|
Gjendja aktuale e arsimimit të te verberve |
|
Gjendja aktuale e frekuentimit të arsimit në Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë.
Për vitin mësimor 2005-2006 gjendja e numrit të përgjithshëm të te verberve sipas klasave është si më poshtë vijon:
Tabela :
Pasqyrë e frekuentimit të Institutit për vitin shkollor 2005-2006.
Nga 21 Te verberve totalisht të verbër 28.5 % e tyre kanë vështirësi absolute në drejtim të perceptimit të mikro dhe makrobotës.
Trupa pedagogjike përbëhet nga 14 mësues dhe 7 ndihmës mësues. Gjithsej numri i personelit të Institutit shkon në 41 vetë.Trupa e mësuesve përbëhet nga 10 mësues me shikim normal dhe 4 me probleme të shikimit.
- Përfshirja në arsimin e zakonshëm
Nga të dhëna e nxjerra nga arkivat e Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë, nga studimet e kryera në terren, nëpër shkollat normale si dhe nga kërkimet e kryera nga rregjistrat themelorë të Te verberve në Shqipëri të moshave 6-18 vjeç, rezulton se ka raste ku thjesht për mungesë informacioni, apo mosdëshira e prindërve për ta futur fëmijën e tyre në kategorinë e fëmijëve që nuk shikojnë, vazhdojnë arsimin normal.
Gati pjesa derrmuese e këtyre rasteve janë fëmijë me shikim të pjesshëm.
Fëmijët të cilët kanë probleme të njohura të shikimit nga Komisioni Mjekësor i Përcaktimit te Verbërisë, kanë të adresuara në mënyrë direkte te prindërit e tyre këshillat mjekësore në drejtim të llojit të shkollës që duhet të frekuentojnë për shkak të problemeve të shikimit.
Fëmijët me shikim të pjesshëm, të cilët rezultojnë me probleme të shikimit, probleme të cilat janë të lindura dhe që qëndrojnë në të njejtin nivel gjate gjithë jetës pa patur tendenca progresive në drejtim të zhvillimit të problemeve që dëmtojnë shikimin, nga KMPV këshillohen të ndjekin arsimin normal.
Ndërsa fëmijëve me shikim të pjesshëm problemet e të cilëve në drejtim të shikimit kanë tendenca në drejtim të degradimit të tyre drejt fazave finale, për efekt të mbrojtjes së pjesës së shikimit të mbetur, këshillohen nga KMPV të ndjekin “Institutin e fëmijëve që nuk shikojnë”, për shkak të mësimit atje të shkrimit brail që vë në përdorim të prekurit dhe mundëson ruajtjen e shikimit të mbetur.
Fëmijët më verbëri totale këshillohen jo vetëm nga KMPV , por dhe nga mësuesit të frekuentojnë “Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë” dhe për faktin se në sistemin arsimor shqiptar nuk janë krijuar akoma kushtet për një integrim të plotë të tyre në arsimin normal që në fazat e para të arsimimit.(arsimit fillor).
Instituti I Nxenesve qe nuk shikojne “Ramazan Kabashi”, ka patur te rregjistruar 61 nxenes, per vitin shkollor 2006-2007, nga te cilet 3 jane larguar.
Aktualisht per vitin shkollor 2006-2007 ndjekin studimet 58 nxenes.
Nderkohe qe ndjekin studimet ne shkollat 9-vjecare normale dhe rreth 35 nxenes te verber.
|