Qendra kombëtare e rehabilitimit të të verbërve

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve(QKRV) është i vetmi institucion i posaçëm dhe i specializuar në ofrimin e shërbimeve të veçanta për personat e verbër në Shqipëri. Qëllimi i kësaj qendre është integrimi i qytetarit të verbër në jetën normale nëpërmjet shërbimeve specifike që kjo qendër ju ofron. Kjo qendër përpos shërbimeve që ka përshtatur e zhvillon dhe fushën e tifloteknikës nëpërmjet prodhimit dhe importit të pajisjeve të ndryshme tifloteknike , si dhe hartimin e programeve në fushën e informatikës. QKRV-ja bën trajnimin e qytetarëve të verbër për përdorimin e pajisjeve tifloteknike të niveleve të ndryshme, pajisje këto që lehtësojnë proçeset e tyre të të mësuarit, punësuarit, argëtuarit, vetshërbyerit , etj. Në kuadër të kësaj, QKRV-ja tashmë ka kabinetin e saj të tifloteknikës ku ju mund të gjeni pajisjet e listuara faqen tonë pajisjet tifloteknike.
Në rast se ju jeni të interesuar për t’u njohur më tej me këto pajisje mund të na vizitoni në ambjentet tona.

email: [email protected]
Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve, Tiranë 2012 ©

NA NDIQNI NË FACEBOOK