Dega
Struktura rajonale e SHVSH-së përbëhet nga dega, seksioni dhe rajoni. Dega përbëhet nga seksionet brënda juridiksionit administrativ të rrethit apo nënprefekturës, por me vendim te presidencës sipas rastit mund të rikompozohen. Ajo është njësia bazë e SHVSH –së. Veprimtaritë e degës janë autonome. Ato udhëhiqen dhe kontrollohen nga organet drejtuese të SHVSH – së. Kryetari i degës është autoriteti më i lartë i degës. Ai mban përgjegjësi për veprimtarinë organzative, administrative dhe ekonomike. Gjithashtu ai përgjigjet para këshillit dhe presidentit për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të anëtarëve , për zbatimin e statutit dhe ligjeve të shtetit si dhe për çdo shkelje në veprimtarinë organizative, administrative, ekonomike dhe financiare.
Seksioni
Seksioni është njësia bazë e degës. Ai ngrihet mbi bazën e ndarjeve administrative si komuna, bashkia dhe njësia administrative. Me vendim te këshillit te degës dhe me miratim të presidentit, në rast nevoje, mund të bëhen bashkime ose ndarje seksionesh. Veprimtaria e seksionit bazohet në statutin e shoqatës dhe udhëhiqet nga organet drejtuese përkatëse të degëve.
Rajoni
Rajoni ngrihet mbi bazën e ndarjes administrative të qarkut ose prefekturës dhe përbehet nga degët e rretheve pjesëmarrës në këtë qark ose prefekturë. Numri i rajoneve është i njëjtë me numrin e qarqeve ose prefekturave të Republikës së Shqipërisë. Rajoni ka 2 struktura përbërëse të cilat janë asambleja e rajonit dhe këshilli koordinativ i rajonit.
- Asambleja e rajonit formohet nga mbledhja e këshillave të degëve përbërëse ë rajonit. Ajo thirret nga shumica e kryetarëve të degëve kur ka probleme në harmonizimin e veprimeve dhe qëndrimeve në favor të zgjidhjeve më të dobishme të përbashkëta. Asambleja e rajonit harmonizon qëndrimet e këshillave të degëve, miraton ndërmarrjen e vendimeve të përbashkëta të degëve, harmonizon qëndrimet në aspektet sociale etj
- Këshilli koordinativ i rajonit përbëhet nga kryetarët e degëve. Kryetari i Degës më të madhe është kryetari i rajonit, por gjithsesi, ai është i zgjedhshëm. Këshilli Koordinator analizon gjendjen ekonomike e sociale të të verbërve në nivel prefekture dhe propozon marrjen e masave konkrete. Gjithashtu ai analizon veprimtarinë e degëve dhe bën rekomandimet për përmirësimin e gjendjes. Në kompetecat e tij është gjithashtu dhe miratimi i kalendarit të aktiviteteve social-kulturore e sportive të përbashkëta. Ai ka për detyrë të dërgojë raporte në presidence mbi veprimtarinë e degëve për çdo mbledhje të tij.