Leter e hapur

Tirane me 13.06.2019

Kthim Pergjigje

Drejtuar: znj. Bardhylka Kospiri Ne pergjigje te shkreses tuaj nr 2662/1 date 29.05.2019 sjell ne vemendjen tuaj
Ne jemi informuar se qeveria ka miratuar kete reforme ne date 05.06.2019 pra nje dite para se ne te benim Konsulten Kombetare me te gjithe organizatat e PAK
Ky model i pa ndershem pune nga ana juaj ne na ben te ndjehemi te fyer nga mungesa e madhe e sinqeritit tuaj ndaj kategorive te PAK dhe qe ju detyron juve nje falje publike te sinqerte
E nderuar zonja Kospiri.
Ne pergjigjen tuaj ju nuk keni marre ne konsiderate asnje nga kerkesat dhe konstatimet tona. Ne jemi shume te shqetesuar per demin e madh qe kjo reforme po u ben personat me aftesi te kufizuar .Ne menyre te permbledhur ju riparashtroj
1.Reforma juaj eliminon perfundimisht pagesen e aftesise se kufizuar
a) Pagesen e aftesise se kufizuar nuk mund ta marre asnje person me aftesi te kufizuar nese ka nje te ardhur sado minimale pasi kjo konsiderohet e papajtueshme me kriteret e vendosura ne kete reforme.
b) Sipas percaktimeve te bera ne ligjin nr 9355 prill 2014, VKM 431 2016, VKM 150 2018 si dhe VKM e fundit qe ka miratuar strategjine ka cenuar parimet e njohura ne statusin e te verbereve dhe paraplegjikeve perkatesisht ne nenet 5 dhe 12 sipas te cilave pagesa e aftesise se kufizuar nuk kushtezohen ne te ardhura te tjera dhe nuk perfshihet ne te ardhurat familjare .
Pra eshte e qarte se ne menyre finale reforma juaj synon shfuqizimin e ketyre te drejtave qe ne I gezojme per me shume se 20 vjet.
c) Eliminimi I pagese se aftesise se kufizuar si financim shtese ne perballimin e barrierave eshte I qarte edhe nga fakti se me kushtet e vendosura per mosperfitimin e saj, ate do ta marrin vetem ata qe nuk kane te ardhura ,pra do jepet si ndihme apo mbeshtjetje ekonomike .
Ky fakt provohet edhe nga pergjigjia juaj lidhur me shkakun per te cilin ju jeni referuar pensionit social
2.Reforma e pagesave te PAK eshte shume e rendesishme jo vetem se ajo prek kategorite me vunerabel dhe kategori me te medha sociale me rreth 150 mije familje por edhe per faktin se buxheti per kete kategori eshte i dukshem ne peshe me buxhetin e shtetit, per kete arsye ne kemi kerkuar dhe insistojme te kerkojme qe kjo reforme te studiohet ,vlersohet,dhe propozohet nga Insiticionet publike shkencore te shtetit shqiptar
Per arsye si me poshte;
A) Vleresimi kompetemt mjekesor I thelluar mund te behet ne menyre shkencore kompetente perfundimtare nga Universiteti i Mjekesise i cili i ka te gjithe kapacitete per te bere nje vieresim shkencor perfundimtar .Brenda ketij Universiteti ka nje numer te madh profesoresh e shkencetaresh te cilet mund te ezaurojne plotesisht njohjen dhe thellimin ne realitetin tone, por edhe ezaurimin e informacionit per praktika me te mira te insitucioneve nderkombetare dhe te shteteve te perparuara.
B) Shteti Shgipetar disponon ne UT si insitucion publik i cili ka ne perberjen e tij Fakultetin e Shkenca Ekonomike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale .Ne perberje te ketyre fakulteve ka nje numer te madh profesoresh por edhe ekpertesh te cilet mund te realizojn studime te thelluara dhe te ezaurojne ne menyre perfundimtare gjendjen sociale -ekonomike per vleresimin e barrierave dhe vleresimin e rezultateve qe dalin nga nderveprimi I PAK me keto barriera. Lloje te specialiteteve ne keto fakultete,fushat shkencore ne te cilat jane zhvilluar keto Iloj ekpertizash jane shume me te medhaja se sa ato qe mund te zoteroje dikasteri juaj perfshire dhe ekspertet qe ju ftoni nga OJF mbeshtetese
C) Qeveria dhe kryeministri Rama ka deklaruar me force qe “Duam te Bejme Shtet”. Fakti qe vendimarrjet jetike per ne nuk jane rezultat i konkluzione te siguruara sipas ligjit nga insitucione pergjegjese, por bazohen ne ekspertiza te organizatave qe punojne per ne e rrenon besueshmerine e deklarimit qe po bejme shtet.
D) Eshte e paqarte per ne se cili eshte shkaku qe 7 milion euro te Qeverise Zviceriane ne bashkepunim me dikasterin tuaj menaxhohen nepermejt UNDP ku perfshihen me prioritet organizatat me te cilat bashkpunon ministria . Eshte e paqarte se cila eshte arsyeja qe qeveria jo vtem kete donacion por edhe te tjera nuk I kanalizon ne marreveshje me donatoret ne bashkepunim me insitucionet publike komptetente shteterore
3. E nderuar zonja Kospiri per te shmangur cdo Iloj dyshimi dhe cdo Iloj pretendimi se kjo reforme eshte konsultuar me PAK ne ju kemi vene ne dispozicion qendrimin, vendimarrjen dhe kerkesat e organizatave me anetarsi te PAK te Konsultes Kombetare te dates 6 qershor 2019 .
Se fundmi duam te ju bejme edhe njeher te ditur se ne rast se kjo reforme nuk do te behet nga insitucionet kompetente publike me eksperte te tyre dhe me pjesmarrjen tone ne nuk do ta njohim dhe do ta kundershtojme me cdo mjet dhe mundesi tona .
Aftesia e Kufizuar nuk duhet te jete ne doren e nje grushti njerzish qe vine nga organizata qe punojne per ne dhe ne ti leojome ata te kene ne dore fatet tona, fatet e rreth 150 mije personave me aftesi te kufizuar nuk duhet dhe nuk do te lejojme te lidhen dhe te varen nga interest personale te nje grupi te vogel njerzish.

Presidenti I SHVSH
Av. Ardjan Hysa


NA NDIQNI NË FACEBOOK

© 2017 | All rights reserved

Web Design & Development by Rexhino Idrizaj