| Punesimi i personave te verber |
|
Per te analizuar problemet e punesimit te personave te verber, nga ana e
Shoqates se te Verberve te Shqiperise, me financimin e Fondacionit Shoqeria e
Hapur per Shqiperine, SOROS, u realizua projekti “ Permisimi i statusit social
te personave te verber nepermjet punesimit ne qarqet Tirane dhe Durres”. Perzgjedhja e ketyre qarqeve u be nisur nga:
Objektivat
specifike te projektit:
-
Analiza
e situates aktuale te formimit
profesional dhe punesimit te te verberve ne qarqet ku do te shtrihet projekti,
-
Percaktimi
i figurave profesionale te pershtateshme
per punesimin e personave te verber,
-
Ndergjegjesimi
i personave te verber per vetevleresimin
dhe vetebesimin per mundeiste e dhenies se kontributit te tyre ne shoqeri
(njohja me legjilslacionin ekzistues dhe profesionet e mundeshme ku ato mund te
punojne ne kushtet e ekonomise se tregut.
-
Rekomandime
mbi rruget e mundeshme per
ndergjegjesimin e punedhensve mbi aftesite dhe vlerat qe ofrojne personat e
verber,
-
Rekomandime
per permisimin e kuadrit ligjore ekzistues per formimin profesional dhe
punesimin e te verberve.
Per kete qellim u realizuan dy tryeza te rrumbullkata, ne Tirane dhe ne
Durres, me tematiken e meposhtme:
Ne tryezen e I :
a.
Legjislacionin
aktual ne Shqiperi, ne mbrojtje te Personave me Aftesi te Kufizuar,
b.
Debate
mbi zbatimin konkret te tij ne Shqiperi.
c.
Evidentimi
i problemeve dhe pengesave reale qe shqetesojne kete komunitet per te gezuar te
drejten per punesim.
d.
Terheqja
e mendimeve te paleve ne tryeze per permisimin e politikave te punesimit dhe
kuadrit ligjor ekzistues.
Ne tryezen II:
a.
Raporti
perfundimtar me konkluzionet dhe rekomandimet per permiresimin e situates.
b.
Rekomandimet
per permisimin e politikave te punesimit per personat e verber dhe kuadrin
ligjore ekzistues.
Ne keto tryeza perveç personave te verber u ftuan dhe moren pjese
perfaqesues te ministrtise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te
Barabarta, nga zyrat e punesimit te qarqeve, drejtoria Rajonale e Arsimit dhe
qytetit te Tiranes si dhe punedhenes te ndryshem. Ne tavolinen permbledhese te
konkluzioneve mori pjese edhe Znj. Marieta Zaçe, Zevendesministre e Punes Çeshtjeve
Sociale dhe Shanseve te Barabarta.
PUNESIMI I QYTETAREVE
TE VERBER NE SHQIPERI. 1. Punesimi i personave te verber
para viteve ‘9O
Para viteve ‘90 punesimi i te verberve ka patur prirje drejt
profesioneve manuale lidhur kjo dhe me njohuritë mësimore që jepeshin në këtë
drejtim. Keshtu 42% e të verbërve që kanë mbaruar “Institutin e Nxënësve qe nuk
Shikojne” nga 1963-1994 kanë qenë të punësuar, kryesisht në profesionet te
tilla si centralistë, paketues, axhustatorë, ne punime artistike, mësues,
instrumentistë etj
Perpjekjet e para te “Institutit
te Nxenesve qe nuk Shikojne” kane qene te lavderueshme pasi ne kuadrin e
programit te pergjithshem arsimor, ne vitin e fundit shtese, pregatitjes
profesionale i kushtohej nje vemendje e veçante kryesisht ne profesionat
manuale si axhustatore, marangoze, shprehi praktike ne thurje qepje etj.
Perpjekje jane bere gjithashtu dhe ne dhenien e profesioneve me te kualifikuara
si centraliste , muzikante etj. Jane te njohura mjaft raste kur te verberit me
njohurite muzikore instrumentale te marra ne “Institutin e Nxenesve qe nuk
Shikojne” kane arritur te sistemohen ne pune si instrumentiste para viteve ’90
dhe me pas kane debutuar ne tregun e orkestrave ne aktivitete te ndryshme si
dasma etj. Ka patur dhe raste te tjera qe
para vitit ’90 jane sistemuar ne pune dhe si centraliste. Me pas ata e humben
punen dhe sot rezultojne te papune.
E meta kryesore e edukimit
profesional ne kete institucion deri ne fund te viteve ‘80 ka qene se arsimimi
profesional nuk u mor i shkeputur nga arsimi 8-vjeçar , por u trajtua si pjese
perberese e tij duke synuar vetem krijimin e shprehive praktike.
Per te verberit duhet te ishte
rikonceptuar ndryshe duke e ngritur ne nivelin e nje arsimi profesional te
shkeputur dhe autonom, se pari, per shkak te rendesise dhe domosdoshmerise qe kishte
per te verberit dhe se dyti, te verberit e kane ndjekur arsimin pergjithesisht
ne nje moshe me te madhe sesa homologet e tyre ne arsimin normal.
Qysh ne fundin e viteve 90 e
me pas, niveli i edukimit profesional ne “Institutin e Nxenesve qe nuk Shikojne”
ra dhe u konceptua me shume si nje edukim shoqeror ne pervetesimin e shprehive
praktike, brenda permasave qe ishte dhe per arsimin normal. Ajo qe ka mbetur
ende eshte edukimi muzikor ne instrumenta si piano, fizarmonike, vegla frymore,
etj.
2. Punesimi pas viteve
’90.
Me ndryshimet ekonomike
te ndodhura ne vendin tone pas viteve
’90 vrejme si tendenca qe:
Nga njera ane kemi
rritjen e papunesise si rrjedhoje
mbylljes se ndermarrjeve industriale ne
qytet dhe ekonomive bujqesore ne fshat dhe
humbjes se vendeve te punes nga personat e verber dhe, nga ana tjeter, si rrjedhoje e statusit te
fituar, kemi nje rritjen e numurit te
personave te verber qe kane mbaruar apo vazhdojne shkollat e mesme apo te larta
duke bere qe gjatë kësaj periudhe te zhvillohen
më tepër profesionet e niveleve intelektuale.
Keshtu aktualisht, 6 persona te verber qe
kane mbaruar fakultetin juridik punojne si avokate ne rrethe te ndryshme sin e
Tirane, Elbasan etj., 5 persona punojne si mesues ne Institutin e Nxenesve qe
nuk Shikojne “Ramazan Kabashi” ne Tirane, nje si redaktor ne Radio Tirana nje
punon si muzikant prane Ansamblit te Kengeve dhe Valleve. Ne Lezhe, nje person i verber eshte punesuar si pergjegjes i nje qendre
ditore te rehabilitimit te PAK dhe nje tjeter si punonjes social prane zyres se
arsimit te rrethit. Duhen permendur ketu edhe ato qe merren me aktivitet privat.
Ne se do ti bejme nje analize vleresuese shifrave te marra nga
statistikat e Shoqates se te Verberve te Shqiperise per vitin 2007 rezulton qe:
SFIDAT E PUNESIMIT ME TE CILAT
NDESHEN PERSONAT E VERBER NE SHQIPERI.
Sfidat
kryesore te punesimit te te verberve permblidhen keto drejtime thelbesore:
·
Alternative
punesimi te kufizuara
·
Veshtiresi
ne drejtim te aksesit ne informim.
·
Mungese
te mjediseve te adaptuara te punes per personat e verber
·
Mosnergjegjesim
i punedhenesve mbi verberine dhe pasojat e saj
·
Mosndergjegjesimi
i duhur i shoqerise dhe familjes mbi vlerat dhe aftesite qe ofrojne personat e
verber.
·
Mungesa
e trajnimeve profesionale
A- Rekomandime per permisimin e kuadrit
ligjor egzistues.
1. Legjislacioni
mbi punesimin e PAK ne teresi dhe per personat e verber ne veçanti, duhet te
percaktoje ne menyre te sistemuar dhe te qarte te drejtat dhe perfitimet ne
formen e avantazheve. Konkretisht:
-
Monitorimin dhe vendosjen e
sanksioneve detyruese per sistemin e kuotimit ne sektorin publik dhe ate privat
per Personat me Aftesi te kufizuar.
-
Nje ligj antidiskriminimi i
cili duhet te mbroje personat me aftesi te kufizuar nga humbja e punes se tyre
dhe te inkurajoje promovimin e punesimit te tyre.
-
Nxitja e barazise ne
pjesemarrje te personave te verber ne te gjitha proceset e ndermarra nga
politikberesit dhe ne pemiresimin e legjislacionit aktual.
-
Marrjen e masave per tu
siguruar se punedhenesit do te pershtasin nevojat e personave te cilet kane
humbur kohet e fundit shikimin duke i vendosur ato ne pozicione dhe pergjegjesi
me te pershtatshme.
2. Shteti shqiptar duhet qe te ratifkoje sa me shpejt qe te
jete e mundur Konventen e Kombeve te Bashkuara mbi te drejtat dhe lirite e
Personave me Aftesi te Kufizuara. Ratifikimi saj do te beje te mundur qe shteti
shqiptare:
- te
njohe të drejtën e PAK për të punuar, në baza të barabarta me të tjerët; kjo
përfshin të drejtën për të patur mundësinë për të fituar jetesën duke bërë punë
të zgjedhur lirisht apo të pranuar në tregun e punës dhe vendin/ambjentin e
punës që është i hapur, përfshirës dhe i arritshem nga personat me aftësi të
kufizuar,
- të
mbrojë dhe promovojë realizimin e të drejtës për punë, përfshirë dhe ata që e fitojnë
aftësinë e kufizuar gjatë punësimit, duke marrë hapat e duhur, përfshirë në
legjislacion ndër të tjera:
(a) Për të
ndaluar diskriminimin me bazë aftësinë e kufizuar në të gjitha çështjet lidhur
me punësimin, përfshirë kushtet e rekrutimit, punësimit, vazhdimësisë së
punësimit, ecjes në karrierë, dhe ofrimin e kushteve të punës të sigurta dhe të
shëndetshme;
(b) Për të mbrojtur të drejtat e personave me
aftësi të kufizuar, në baza të barabarta me të tjerët, duke përfshirë mundësi
të barabarta dhe pagesë të barabartë për punën me vlerë, siguri dhe kushte pune
të shëndetshme të barabarta, përfshirë dhe mbrojtjen nga ngacmimet, dhe
adresimin e ankesave;
(c) Për të
siguruar se personat me aftësi të kufizuar janë gjendje te ushtrojne te drejtat e punës dhe te drejtat sindikaliste
në baza të barabarta me të tjerët;
(d) Për të
mundësuar personat me aftësi të kufizuar për të patur akses në programet e
përgjithshme udhëzuese teknike dhe profesionale, shërbimet e vendosjes ne
vendin e punes dhe trainim të vazhdueshëm
profesional ;
(e) Për të
promovuar mundësitë dhe ecjen në karrierë për personat me aftësi të kufizuar në
tregun e punës, si dhe asistencë në gjetjen, fitimin, mbajtjen dhe kthimin në
punë;
(f) Për të
promovuar mundësitë për vetë-punësim, aktivitet
te lire privat, zhvillimin e ko-operativave, dhe për të filluar biznesin e vet;
(g) Për të
punësuar personat me aftësi të kufizuar në sektorin publik;
(h) Për të
promovuar punësimin e personave me aftësi të kufizuar në sektorin privat
nëpërmjet politikave dhe masave të duhura, të cilat mund të përfshijnë programe
veprimi afirmative, nxitës dhe masa të tjera;
(i) Për të
siguruar se akomodimi i arësyeshëm iu është siguruar/dhënë personave me aftësi
të kufizuar në vednin/ambjentin e punës;
(j) Për të
promovuar fitimin e përvojës së punës nga personat me aftësi të kufizuar në
tregun e hapur të punës;
(k) Për të
promovuar programe per rehabilitim profesional, mbajtjen e vendit të punës dhe
kthimit’në’punë për personat me aftësi të kufizuar.
-
E drejta e informimit duhet konceptuar si nje e drejte
kushtetuese e cila duhet te reflektohet detyrimisht ne legjislacionin e posaçem
ku ne baze dhe per zbatim te tij duhet te dalin aktet nenligjore, vendimet e
Qeverise.
b- Rekomandime per
permisimin e politikave te punesimit
1. Meqenese personat e verber kane
mangesi ne kualifikim dhe formim profesional, si pasoje e mangesive qe
egzistojne ne arsimimin dhe pergatitjen e tyre profesionale, eshte me rendesi te pershpejtohet ngritja e Qendres se Formimit Profesional per personat e verber. Kjo qender duhet te
jete e pajisur me staf te kualifikuar rehabilitimi dhe te kete objektiv kryesor
integrimin profesional te ketij komuniteti.
Eksperienca e punes se deritanishme e Qendres Kombetare te Rehabilitimit
te te Verberve ne kte drejtim mund te sherbeje si baze per konceptimin e kesaj
qendre.
Formimi profesional i personave te verber, per shkak te
veçorive specifike te verberise, mendojne qe nuk eshte efektiv ne se realizohet
sebashku me PAK te tjere.
2. Nje rol te rendesishem ne punesimin e personave te verber ka
ndergjegjesimi i Punedhenesve. Per kete:
a. Nepermjet formave te ndryshme, seminare apo kontakte
personale, punedhenesit duhet te informohen rreth programeve te ndryshme te
cilat do te sherbejne per personat e verber ne perballimin e tregut aktual te
punesimit.
b. Te behet i mundur trainimi
i punedhensve ne bashkepunim me personat e verber. Te realizohet
informacion praktik nepermjet materialeve reale per punedhenesit: c. Evidentimi i shembujve te vertete te personave te verber ne pune ne saje te bashkepunimit me media te ndryshme.
|