Para viteve ‘9O
Kryesisht gjatë kësaj periudhe te verberit kanë patur prirje drejt profesioneve manuale lidhur kjo dhe me njohuritë mësimore që jepeshin në këtë drejtim.
42% e të verbërve që kanë mbaruar Institutin e Nxënësve nga 1963-1994 kanë qenë të punësuar, kryesisht në drejtimet centralistë, paketues, axhustatorë, punimeve artistike, mësues, instrumentistë etj
Gjendja aktuale e punesimit
Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar më tepër profesionet e niveleve intelektuale lidhur kjo dhe me rritjen e shkallës së arsimimit të NPSH.
Në vitin 2007 sipas analizave rezulton se 26.9 % e anëtarëve të verbër janë në moshë pune.
Nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe e qytetarëve të verbër janë të moshës së tretë, kjo dhe për faktin se problemet e shikimit me kalimin e viteve vinë dhe agravohen dhe bëjnë që numri i të verbërve të këtyre moshave të jetë më i madh.
Grupmosha e aftë për punë e kategorisë së qytetarëve të verbër rezulton në pjesën më të madhe e dominuar nga meshkujt me 56.2% dhe me pas femrat me 43.8%.
Rrethet me përqindjen më të lartë të meshkujve të verbër të aftë për punë janë; Tropoja 84.3%, Kuçova 72%, Skrapari 75 %, ndërsa rrethet me përqindjen më të lartë të femrave në moshë pune vlen të përmenden: Fieri 52.3 %, Korca 56 %, Lushnja 55.5 % etj.
Të dhënat pasqyrohen si më poshtë:
Ne rrethet te cilet kane perqindjen me te larte te moshes se afte per pune te qytetareve te verber mund te permenden Laci 67.7 %, Mallakastra 43.7%, Puka 76.3 % etj.
Ndersa nder rrethet me perqindjen me te ulet nga analizat jane vleresuar Permeti 2 %, Gramshi 28% , Gjirokastra 32 % etj.
Pjesa me e madhe e qytetareve te verber te afte per pune banojne neper fshatra me 57 % dhe ne qytet me 43 % .
Nder rrethet me nje numer me te madh te qytetareve te verber ne moshe pune qe banojne neper fshatra jane vleresuar Tropoja 89 %, Peshkopia 75.4 %, Kukesi 70 %, Librazhdi 70 % etj.
Ndersa ne rrethet ku pjesa me e madhe e qytetareve te verber ne moshe pune banojne ne qytet jane vleresuar Tirana 63 %, Berati 58.5 %, Skrapari 90 % etj.
Ne shkalle vendi rezulton se 18 % e moshes se afte per pune te qytetareve te verber jane te punesuar.
Me vlerat me te mira renditet Tropoja me 86 % te moshes se afte per pune te punesuar, Lushnja me 66%, Permeti me 43 % etj. Ne keto rrethe gati te gjithe keta qytetare te verber japin kontributin e tyre kryesisht ne bujqesi, blegtori e kopshtari.
Malesia e Madhe, Kukesi, Shkodra, Skrapari, Hasi, Puka, Peshkopia, Peqini, Devolli vleresohen me 0 % pasi ata nuk shenojne as edhe nje te punesuar ne rrethet e tyre.
Keto percaktohen dhe si zonat me problematike, ku qytetaret e verber kane shume probleme ne drejtim te gjetjes se mundesive per punesimin e tyre. Kjo dhe per faktin se ne keto zona dhe per popullsine normale shifrat e papunesise jane te niveleve te larta.
Ne drejtim te vleresimit te punesimit ne drejtim te vleresimeve te gravitetit te verberise se qytetareve te verber te punesuar mund te theksohet se 12 % e te punesuarve te verber jane grupi I pare (totalisht te verber) dhe 88 % e tyre jane grupi I dyte ( me shikim te pjesshem). Ky rezultat pasqyron ne menyre te terthorte dhe veshtiresite qe kane vecanerisht personat totalisht te verber per punesim, pra bashke me te dhe faktin se sfidat qe u duhet te perballojne atyre jane me te medha dhe se ata akoma nuk kane mundur ti zgjidhin ato.
Pjesa derrmuese e qytetareve te verber te punesuar banojne ne fshat me 84.3% dhe pjesa tjeter me 15.7 % banojne ne qytet.
Pra kryesisht qytetaret e verber jane te vetepunesuar ne bizneset e tyre familjare kryesisht ne punet qe ofron fshati dhe qe mundte jene me te pershtatshme dhe te realizueshme per ta si bujqesi, blegtori, kopshtari
4.5 % e personave te verber te punesuar ofrojne kontributin e tyre ne sektorin shteteror dhe 95.5% ne sektorin privat.
Pjesa me e madhe e rretheve te Shqiperise ku vlen te permendim rrethe te tilla si: Berat, Burrel, Devoll, Durres, Fier, Gjirokaster, Has, Kavaje, Kolonje, Korce, Kruje, Kucove, Kukes etj nuk kane asnje person te verber te punesuar ne sektorin shteteror.
Shifra te tilla tregojne nje mungese implemetimi te politikave shteterore ne lidhje me punesimin e kesaj kategorie, ku shifrat e punesimit te tyre ne sektoret shteterore thuajse jane ne nivele te paperfillshme.
|