- Harmonizimi i interesave të anëtarëve të saj, në themel të bashkimit të të cilëve qëndrojnë pasojat e verbërisë
- Mbrojtja e interesave dhe të drejtave të të verbërve në mënyrë të organizuar dhe publike
- Rritja e nivelit arsimor dhe profesional të të gjithë shtresës së të verbërve
- Integrimi i të verbërve në shoqërinë normale
- Edukimin e anëtarëve me frymën e vetëbesimit dhe të optimizmit në mënyrë që ata të bëjnë vetërritjen e dinjitetit dhe personalitetit të tyre
- Mbikqyrja e nivelit të jetesës së të verbërve dhe ndërmjetësimin në strukturat ligjvënëse dhe ekzekutive për permisimin e saj
- Shoqata udhëheq dhe sensibilizon opinionin lokal, kombëtar, ndërkombetar, shoqëror dhe zyrtar në dobi të zgjidhjes së problemeve të tyre
- Ofrimi i shërbimeve të posaçme dhe të përgjithshme për të gjithë qytetarët e verbër drejpërdrejtë ose nëpërmjet personave juridik të krijuar prej saj
- Në funksion të realizimit të qëllimeve të përcaktuara në këtë nen, ajo zhvillon veprimtari biznesi drejtpërdrejt ose nëpërmjet personave juridik të krijuar prej saj