Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë



Kjo ditë daton në vitin 1964, kur Presidenti Amerikan Lindon S. Jonson nënshkroi deklaratën e cila sanksiononte të drejtën e personave të verbër për të qënë të barabartë dhe të gjithëpërfshirë në shoqëri dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti. 15 Tetori njihet në të gjithë botën si dita ndërkombetare e "Shkopit të Bardhë" e cila simbolizon përpjekjet e pesonave të verbër për përmirësimin e standartit të të drejtave të tyre.

Edhe në vendin tonë, prej disa vitesh, individët me shikim të kufizuar nën kujdesin e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve, e kremtojne këtë ditë. Në mënyrë te veçantë, kjo ditë i bashkon ata në veprimtari të ndryshme në nivel lokal e kombëtar që kanë për qëllim sensibilizimin e institutcioneve shtetërore dhe shoqërisë për përmisimin e realizimit në praktikë të të drejtave që atyre u jep statusi i të verbërit, por shërben për promovimin e vlerave që këta persona mund të ofrojnë në shoqëri.

Është fakt pozitiv që ka një rritje të ndjeshmërisë së shoqërisë dhe institucioneve shtetërore ndaj personave të verbër, por arritja e standarteve bashkëkohore që rekomandojne dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar kërkon më shumë punë. Problematika të tilla si aksesi në informim, arsimi i integruar, punësimi, gjithëpërfshirja në aktivitete kulurore e sportive, krijimi i kushteve për ëvizjen autonome të personave të verbër në rrugë e kudo, janë ende të brishta në shoqërinë tonë.

Çdo vit për të kremtuar 15 Tetorin zhvillohen aktivitete të ndryshme në Tiranë një nga të cilat është dhe shëtitja e lirë e personave të verbër te ardhur nga te gjitha rrethet me sibolin e shkopit të bardhë duke manifestuar të kërkesat e tyre pë më shumë integrim në shoqëri.
Qellimi i ketyre aktiviteteve është promovimi i kapaciteteve, talentit dhe pasjonit të këtyre individëve të cilët mund të arrijnë nivele të krahasueshme me artistët e tjerë falë përpjekjeve dhe punës së tyre të vazhdueshme. SHOQATA E TE VERBERVE TE SHQIPERISE QENDRA KOMBETARE E REHABILITIMIT TE TE VERBERVE.

NA NDIQNI NË FACEBOOK