Kampionati Kombetar i Minifutbollit
QKRV - Aktivitete 2008

Shoqata e te Verberve te Shqiperise, organizoi turneun e pare te minifutbollit per te verber ne Shqiperi.

Per vete faktin se minifutbolli eshte sport mjaft i perhapur kohet e fundit ne Shqiperi dhe i pershtatshem per kete kategori personash, SHVSH-ja filloi qe ne vitin 2007 perpjekjet e para per te krijuar kushtet per krijimin e ekipeve te para te minifutbollit per personat e verber ne nivel lokal.

Me ane te ketij projekti, SHVSH-ja synonte krijimin e ekipeve lokale dhe forcimin e kapaciteteve brenda tyre, shtimin e frekuentuesve te verber te ketij sporti, si dhe realizimin e kompeticioneve cilesore ne kete lloj sporti. Për këtë qëllim, u inkurajua sigurimi e instruksioneve, trainimit dhe burimeve të duhura, për të siguruar qe personat e verber te kanë akses ne kete sport.

Ne kuadrin e prioriteteve te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe kryesisht politikes se saj per gjitheperfshirje ne “Sportin per te gjithe”, ne synuam t’u japim mundesi reale personave te verber per tu angazhuar ne keto aktivitete.

Duke njohur nga afer kapacitetet, deshirat dhe mundesite qe keta persona kane dhe vullnetin e pashtershem te stafit qe punon per keto institucione pro te verberve u mbyll me sukses Kampionati i pare i Minifutbollit per personat e verber ne Shqiperi, ku fituesi i ketij edicioni te pare ishte skuadra e qytetit te Elbasanit.

Nje ndihme te madhe per realizimin e ketij aktiviteti dha edhe Federata Shqiptare e Futbolli me president Armando Duka duke mundesuar udhetimin e sportistve nga Tirana ne drejtim te Durresit e po ashtu edhe akomodimin ne hotel ‚’Leonardo’’qe eshte rezidence e ekipeve kombetare te Shqiperise.Me fonde ky aktivitet u mbeshtet edhe nga kompania e karburanteve Alpet.Pa harruaar edhe ndihmen qe dha edhe presidenti i minifutbollit zotit Alfred Zijaji i cili mor me trainimet e ekipeve.

minifutbolli_1