Per te analizuar problemet e punesimit te personave te verber, nga ana e Shoqates se te Verberve te Shqiperise, me financimin e Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine, SOROS, u realizua projekti “ Permisimi i statusit social te personave te verber nepermjet punesimit ne qarqet Tirane dhe Durres”. Perzgjedhja e ketyre qarqeve u be nisur nga:
§ Numri i konsiderueshem i personave te verber qe perfshihet ne deget e SHV ne keto qarqe, niveli i larte asimor dhe kulturor i personave te verber,
§ Në Tiranë është rritur përqendrimi i të verbërve si fenomen paralel demografik. Problemetika e punesimit qe eksiston ne keto qarqe ndihmon ne perpunimin e konkluzioneve dhe rekomandimeve edhe ne rrethet e tjera.
Objektivat specifike te projektit:
- Analiza e situates aktuale te formimit profesional dhe punesimit te te verberve ne qarqet ku do te shtrihet projekti,
- Percaktimi i figurave profesionale te pershtateshme per punesimin e personave te verber,
- Ndergjegjesimi i personave te verber per vetevleresimin dhe vetebesimin per mundeiste e dhenies se kontributit te tyre ne shoqeri (njohja me legjilslacionin ekzistues dhe profesionet e mundeshme ku ato mund te punojne ne kushtet e ekonomise se tregut.
- Rekomandime mbi rruget e mundeshme per ndergjegjesimin e punedhensve mbi aftesite dhe vlerat qe ofrojne personat e verber,
- Rekomandime per permisimin e kuadrit ligjore ekzistues per formimin profesional dhe punesimin e te verberve.
Per kete qellim u realizuan dy tryeza te rrumbullkata, ne Tirane dhe ne Durres, me tematiken e meposhtme:
Ne tryezen e I :
a. Legjislacionin aktual ne Shqiperi, ne mbrojtje te Personave me Aftesi te Kufizuar,
b. Debate mbi zbatimin konkret te tij ne Shqiperi.
c. Evidentimi i problemeve dhe pengesave reale qe shqetesojne kete komunitet per te gezuar te drejten per punesim.
d. Terheqja e mendimeve te paleve ne tryeze per permisimin e politikave te punesimit dhe kuadrit ligjor ekzistues.
Ne tryezen II:
a. Raporti perfundimtar me konkluzionet dhe rekomandimet per permiresimin e situates.
b. Rekomandimet per permisimin e politikave te punesimit per personat e verber dhe kuadrin ligjore ekzistues.
Ne keto tryeza perveç personave te verber u ftuan dhe moren pjese perfaqesues te ministrtise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, nga zyrat e punesimit te qarqeve, drejtoria Rajonale e Arsimit dhe qytetit te Tiranes si dhe punedhenes te ndryshem. Ne tavolinen permbledhese te konkluzioneve mori pjese edhe Znj. Marieta Zaçe, Zevendesministre e Punes Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.