Sektori i regjistrimit të informacionit në audio
Të jetuarit me dinjitet dhe personalitet për personat e verbër është një nga qëllimet më të rëndësishme të punës sonë. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet krijimit të autonomisë në lëvizje, vetëveprim dhe çka është më e rëndësishme në krijimin e mendimit të pavarur. Për këtë kujdeset edhe Sektori i Regjistrimit të Informacionit në Audio. 90% e informacionit merret nëpërmjet shikimit dhe vetëm 10% me anë të shqisave të tjera, dhe pikerisht për këtë arsye në Qendrën Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve është ngritur Studio e Regjistrimit të Informacionit në Audio. Në këtë studio bëhet i mundur rregjistrimi në audio i të gjithë literaturës shkollore, letraro-artistike, shkencore, historike etj. Pjesë e shërbimeve të prodhuara në Sektorin e Rregjistrimit të Informacionit në Audio janë edhe gazeta “Drita e Zerit” dhe Buletini Informativ, të cilat janë organe periodike të përmuajshme të Qndrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve.
"Ne" prodhojmë
- në audio ( format Kasete Analoge, CD, MP3) tekstet shkollore për nxënësit e verbër që kryejnë arsimin 9 – vjeçar dhe të mesëm në shkolla të përgjithshme
- në audio ( format Kasete Analoge, CD, MP3) tekstet shkollore për Institutin e Nxënësve që nuk Shikojne “Ramazan Kabashi”
- në audio ( format Kasete Analoge, CD, MP3) tekstet universitare për të gjithë studentet e verbër që ndjekin arsimin e lartë.
- në audio për cdo moshë sipas kërkesave, literaturë artistike, historike, shkencore etj,
- në audio informacione për të gjithë qytetarët e verbër. Gazeta “Drita e Zerit” dhe “Buletini Informativ” jane organe informative periodike të qendrës sonë si dhe materiale legjislative, me anë të të cilave qytetarët e verbër informohen per të drejtat e tyre
- literaturën e nevojshme për zhvillimin e kurseve te Gjuhës Angleze, gjë që i ndihmon personat e verbër të zoterojnë një gjuhë e cila kërkohet domosdoshmërisht në tregun e punës
- literaturën e nevojshme për zhvillimin e kurseve të kompjuterit, kjo një pikë kyçe për punësimin e të verbërve. (Jaws)