Papunesia tek personat e verber konsiderohet si nje prej problemeve te tyre kryesore. Ata rrallehere shohin mundesi te fitojne vete jetesen e tyre dhe te marrin pjese plotesisht ne shoqeri. Nevoja per integrimin e tyre qofte dhe ne fushen e punesimit eshte ne perputhje te plote me prioritetet e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Sipas analizave ne drejtim te niveleve te papunesise per kategorine e qytetareve te verber ne te gjithe Shqiperine ka rezultuar se 82% e moshes se afte per pune jane te papune.
Ne rrethe te tilla si Devolli, Kukesi, Laci, Malesia e Madhe, Peqini, Peshkopia, Puka, Pogradeci, Skrapari, Shkodra,etj nuk kane asnje qytetar te verber te punesuar. Kjo papunesi e tyre jo vetem kushtezon statusin e tyre shoqeror , por dhe ate ekonomik.
Papunesia shikohet me teper ne nivelin e kategorise se femrave te verbera dhe per me teper te atyre te grupit te pare.
88% e personave te verber te afte per pune, te grupit te pare jane te papune. 53.4% e femrave te afta per pune jane te papuna dhe 46.6% e meshkujve te afte per pune jane te papune.
Pjesa me e madhe e te papuneve jetojne ne qytet me 83.4%,ku dominojne qytete te shpendare keto ne te gjithe Shqiperine, ku vihet re nje tendence me e larte ne zonat malore.
Rrethi i Elbasanit karakterizohet me nje barazi ne shifrat e papunesine ndermjet meshkuve dhe femrave te verber te afte per pune me 50 %.
Pavaresisht nga Ligji Nr. 7995 “Per nxitjen e punesimit” date 20.09.1995, duhet te behen perpjekje me efektive per te integruar personat e verber ne tregun e punes.
Qendra Kombetare e Rehabilitimit te te Verberve luan nje rol te rendeshishem ne kete drejtim dhe duhet te marre mbeshtetje jo vetem nga donatoret, por edhe nga vete Qeveria Shqiptare. Kjo ka nisur tashme nepermjet Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, qe mbeshtet projekte punesimi ne drejtim te kesaj kategorie.
Megjithate, duhet mbajtur parasysh se dhe nga zyrtaret e institucionet shteterore me synim integrimin e ketij grupi shoqeror ne jeten aktive te shoqerise, gjetja e menyrave dhe rrugeve me synim perfshirjen ne projektet e Zyrave rajonale te Punes, SHKP, qofte neperjmet formave te hapura ose alternative te punesimit.
Sherbimi Kombetar i Punesimit duhet te krijoje nje bashkepunim me te ngushte me Shoqaten e te Verberve te Shqiperise ne drejtim te punesimit te qytetareve te verber.
Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta duhet te marre masa konkrete per te siguruar zbatimin efektiv te Ligjit ekzistues “Per nxitjen e punesimit.”
Meqe vete personat e verber shpesh kane mangesi ne kualifikim dhe mjeshteri, si pasoje e mangesive qe egzistojne ne arsimimin e tyre dhe pergatitjes profesionale, eshte e rendesishme te behet perpjekje me te medha ne kete sektor, duke u nisur nga te gjitha nivelet e shkollimit, arsimin universitar dhe pregatitjen profesionale, duke mundesuar qe ata te ndertojne kapacitetin e tyre ne menyre te barabarte.
|