Biblioteka Kombëtare e të Verbërve


Biblioteka Kombёtare e tё Verbёrve, shkurt BKV, eshte themeluar me vendim tё pёrbashkёt tё Kёshillit Kombёtar tё Shoqatёs sё tё Verbёrve tё Shqipёrisё dhe bordit drejtues tё Qendrёs Kombёtare tё Rehabilitimit tё tё Verbёrve.
BKV eshte qendёr e shёrbimeve tё aksesit nё informacion sipas formateve tё pёrcaktuara nё statutin e saj. Aksesi ne informacion realizohet i jep mundёsi informimi te verberve nёpёrmjet tё dёgjuarit, tё prekurit dhe shikimit tё kufizuar pёr pёrdorimin e librave, revistave dhe çdo forme tjetёr botimi nё shkrim tё rrafshёt normal. Per kete vijne ne ndihme formatet e aksesueshme sic ёshtё shkrimi brail, shkrimi i zmadhuar, leximi me zё dhe prezantimi nё reliev.

Kjo biblioteke funksionon sipas nje rregullore te caktuar per ofrimin e sherbimit te aksesit ne informacion te miratuar nga bordi ekzekutiv ku pёrcaktohen format e proçedurat pёr sasinё dhe cilёsinё e shёrbimeve si dhe marrёdhenien me pёrfituesit.
BKV ka nje qёndёr kombёtare qe ёshtё selia e vendosur nё Tiranё ku ushtron dhe veprimtarinё e saj. Themelimi I Biblotekes Kombёtare tё të Verbёrve ka si qёllim ofrimin e shёrbimeve pёr personat e verbёr dhe dhenien e aksesit nё informacion nёpёrmjet shfrytёzimit tё shqisave tё tё prekurit dhe tё dёgjuarit.

Objektivat kryesore te BKV-së janë:
  1. Tё vendosё nё dispozicion libra, revista, gazeta nё format brail, audio, shkrim tё zmadhuar e nё reliev pёr tё gjithё qytetarёt e verbёr tё Shqipёrisё
  2. Tё shpёrndajё informacionin e aksesueshёm nё formatet e pёrmendura nё pikёn a tё kёtij neni pёr tё gjithё personat e verbёr sa mё afёr tё jetё e mundur pranё zonёs sё banimit
  3. Tё synojё qё nё njё tё ardhme kёto shёrbime tё dёrgohen nё banesё pёr tё gjithё pёrfituesit
  4. Tё rrisё sasinё edhe cilёsinё e informacionit nё pёrputhje me nevojat e pёrfituesve tё shёrbimit
  5. Tё ndёrtojё marrёdhёnie partneriteti me pёrfituesit nё dobi reciproke edhe nё funksion tё pёrmirёsimit tё cilёsisё sё shёrbimeve

Detyrat kryesore janë:
  1. Tё administrojё nё mёnyrё korrekte tё gjitha vlerat materiale edhe financiare tё siguruara nga donatorёt, shteti apo vetё pёrfituesit
  2. Tё zbatojё strategjinё dhe detyrat e pёrcaktuara nga themeluesit
  3. Tё zbatojё tё gjithё ligjet e vendit nё menaxhimin e vlerave materiale monetare veçanёrisht kur burimet e financimit janё nga buxheti i shtetit apo nga fonde tё tjera publike
  4. Tё respektojё nё mёnyrё korrekte tё gjithё pёrfituesit duke zbatuar normat e etikёs dhe veçanёrisht ato tё pranuara pёr komunitetit e tё verbёrve nga themeluesit


Name

Arsimi Broshura informuese,12,Gazeta,4,Ndihme me pajisjet teknologjike,1,NJOFTIME,191,Pajisje tifloteknike,71,Projekte,21,
ltr
static_page
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë: Biblioteka Kombëtare e të Verbërve
Biblioteka Kombëtare e të Verbërve
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
https://www.shvsh.org.al/p/biblioteka-kombetare-e-te-verberve.html
https://www.shvsh.org.al/
https://www.shvsh.org.al/
https://www.shvsh.org.al/p/biblioteka-kombetare-e-te-verberve.html
true
2104914723329470046
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Lexo më shumë Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All REKOMANDUAR PER JU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Nuk u gjet ajo që kërkuat Kthehu në Kryefaqe E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhejtor tani 1 minutë më parë $$1$$ minuta më parë 1 orë më parë $$1$$ orë më parë Dje $$1$$ ditë më parë $$1$$ javë më parë më shume se 5 javë më parë Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy