Biblioteka Kombёtare e tё Verbёrve, shkurt BKV, eshte themeluar me vendim tё pёrbashkёt tё Kёshillit Kombёtar tё Shoqatёs sё tё Verbёrve tё Shqipёrisё dhe bordit drejtues tё Qendrёs Kombёtare tё Rehabilitimit tё tё Verbёrve.
BKV eshte qendёr e shёrbimeve tё aksesit nё informacion sipas formateve tё pёrcaktuara nё statutin e saj. Aksesi ne informacion realizohet i jep mundёsi informimi te verberve nёpёrmjet tё dёgjuarit, tё prekurit dhe shikimit tё kufizuar pёr pёrdorimin e librave, revistave dhe çdo forme tjetёr botimi nё shkrim tё rrafshёt normal. Per kete vijne ne ndihme formatet e aksesueshme sic ёshtё shkrimi brail, shkrimi i zmadhuar, leximi me zё dhe prezantimi nё reliev.
Kjo biblioteke funksionon sipas nje rregullore te caktuar per ofrimin e sherbimit te aksesit ne informacion te miratuar nga bordi ekzekutiv ku pёrcaktohen format e proçedurat pёr sasinё dhe cilёsinё e shёrbimeve si dhe marrёdhenien me pёrfituesit.
BKV ka nje qёndёr kombёtare qe ёshtё selia e vendosur nё Tiranё ku ushtron dhe veprimtarinё e saj. Themelimi I Biblotekes Kombёtare tё të Verbёrve ka si qёllim ofrimin e shёrbimeve pёr personat e verbёr dhe dhenien e aksesit nё informacion nёpёrmjet shfrytёzimit tё shqisave tё tё prekurit dhe tё dёgjuarit.
Objektivat kryesore te BKV-së janë:
- Tё vendosё nё dispozicion libra, revista, gazeta nё format brail, audio, shkrim tё zmadhuar e nё reliev pёr tё gjithё qytetarёt e verbёr tё Shqipёrisё
- Tё shpёrndajё informacionin e aksesueshёm nё formatet e pёrmendura nё pikёn a tё kёtij neni pёr tё gjithё personat e verbёr sa mё afёr tё jetё e mundur pranё zonёs sё banimit
- Tё synojё qё nё njё tё ardhme kёto shёrbime tё dёrgohen nё banesё pёr tё gjithё pёrfituesit
- Tё rrisё sasinё edhe cilёsinё e informacionit nё pёrputhje me nevojat e pёrfituesve tё shёrbimit
- Tё ndёrtojё marrёdhёnie partneriteti me pёrfituesit nё dobi reciproke edhe nё funksion tё pёrmirёsimit tё cilёsisё sё shёrbimeve
Detyrat kryesore janë:
- Tё administrojё nё mёnyrё korrekte tё gjitha vlerat materiale edhe financiare tё siguruara nga donatorёt, shteti apo vetё pёrfituesit
- Tё zbatojё strategjinё dhe detyrat e pёrcaktuara nga themeluesit
- Tё zbatojё tё gjithё ligjet e vendit nё menaxhimin e vlerave materiale monetare veçanёrisht kur burimet e financimit janё nga buxheti i shtetit apo nga fonde tё tjera publike
- Tё respektojё nё mёnyrё korrekte tё gjithё pёrfituesit duke zbatuar normat e etikёs dhe veçanёrisht ato tё pranuara pёr komunitetit e tё verbёrve nga themeluesit