Arsimimi i te verberve ne shkollat e mesme
Te verberve pasi ka mbaruar arsimit e detyrueshëm në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë ose në një Shkollë tjetër normale ndodhet përballë sfidës së përzgjedhjes, të vazhdimit të progresit në arsimim apo të shmangies prej tij.
Ka me shume se 30 vjet kur kontigjenet  e parë të Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë filluar rrugën e integrimit në arsimin e zakonshem.Kjo më tepër për faktin se ata nuk kanë mundësi të tjera zgjedhje.
Deri në vitet 90 te verberit kanë ndjekur kryesisht shkollat e mesme të përgjithshme ose ato artistike. Më pas pranimi i tyre në shkollat e mesme u pranua më gjerësisht duke u rikonceptuar qëndrimi ndaj tyre.Atyre iu dha mundësia të ndjekin shkollat mesme të gjuhëve të huaja, pedagogjike, teknologjike etj.
Numri i nxenesve te verber qe kane mbaruar Institutin e Nxenesve qe nuk shikojne dhe qe kane vazhduar shkollat e mesme ne keto 4 vitet e fundit jane si me poshte:
2003-2004: te rregjistruar ne shkollat mesme 9 persona
2004-2006: 10 persona
2005-2006: 9 persona
2006-2007: 8 persona
Për vitin shkollor 2005-2006 kanë ndjekur arsimin e mesëm 100 % e të verberve që kanë mbaruar studimet në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë.
55.5 % e tyre janë meshkuj dhe 44.5 % femra. Ata janë integruar kryesisht në drejtimet e mëposhtme:
arsimimi_shkollat_mesme_1_s.jpg77.8 % ndjekin studimet në Shkollat e gjuhëve të huaja, 11.1 % në Shkollë Muzike, 11.1 % në Shkollën Hoteleri – Turizem. 55.5% I ndjekin studimet në Shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale në Tiranë, 22.2 % në Elbasan dhe 22.3 % ne Gjirokastër.

Për vitin shkollor 2006-2007 kanë ndjekur arsimin e mesëm 100 % e të verberve që kanë mbaruar studimet në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë.
50 % e tyre janë meshkuj dhe 50 % femra.
Ata janë integruar kryesisht në drejtimet e mëposhtme:
      50 % ndjekin studimet në Shkollat e gjuhëve të huaja, 50 % në Liceun Artistik. 100% I ndjekin studimet në Shkollat e mesme te qytetit te Tiranes.
    Ne vitin shkollor 2006-2007 pervec shifrave te permendura me siper vazhdojne studimet ne shkollat e mesme dhe rreth 19 nxenes te cilet i kane mbaruar studimet 8-vjecare ne shkolla normale dhe jo ne institutin e nxenesve qe nuk shikojne.