8 Janari
Dita e themelimit te Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë



Ishte koha kur demokracia në Shqipëri po agonte, kur me iniciativën e një grupi intelektualësh të verbër u themelua e para organizate e shoqërisë civile: Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë. Në kalendar shënohej data 8 janar 1991.
17 aktivistë, figura të njohura në komunitetin e të verbërve u mblodhën në mencën e shkollës, aty ku dhe u ushqye dëshira dhe ndjenja për të kërkuar dhe vendosur për të drejtat e tyre, në një mbledhje të posaçme që do i jepte dritë jeshile një organizate që tani e tutje do të behej zëri i një prej komuniteteve me aktive në Shqipëri.

Një hap i guximshëm për kohën, por i tentuar vite më parë, kur juristi i ri por me një të ardhme premtuese, Sinan Tafaj, kishte guxuar të bënte dhe një kërkesë pranë Komitetit Qendror për ngritjen e një shoqërie ne formen e nje shoqate te ngjashme me ate te gjahtareve qe ne ate kohe ekzistonte, por që për shkak të sistemit politik të kohës u refuzua.
Por ëndrra e Sinan Tafaj dhe e shumë aktivisteve në rrethin e të verbërve priste të zgjohej nga dita në ditë. Koha shërbeu për të mbledhur eksperienca të ndryshme nga modelet perendimore.
8 janari ishte dita e shënuar. Grupi i aktivisteve të verbër diskutoi rëndësinë e bashkimit, nevojën e krijimit të shoqatës dhe sfidat që prisnin komunitetin. Që të nesërmen filluan perpjekjet per regjistrimin e shoqates dhe legalizimin e saj, proces i cili përfundoi më 13 mars. Fitorja mbante emrin Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë. Një fitore që zanafillën e kishte shumë vite më parë në kohë: Në themelimin e insitutit të të verbërve dhe të shurdhmemecëve ne Tirane në prill të vitit 1963.

Nxënës dhe ish-nxënës të shkollës së të verberve deri në themelimin e shoqatës ruajtën marrëdhënie të ngushta shoqërore. Ata komunikonin mes tyre në mënyrë intensive për të gjitha të rejat, idetë dhe përpjekjet për të përmirësuar jetën e tyre, por dhe kontributet që ata dëshironin të ofronin për familjet dhe pa dyshim për njëri–tjetrin.
Lidhjet mbaheshin me sakrificat më të mëdha. Dëshmitarët e kohës tregojnë se fati më i madh ishte posedimi i një pllake brajli dhe një bize dhe këto të përdorura. Ndërkohë që ishte thuajse e pamundur të kishte leter ne brail. Letrat e vizatimit, ato të thaseve të cimentos dhe komunikimet me telefon u bënë bartëse të komunikimit dhe lidhjeve shpirtërore e ideore të komunitetit të të verbërve që formohej dhe ngrihej intelektualisht nga dita në ditë. Kështu në fund të viteve ‘80, ne momentet e para të lëvizjes demokratike ekzistonte një situatë defakto e një shoqërizimi dhe një integrimi të brendshëm të komunitetit të të verbërve.
Një komunitet që prej 30 vitesh, që nga krijimi i Shkollës së të verbërve, rritej brenda vetes vit pas viti për të ardhur pikërisht tek një 8 janari i vitit 1991

NA NDIQNI NË FACEBOOK