Rreth nesh

Historiku i SHVSH
Zhvillimet demokratike që ndodhën në vendin tonë në vitet 90-të krijuan mundësinë sikurse për qytetarët e tjerë edhe për qytetarët e verbër që të organizohen dhe të krijojnë shoqatën e tyre të të verbërve. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë është bashkim vullnetar i personave që kanë fituar statusin ligjor e të verbërit dhe është krijuar më 8 Janar 1991 ne Tirane. Ajo është e para organizatë joqeveritare e krijuar në Shqipëri me vendosjen e pluralizmit.

SH.V.SH është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe humanitare. Ajo bashkëpunon me shtetin dhe me institucionet e tij në menyrën e parashikuar me ligj dhe me akte të tjera nënligjore te pranuara prej saj ose ne masën e përcaktuar nga marrëveshja apo kontrata ku SH.V.SH është palë e barabartë dhe i ka nënshkruar ato. Që nga dita e themelimit e deri më sot aktiviteti i SHVSH-se ka synuar në:
  • Harmonizimin e interesave të anëtarëve të saj, në themel të bashkimit të të cilëve qëndrojnë pasojat e verbërisë.
  • Mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të qytetarëve të verbër në mënyrë të organizuar dhe publike.
  • Rritjen e nivelit arsimor dhe profesional të të gjithë komunitetit të të verbërve.
  • Mbikqyrjen e nivelit të jetesës së të verbërve dhe ndërmjetësimin në strukturat ligjvënëse dhe ekzekutive për përmisimin e saj.
  • Sensibilizimin e opinionit shoqëror dhe zyrtar në dobi të zgjidhjes së problemeve të të verberve.
  • Ofrimin e shërbimeve të posaçme për të gjithë qytetarët e verbër drejpërdrejtë ose nëpërmjet personave juridik të krijuar prej saj.
Sot, komuniteti i të verbërve në Shqipëri arrin në 10 000 persona të njohur si të tille në bazë të kritereve mjekësore e ligjore.

ORGANET

ORGANET VENDIMARRËSE
  1. Kongresi i SHVSH-së
  2. Këshilli kombëtar
  3. Gjykata e statutit
  4. Presidenti

ORGANET EKZEKUTIVE
  1. Asambleja kombëtare
  2. Presidenca
  3. Këshilli i ekspertëve
  4. Kryekoordinatori
  5. Sekretari i përgjithshëm
  6. Koordinatori rajonal
Struktura Rajonale

Dega
Struktura rajonale e SHVSH-së përbëhet nga dega, seksioni dhe rajoni. Dega përbëhet nga seksionet brënda juridiksionit administrativ të rrethit apo nënprefekturës, por me vendim te presidencës sipas rastit mund të rikompozohen. Ajo është njësia bazë e SHVSH –së. Veprimtaritë e degës janë autonome. Ato udhëhiqen dhe kontrollohen nga organet drejtuese të SHVSH – së. Kryetari i degës është autoriteti më i lartë i degës. Ai mban përgjegjësi për veprimtarinë organzative, administrative dhe ekonomike. Gjithashtu ai përgjigjet para këshillit dhe presidentit për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të anëtarëve , për zbatimin e statutit dhe ligjeve të shtetit si dhe për çdo shkelje në veprimtarinë organizative, administrative, ekonomike dhe financiare.

Seksioni
Seksioni është njësia bazë e degës. Ai ngrihet mbi bazën e ndarjeve administrative si komuna, bashkia dhe njësia administrative. Me vendim te këshillit te degës dhe me miratim të presidentit, në rast nevoje, mund të bëhen bashkime ose ndarje seksionesh. Veprimtaria e seksionit bazohet në statutin e shoqatës dhe udhëhiqet nga organet drejtuese përkatëse të degëve.

Rajoni
Rajoni ngrihet mbi bazën e ndarjes administrative të qarkut ose prefekturës dhe përbehet nga degët e rretheve pjesëmarrës në këtë qark ose prefekturë. Numri i rajoneve është i njëjtë me numrin e qarqeve ose prefekturave të Republikës së Shqipërisë. Rajoni ka 2 struktura përbërëse të cilat janë asambleja e rajonit dhe këshilli koordinativ i rajonit.

  1. Asambleja e rajonit formohet nga mbledhja e këshillave të degëve përbërëse ë rajonit. Ajo thirret nga shumica e kryetarëve të degëve kur ka probleme në harmonizimin e veprimeve dhe qëndrimeve në favor të zgjidhjeve më të dobishme të përbashkëta. Asambleja e rajonit harmonizon qëndrimet e këshillave të degëve, miraton ndërmarrjen e vendimeve të përbashkëta të degëve, harmonizon qëndrimet në aspektet sociale etj

  2. Këshilli koordinativ i rajonit përbëhet nga kryetarët e degëve. Kryetari i Degës më të madhe është kryetari i rajonit, por gjithsesi, ai është i zgjedhshëm. Këshilli Koordinator analizon gjendjen ekonomike e sociale të të verbërve në nivel prefekture dhe propozon marrjen e masave konkrete. Gjithashtu ai analizon veprimtarinë e degëve dhe bën rekomandimet për përmirësimin e gjendjes. Në kompetecat e tij është gjithashtu dhe miratimi i kalendarit të aktiviteteve social-kulturore e sportive të përbashkëta. Ai ka për detyrë të dërgojë raporte në presidence mbi veprimtarinë e degëve për çdo mbledhje të tij.
Objektivat tona
  1. Harmonizimi i interesave të anëtarëve të saj, në themel të bashkimit të të cilëve qëndrojnë pasojat e verbërisë
  2.  Mbrojtja e interesave dhe të drejtave të të verbërve në mënyrë të organizuar dhe publike
  3.  Rritja e nivelit arsimor dhe profesional të të gjithë shtresës së të verbërve
  4.  Integrimi i të verbërve në shoqërinë normale
  5.  Edukimin e anëtarëve me frymën e vetëbesimit dhe të optimizmit në mënyrë që ata të bëjnë vetërritjen e dinjitetit dhe personalitetit të tyre
  6. Mbikqyrja e nivelit të jetesës së të verbërve dhe ndërmjetësimin në strukturat ligjvënëse dhe ekzekutive për permisimin e saj
  7.  Shoqata udhëheq dhe sensibilizon opinionin lokal, kombëtar, ndërkombetar, shoqëror dhe zyrtar në dobi të zgjidhjes së problemeve të tyre
  8.  Ofrimi i shërbimeve të posaçme dhe të përgjithshme për të gjithë qytetarët e verbër drejpërdrejtë ose nëpërmjet personave juridik të krijuar prej saj
  9. Në funksion të realizimit të qëllimeve të përcaktuara në këtë nen, ajo zhvillon veprimtari biznesi drejtpërdrejt ose nëpërmjet personave juridik të krijuar prej saj
Detyrat
  1. Të plotësohen të gjitha detyrimet që rrjedhin nga statuti
  2. Të merret pjesë rregullisht në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e detyrave që ngarkohen
  3.  Të luftohet për rritjen e dinjitetit dhe personalitetit të tyre duke manifestuar sjellje në perputhje të plotë me normat e moralit publik
  4. Të respektohen parimet dhe normat e statutit dhe në të gjithe veprimtarinë e tij, në dobi të SH.V.SH – së, të udhehiqen nga fryma e ketij statuti
  5. Të bëhet përpjekje për integrimin e tyre në jetën normale të shoqerisë demokratike


Name

Arsimi Broshura informuese,12,Gazeta,4,Ndihme me pajisjet teknologjike,1,NJOFTIME,191,Pajisje tifloteknike,71,Projekte,21,
ltr
static_page
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë: Rreth nesh
Rreth nesh
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
https://www.shvsh.org.al/p/rreth-nesh.html
https://www.shvsh.org.al/
https://www.shvsh.org.al/
https://www.shvsh.org.al/p/rreth-nesh.html
true
2104914723329470046
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Lexo më shumë Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All REKOMANDUAR PER JU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Nuk u gjet ajo që kërkuat Kthehu në Kryefaqe E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhejtor tani 1 minutë më parë $$1$$ minuta më parë 1 orë më parë $$1$$ orë më parë Dje $$1$$ ditë më parë $$1$$ javë më parë më shume se 5 javë më parë Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy