Konstatime ne lidhje me vleresimin e AK


Lënda: Konstatime dhe kërkesa mbi Draft-Reformën e Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar në Sistemin e Mbrojtjes Sociale

Drejtuar: Zv/Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj, Bardhylka Kospiri

E nderuar Znj. Kospiri,

Këshilli Kombëtar i Shoqatës së Verbërve të Shqipërisë pasi verifikoi të gjithë informacionet e marra prej formularëve të dërguar tek të gjithë të verbërit në Republikën e Shqipërisë, në mbledhjen e mbajtur në datë 06.04.2019, ka dalë në këto konstatime dhe kërkesa mbi Draft-Reformën.

Konstatime

1. Konstatim: SHVSH prej vitesh jo vetëm është pajtuar, por edhe ka propozuar zhvillimin e reformës në fushën e PAK. Kjo jo vetëm për pagesën e aftesisë së kufizuar, por në rradhë të parë për mbrojtjen më të mirë të lirive dhe të drejtave të tyre, nëpërmjet garantimit të kushteve të barabarta që çojnë në integrimin dhe përfshirjen më të mirë në shoqëri.

SHVSH ka synuar të mbrojë të drejtat themelore nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të autonomisë në lëvizje, aksesit në informacion, përfshirjes masive në arsimim dhe edukim në të gjitha nivelet e punësimit, ndërtimit të familjes, si kritere bazë për jetë dinjitoze e gjithëpërfshirëse.

SHVSH ka konstatuar prej vitesh si kollona bazë që mundësojnë vazhdimësinë e prezencës së individit, të organizatës, në procesin e gjithëpërfshirjes, forcimin e rolit vendimarrës të individit dhe të organizatës, si kriter bazë për respektimim e dinjitetit njerëzor, si dhe konsolidimin e pagesave të aftësisë së kufizuar si mjet i domosdoshëm për të perballuar barrierat e përditshme, të shkëputura dhe të pavarura nga pagesat e tjera.

2. Konstatim
Në reformën e propozuar nuk është bërë një analizë e qartë eksplicite mbi realitetin social, ekonomik dhe strukturor të ambientit problematik shqiptar, aktual dhe që lidhet drejtëperdrejtë me jetën e personave me aftësi të kufizuar.

3. Konstatim
Nuk ka një analizë apo vlerësim të realitetit social, ekonomik e natyror për llojet e aftësisë së kufizuar, për problematikat që ka secili nga këto grupe.

4. Konstatim
Nuk jane identifikuar barrierat për personat me aftësi të kufizuar dhe nuk janë klasifikuar sipas natyrës, nivelit dhe përhapjes me karakter të përgjithshëm dhe individual, apo për grupe të caktuara.

5. Kostatim
Konstatohet qëllimi i implementimit të modelit bio-psiko-social, i ndarë në përqindje dhe sipas këtij modeli bëhet dhe vlerësimi i nevojave për mbështetje financiare. Nëse nevojat për financim merren në mënyrë të njëanshme, vetëm me përqindjen e dëmtimit, perceptimi është i gabuar dhe problematik. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar e përcakton aftësinë e kufizuar si një rezultat ndërveprimi të individit me barrierat dhe realitetin.

Ky model bio-psiko-social është një formë moderne e vlerësimit mjekësor. Për pasojë dhe mbështetja financiare nuk përputhet me nevojat e individit.

6. Konstatimi
Vlerësimi i nevojave dhe përcaktimi i masës financiare të mbështetjes nuk është bërë mbi bazën e një sistemi pikezimi paralel me atë të shkallës së dëmtimit. Vetëm një pikëzim i nevojave të individit që del nga ndërveprimi i tij sipas shkallës së dëmtimit me barrierat që përcakton realiteti do të mundësonte një shpërblim financiar relativisht të drejtë.

7. Konstatim
Konstatohet se kompensimi financiar në përballim të barrierave nuk trajtohet si një institucion i mirëfilltë social jashtë konotacionit të mbështetjes ekonomike dhe i pavarur nga të ardhurat e tjera dhe i palidhur ngushtësisht nga ndërveprimi i individit me barrierat.

Ky fakt konstatohet thjesht nga vendosja si bazë për përcaktimin e pagesave të pensionit social. Në realitet pensioni social është i përcaktuar në ligjet për sigurimet shoqërore për gjithë personat mbi 70 vjec dhe që nuk kanë mjete jetese.

Pavarësisht nga emri pensioni social është një pension thellësisht ekonomik. Në këto rrethana referimi i pagesave tek pensioni social cënon definicionet dhe praktikat e deritanishme të ndërtuar në të gjitha ligjet që mbulojnë aftësinë e kufizuar, si ligji 9355, ( i ndryshuar), që mbulon të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar ashtu dhe dy statuset e vecanta “8626” për paraplegjikët dhe “8098”, për të verbërit.

8. Konstatim
Konstatohet fakti se në VKM 431 të vitit 2016, VKM 150 të vitit 2018, por dhe në reformë, ato që kanë pension invaliditeti apo pleqërie nuk do mund të aplikojnë për përfitime pagese të aftësisë së kufizuar ose mund të zgjedhin njërin prej dy llojeve të pagesave.

Në këtë rast mbështetja financiare për përballimin e barrierave zerohet. Eleminimi i këtyre pagesave përbën një cënim të rëndë të standarteve të arritura duke i lënë ata në vetminë e tyre pa kujdesin e shoqërisë. Lënia në vetmi konstatohet edhe në rastin kur atyre iu hiqet pagesa e aftësisë së kufizuar kur përfshihen në institucionet shtetërore ose kur mbushin 4 vjet si të punësuar.

Akoma më e rëndë është fakti që kjo e drejtë i mohohet moshës së tretë me vendosjen e moshës tavan për përfitimin si persona me aftësi të kufizuar kur ata i plotësojnë kriteret.

9. Konstatim
Vihet re në propagandën e përditshme, por edhe në reformë, tendenca për të folur për shërbimet për PAK, punësimin etj. Sic është konstatuar edhe në pikën e parë dhe të dytë nuk ka asnjë analizë apo përshkrim serioz, pse jo edhe të argumentuar shkencërisht mbi llojin e barrierave, klasifikimin e tyre, llojin e shërbimeve, klasifikimin e tyre dhe përballimin mes shërbimeve dhe barrierave ekzistuese. Gjithashtu nuk ekziston një studim mbi kostot e këtyre shërbimeve.

Nuk ka gjithashtu asnjë planifikim buxhetor për këtë qëllim. Nëse i referohemi ligjit të buxhetit të vitit 2019 nuk ka asnjë financim qendror, por nuk ka gjithashtu edhe per 56 bashki.

10. Konstatim
Deri më sot nuk gjendet asnjë vend i zhvilluar në botë që të ketë eliminuar pagesat e aftësisë së kufizuar për shkak të barrierave, me justifikimin se jane ofruar sherbimet dhe nuk kanë nevojë për financim. Madje, kjo pikëpamje është diskutuar në Bordin e European Blind Union dhe European Disability Forum, të cilët janë konsultuar edhe me Komisionin Evropian dhe kanë arritur në konkluzionin se;

• Kurrësesi shërbimet nuk mund të eliminojnë plotësisht barrierat dhe për pasojë financimi i drejtëperdrejtë i përballimit të tyre mbetet domosdoshmeri edhe në vendet me standartet më të larta në Evropë.

11. Konstatim
Duke qënë se Draft-Reforma parashikon diferencim në pagesat e fëmijëve nga ajo e të rriturve, SHVSH konstaton se:

• aftësia e kufizuar shfaq të njëjtat nevoja si tek fëmijët dhe tek të rriturit me ndryshime në veprimtaritë jetësore, por në fusha të caktuara jetësore apo të përditshmërisë, vështirësitë për përballimin e barrierave janë më të larta tek fëmijët edhe te moshuarit.

12. Konstatim
Duke qënë se në të gjithë vendet e zhvilluara të botës si dhe në Konventën e OKB për PAK, arsimi është një ndër kollonat kryesore për integrimin, punësimin dhe gjithpërfshirjen e PAK,SHVSH konstaton se;
• në 95% të rasteve arsimimi sipas përcaktimeve në Draft-Reforme do të jetë i pamundur me zerimin e pagesave për arsimim dhe barazimin e kësaj kategorie me gjimnazistët dhe studentët e tjerë, duke iu mohuar të drejtën kushtetuese për tu arsimuar në mungesë të krijimit të shanseve të barabarta.

13. Konstatim
Duke qënë se syri merr 90% të informacionit dhe është garantuesi kryesor për autonominë në lëvizje, SHVSH konstaton se:
- në kundërshtim me atë çka përcakton Draft-Reforma egzistenca e përhershme e ndihmesit personal për personat me humbje te plotë te shikimit është domosdoshmeri.

Madje, në vendet e zhvilluara të botës, konkretisht Italia ndihmësin personal e parashikon me kohë te plote dhe i jepet shumë prioritet në pagesë, e cila është trefishi i pagesës për shkak te aftësisë së kufizuar.

14. Konstatim
Duke u bazuar në Konventën e OKB për PAK, neni 4, pika 4, dhe në Ligjin nr 93/2014, neni 4/gërma ë konstatohet se:

• Ne 85% të përmbajtjes së Draft-reformës ajo është në shkelje të thellë të standarteve të arritura dhe si pasojë në mohim të lirive dhe të drejtave të fituara deri tani.

II. Kërkesa

1. Kërkojmë: Të shmanget si referim në përcaktimin e pagesave të PAK pensioni social si i gabuar për modelin bio-psiko-social në respektim të Konventës së OKB për PAK duke marrë si pagesë dysheme dhe referencë pagesat aktuale.

2. Kërkojmë: Të bëhet një studim i thelluar akademik me baza shkencore për të përcaktuar saktësisht barrierat që krijon realiteti social shqiptar, ekonomik e natyror, si dhe pasojat që vijnë nga ndërveprimi i individëve, llojit dhe shkallës së dëmtimit nga ndërveprimi me këto lloj barrierash.

3. Kërkojmë; Të vlerësohet pas këtij studimi përshkallëzimi i aftësisë së kufizuar duke u shoqëruar me pikëzim, jo vetëm shkalla e dëmtimit, por edhe niveli i nevojave, për t’u garantuar atyre pavarësinë në jetën e përditshme dhe shanset e barabarta.

4. Kërkojmë; Të percaktohet shuma minimale dhe maksimale, që jepet sipas përshkallëzimit të nevojave të pikëzuara, psh nga 2.000 deri 70.000 mije Lekë. Në këtë rast kjo pagesë duhet jepet e lidhur ngushtësisht me individin dhe nuk duhet të kushtëzohet në asnjë rast me kërkesa burokratike për rinovim dokumentacioni, apo të ardhura të tjera, për gjithë ata, të cilët kanë një dëmtim të përhershëm.

5. Kërkojmë; Të percaktohen nevojat për gjendjen e përkohshme dhe mbështetja financiare për përballimin e këtyre nevojave, psh; periudhat e arsimimit parauniversitar, universitar dhe pasuniversitar, periudhat e kualifikimit, periudhat e përballimit të një trajnimi të domosdoshëm dhe të veçantë për një periudhë të caktuar, ofrimi i shërbimeve të posacme si edhe financimi i tyre kur ato nuk mund të jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë.

6. Kërkojmë; Të përcaktohet shkalla e dëmtimit fizik, mendor, apo shqisor, në përputhje me kriteret e OBSH-se, duke i parë ato te lidhur ngushtësisht me pavarësinë dhe përballimin me barrierat si edhe disintegrimin.

7. Kërkojmë; Duhen rishikuar edhe marrë masa strikte për adminstrimin e procesit të vlerësimit, i cili ka prodhuar kaq shume probleme dhe kur të gjitha qeveritë nuk kanë mundur ta vënë ne kontroll dhe të garantojnë funksionim e tij korrekt.

8. Kërkojmë; Me përfundimin e studimit akademik të permendur në kërkesën 2, të përcaktohet buxheti imediat dhe afatmesëm për përballimin e shërbimeve nga bashkitë dhe institucionet qëndrore në mënyrë të tillë që t’i përgjigjen nevojave më të domosdoshme.

9. Kërkojmë; Te njihen dhe te pranohen nevoja e shërbimeve sociale veçanërisht në aksesin në informacion për ata që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë.

Të vlerësohet dhe pranohet fakti që këto lloj sherbimesh kanë karakter individual dhe jo të pergjithshëm dhe se pushteti vendor nuk ka asnjë mundësi për t’i ofruar këto.

Të pranohet realiteti i krijuar ne vendet ballkanike dhe evropiane që këto shërbime tu besohen dhe adresohen organizateve të tyre kombëtare në formën e partneritetit.

10. Kërkojmë; Në referencë të konstatimit nr 8 moskushtëzimin e pagesës së aftësisë së kufizuar nga te ardhurat dhe pagesat e tjera, duke e konsideruar atë si kompensim për përballimin e barrierave.

11. Kërkojmë; Në bazë te konstatimit nr 10, kompensimi në pagesa në cash është i domosdoshëm pavaresisht shërbimeve në natyrë, shërbimeve të ofruara, apo shërbimeve qe do të shtohen në të ardhmen.

12. Kërkojmë; Në bazë të konstatimit nr 11, që të mos diferencohet pagesa e fëmijëve ndaj të rriturve, si dhe të hiqet mosha tavan për marrjen e statusit të aftësisë se kufizuar.

13. Kërkojmë; Në bazë të konstatimit nr 12, të mos cënohen standartet e arritura të parashikuara në legjislacionin aktual përsa i përket arsimit publik falas në të gjitha nivelet akademike si edhe përfitimin e pagesave në cash për PAK me qëllim nxitjen e arsimimit të tyre.

14. Kërkojmë; Në bazë të konstatimit nr 7, të merret si pagesë dysheme pagesa aktuale për secilën kategori të aftësisë së kufizuar dhe të njihet vetëm si pagesë kompensuese për barrierat e shkaktuara nga aftësia e kufizuar.

15. Kërkojmë; Të rinovohet VKM 643 e vitit 2004 për financimin e shërbimit për të verbrit duke vënë në funksion qendrën tonë në Vaqarr.

16. Kërkojmë; Në referencë të konstatimit nr 13. duke u bazuar në eksperiencën ndërkombëtare, konkretisht në modelin italian ku pagesa per ndihmësin personal të jetë trefishi i pagesës që personi merr për shkak të aftësisë së kufizuar që ka.

17. Kërkojmë; Të korrigjohen përkthimet ne Konventen e Kombeve te Bashkuara per te drejtat e PAK, konkretikisht neni 29, paragrafi i fundit dhe neni 32, paragrafi i parë, duke i kthyer të drejtën e përfaqësimit të personave me aftësi të kufizuar nëpërmjet organizatave të tyre, si dhe te njohë prioritetet që jep kjo Konventë.

18. Kërkojmë; Pas korigjimit te lartë permendura te Konventës, duhet të amendohet ligji nr 93/2014, në mënyrë të tillë që të korrigjohet e drejta për tu perfaqesuar e personave me aftësi të kufizuar në përputhje me Konventën e OKB për PAK.

19. Kërkojmë; Në rastin e të verbërve që e perfitojnë ndihmësin personal sipas kritereve të OBSH tu njihet atyre me termin shoqërues.

20. Keshilli kombetar i SHVSH kërkon: krijimin e një grupi pune, të bashkëpunimit per Draft-Reformën ndërmjet Shoqates së të Verberve të Shqipërisë dhe Ministrisë.

Kjo praktike duhet të ndiqet edhe me grupe të tjera për korijimin dhe përmirësimin e Draft-Reformës.
Konkluzion
Këshilli Kombëtar i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë shprehet i vendosur për zhvillimin e reformës, mbrojtjen e standarteve të arrituara, të drejtën e garantuar në ligjet e përgjithshme dhe të veçanta dhe bashkëpunimet e frytshme dhe të sinqerta me Qeverinë.

Presidenti I SHVSH
Av. Ardjan Hysa



FOTO :







Name

Arsimi Broshura informuese,12,Gazeta,4,Ndihme me pajisjet teknologjike,1,NJOFTIME,191,Pajisje tifloteknike,71,Projekte,21,
ltr
item
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë: Konstatime ne lidhje me vleresimin e AK
Konstatime ne lidhje me vleresimin e AK
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEic2nCL06Lz43oZF2oUIBNVO_357YmmKOgk_RHfFc05-Jdc7A-eg7rSl1FUeLgdT7l16Hr2IDTpFXU50LzSHjiJ1COJgAUOjaj-sa4rtM4DbVoohMhwu6TTjIGtkWYKzAzLSx11zRnRvc-L/d/Konstatime-ne-lidhje-me-vleresimin-e-AK.jpeg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEic2nCL06Lz43oZF2oUIBNVO_357YmmKOgk_RHfFc05-Jdc7A-eg7rSl1FUeLgdT7l16Hr2IDTpFXU50LzSHjiJ1COJgAUOjaj-sa4rtM4DbVoohMhwu6TTjIGtkWYKzAzLSx11zRnRvc-L/s72-c-d/Konstatime-ne-lidhje-me-vleresimin-e-AK.jpeg
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
https://www.shvsh.org.al/2019/04/konstatime-ne-lidhje-me-vleresimin-e-ak.html
https://www.shvsh.org.al/
https://www.shvsh.org.al/
https://www.shvsh.org.al/2019/04/konstatime-ne-lidhje-me-vleresimin-e-ak.html
true
2104914723329470046
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Lexo më shumë Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All REKOMANDUAR PER JU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Nuk u gjet ajo që kërkuat Kthehu në Kryefaqe E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhejtor tani 1 minutë më parë $$1$$ minuta më parë 1 orë më parë $$1$$ orë më parë Dje $$1$$ ditë më parë $$1$$ javë më parë më shume se 5 javë më parë Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy