Dita e shkopit te bardhe, Ora News

Personat me probleme me shikimin kërkuan më shumë të drejta në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Ata thanë se nevojiten më shumë investime në infrastrukturë, në arsimimin dhe punësimin e këtyre personave.

Joniti ka humbur shikimin që tre muajsh. Gjatë 25 viteve, mungesa e dritës në sytë e tij i ka krijuar jo pak vështirësi. Por ai nuk ka humbur forcën as besimin dhe shpresën. Paralelisht me studimet e larta ai është angazhuar në mbrojtje të të drejtave të komunitetit që përfaqëson.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të bardhë ai ngre zërin për më shumë politika sociale ndaj personave që kanë probleme me shikimin.

Joniti: Vështirësia më e madhe është pavarësia në lëvizje. Për një person të verbër do të ishte më normale që të ishte infrastruktura e nevojshme për të lëvizur me anë të shkopit të bardhë.

Trajtimi financiar i kësaj kategorie është thuajse minimal.

Joniti: Nëse unë dua të ble një program kompjuterik për të folur ai kushton 1300 dollarë, thuajse aq sa unë marr gjatë gjithë vitit.

Presidenti i Shoqatës së të verbërve, Ardjan Hysa, kërkoi më shumë vëmendje edhe për punësimin.

Hysa: E rëndësishme për mua është arsimimi, punësimi dhe infrastruktura që bën të mundur pavarësinë në lëvizje.

Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardit të të drejtave të tyre. Në kuadër të kësaj date, drejtuesit e Shoqatës u pritën në një takim nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci. /ORA NEWS


NA NDIQNI NË FACEBOOK

© 2017 | All rights reserved

Web Design & Development by Rexhino Idrizaj