|
Të verbërit protestojnë në Elbasan |
|
There are no translations available
Qyteti
i Elbasanit ka qenë stacioni i protestave të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë
pas ndryshimeve që ju bënë ligjeve të tyre.Në këtë protestë kanë marrë pjesë rreth
400 të verbër nga i gjithë qarku që kanë protestuar përpara prefekturës nën thirrjet
për regresin që ju është bërë jetës së tyre.Këtë protestë e ka hapur koordinatori i qarkut Elbasan Gazmend Karakyzja që i bëri një rezyme të shkurtër problemeve
të të verbërve në të gjithë Shqipërinë pas ndryshimit të ligjit që ju është bërë statusit të tyre.Më pas kanë folur Ardian
Ceci aktivist nga qyteti i Gramshit,Agim Samuri aktivist nga qyteti i Elbasanit, Ardjan Hysa kryetar i Degës së të Verbërve Elbasan.Protestat e të
verbërve do të vijojnë në ditët në vijim edhe në qarqet e tjera të vëndit.
|
|