- Të rrisim ndërgjegjësimin e opinionit publik për vlerat dhe aftësitë që zotërojnë dhe ofrojne personat e verbër
- Të rrisin ndërgjegjësimin e vetë personave të verbër për rëndësinë e pazevendësueshme që ka sistemi arsimor që shërben si një urë drejt punësimit dhe shoqërizimit të tyre
- Të mundësojmë sigurimin e një pjesëmarrje të plotë dhe te aksesit ne arsim për të gjithë fëmijët e verbër
- Të nxitet formimi i kapaciteteve duke siguruar trajnimin e duhur për ta
- T’u vihet në ndihmë fëmijëve dhe të rinjve të verbër mundësisht me sigurimin e pajisjeve dhe materialeve të nevojshme për arsimimin e tyre
- Të zhvillojmë një bashkëpunim sa më efikas me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi, grupin e interesit, familjarët e tyre, si dhe gjithë strukturat dhe Institucionet që krijojnë mundësitë për realizimin e arsimimit dhe punësimit të përsonave të verbër
- Të nxitet dhe mbështetet kryerja e studimeve shkencore tiflologjike mbi gjetjen e rrugëve dhe mundësive për një arsimim dhe punësim sa me adapt për personat e verbër
- Të nxitet dhe zhvillohet koncepti i perfshirjes/integrimit
- Të realizohen në bashkëpunim me institucionet përkatëse programe edukative të standarteve të larta për personat e verbër në përputhje me praktikat më të mira
- Mundësimi i ndihmës me materiale dhe metoda edukative që do të jenë në përputhje me nevojat e fëmijëve dhe studentëve të verbër