës dhe vendin/ambjentin e punës që është i hapur, përfshirës dhe i arritshem nga personat me aftësi të kufizuar,

- të mbrojë dhe promovojë realizimin e të drejtës për punë, përfshirë dhe ata që e fitojnë aftësinë e kufizuar gjatë punësimit, duke marrë hapat e duhur, përfshirë në legjislacion ndër të tjera:

(a) Për të ndaluar diskriminimin me bazë aftësinë e kufizuar në të gjitha çështjet lidhur me punësimin, përfshirë kushtet e rekrutimit, punësimit, vazhdimësisë së punësimit, ecjes në karrierë, dhe ofrimin e kushteve të punës të sigurta dhe të shëndetshme;

(b) Për të mbrojtur të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, në baza të barabarta me të tjerët, duke përfshirë mundësi të barabarta dhe pagesë të barabartë për punën me vlerë, siguri dhe kushte pune të shëndetshme të barabarta, përfshirë dhe mbrojtjen nga ngacmimet, dhe adresimin e ankesave;

(c) Për të siguruar se personat me aftësi të kufizuar janë gjendje te ushtrojne te drejtat e punës dhe te drejtat sindikaliste në baza të barabarta me të tjerët;

(d) Për të mundësuar personat me aftësi të kufizuar për të patur akses në programet e përgjithshme udhëzuese teknike dhe profesionale, shërbimet e vendosjes ne vendin e punes dhe trainim të vazhdueshëm profesional ;

(e) Për të promovuar mundësitë dhe ecjen në karrierë për personat me aftësi të kufizuar në tregun e punës, si dhe asistencë në gjetjen, fitimin, mbajtjen dhe kthimin në punë;

(f) Për të promovuar mundësitë për vetë-punësim, aktivitet te lire privat, zhvillimin e ko-operativave, dhe për të filluar biznesin e vet;

(g) Për të punësuar personat me aftësi të kufizuar në sektorin publik;

(h) Për të promovuar punësimin e personave me aftësi të kufizuar në sektorin privat nëpërmjet politikave dhe masave të duhura, të cilat mund të përfshijnë programe veprimi afirmative, nxitës dhe masa të tjera;

(i) Për të siguruar se akomodimi i arësyeshëm iu është siguruar/dhënë personave me aftësi të kufizuar në vednin/ambjentin e punës;

(j) Për të promovuar fitimin e përvojës së punës nga personat me aftësi të kufizuar në tregun e hapur të punës;

(k) Për të promovuar programe per rehabilitim profesional, mbajtjen e vendit të punës dhe kthimit’në’punë për personat me aftësi të kufizuar.

- E drejta e informimit duhet konceptuar si nje e drejte kushtetuese e cila duhet te reflektohet detyrimisht ne legjislacionin e posaçem ku ne baze dhe per zbatim te tij duhet te dalin aktet nenligjore, vendimet e Qeverise.

b- Rekomandime per permisimin e politikave te punesimit

1. Meqenese personat e verber kane mangesi ne kualifikim dhe formim profesional, si pasoje e mangesive qe egzistojne ne arsimimin dhe pergatitjen e tyre profesionale, eshte me rendesi te pershpejtohet ngritja e Qendres se Formimit Profesional per personat e verber. Kjo qender duhet te jete e pajisur me staf te kualifikuar rehabilitimi dhe te kete objektiv kryesor integrimin profesional te ketij komuniteti. Eksperienca e punes se deritanishme e Qendres Kombetare te Rehabilitimit te te Verberve ne kte drejtim mund te sherbeje si baze per konceptimin e kesaj qendre.

Formimi profesional i personave te verber, per shkak te veçorive specifike te verberise, mendojne qe nuk eshte efektiv ne se realizohet sebashku me PAK te tjere.

2. Nje rol te rendesishem ne punesimin e personave te verber ka ndergjegjesimi i Punedhenesve. Per kete:

a. Nepermjet formave te ndryshme, seminare apo kontakte personale, punedhenesit duhet te informohen rreth programeve te ndryshme te cilat do te sherbejne per personat e verber ne perballimin e tregut aktual te punesimit.

b. Te behet i mundur trainimi i punedhensve ne bashkepunim me personat e verber. Te realizohet informacion praktik nepermjet materialeve reale per punedhenesit:

c. Evidentimi i shembujve te vertete te personave te verber ne pune ne saje te bashkepunimit me media te ndryshme.