Kategoritë e anëtarëve
Janë anëtarë të SH.V.SH të kategorizuar si më poshtë:
a. Anëtarë efektive të pranuar sipas procedurës së parashtruar nga neni 6
b. Anëtarë në rritje
c. Anëtarë mbështetës
d. Anëtarë nderi
Pranimi, regjistrimi dhe largimi i anëtarëve të parashikuar ne pikat b, c, d, te ketij neni behet sipas rregullave te percaktuara nga presidenca
Parimet e pranimit
Pranohen si anëtarë të SH.V.SH-së të gjithë shtetasit shqiptarë. Ata me rezidencë te përhershme në
- Shqipëri si dhe ata persona me shtetësi të huaj por me kombësi shqiptare që:
- Pranojnë statutin dhe programin e saj
- Luftojnë me ndërgjegje dhe devotshmëri për realizimin e objektivave dhe detyrave të përcaktuara në statut
- Respektojnë me korrektësi parimet dhe normat morale dhe ligjore të shoqerisë shqiptare e specifikisht të SH.V.SH-së
- Paguajnë rregullisht kuotizacionin e anëtaresisë
Kriteret e pranimit
- Pranohen si anëtarë efektive të gjithë ata që kanë përfituar Statusin e të Verbërit
- Për çdo rast tjetër të diskutueshëm si kufi i pranimit pranohet niveli i shikimit jo më shumë se 10 % në të dy sytë pas korrigjimit me syze
- Pranohen personat që kanë mbushur moshën 18 vjeç
- Personat që plotësojnë dokumentacionin e përcaktuar nga Presidenca e SH.V.SH
Të drejtat e anëtarëve
Anëtarët efektivë të SH.V.SH-së kanë këto të drejta:
- Të shfaqin lirisht mendimet e tyre për çdo lloj problemi të Shoqatës, në çdo forum brënda saj
- Të zgjedhin dhe të zgjidhen në të gjitha organet drejtuese
- Të bëjnë sugjerime, vërejtje dhe kritika brenda shoqatës për secilin dhe për çdo organ drejtues
- Të përfitojnë nga ndihmat dhe privilegjet që i bëhen SH.V.SH – së në bazë të ligjit për anëtarët e saj
- Të ankohen në organet më të larta për çdo padrejtësi që mendojnë se u bëhet
Largimi i anëtarëve
Largimi i anëtarit të SH.V.SH - së bëhet në këto raste:
- Kur largohet vullnetarisht
- Kur përjashtohet nga Shoqata
- Në rast vdekje