Objektivat tona

  • Harmonizimi i interesave të anëtarëve të saj, në themel të bashkimit të të cilëve qëndrojnë pasojat e verbërisë

  • Mbrojtja e interesave dhe të drejtave të të verbërve në mënyrë të organizuar dhe publike

  • Rritja e nivelit arsimor dhe profesional të të gjithë shtresës së të verbërve

  • Integrimi i të verbërve në shoqërinë normale

  • Edukimin e anëtarëve me frymën e vetëbesimit dhe të optimizmit në mënyrë që ata të bëjnë vetërritjen e dinjitetit dhe personalitetit të tyre

  • Mbikqyrja e nivelit të jetesës së të verbërve dhe ndërmjetësimin në strukturat ligjvënëse dhe ekzekutive për permisimin e saj

  • Shoqata udhëheq dhe sensibilizon opinionin lokal, kombëtar, ndërkombetar, shoqëror dhe zyrtar në dobi të zgjidhjes së problemeve të tyre

  • Ofrimi i shërbimeve të posaçme dhe të përgjithshme për të gjithë qytetarët e verbër drejpërdrejtë ose nëpërmjet personave juridik të krijuar prej saj

  • Në funksion të realizimit të qëllimeve të përcaktuara në këtë nen, ajo zhvillon veprimtari biznesi drejtpërdrejt ose nëpërmjet personave juridik të krijuar prej saj

NA NDIQNI NË FACEBOOK