Koncerti “Arti Pertej Shikimit” u zhvillua me date 15.10.2008, Dita Nderkombetare e Shkopit te Bardhe, ne kuadrin e integrimit kulturor te personave te verber ne jeten artistike dhe shoqerore te vendit Nepermjet realizimit te nje koncerti me artistet e njohur te kenges dhe muzikes shqiptare, artistet e verber kryen duete me talentet instrumentale dhe muzikore nga komuniteti i personave te verber te Shqiperise.
Koncerti ishte nje mundesi per dhenien e nje mesazhi te fuqishem mbi integrimin e te gjithe qytetareve shqiptare, pavaresisht nga kufizimi i aftesive shqisore, apo nga statusi shoqeror. Mesazhi qe koncerti i dha shoqerise eshte se si institucionet e kultures, Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ashtu dhe personalitetet me te larta te saj (profesionistet e muzikes dhe kenges), udheheqin garantimin e shanseve te barabarta dhe gezimin e te drejtes se shprehjes se talentit edhe ne fushen e artit, nga ana e personave me aftesi te kufizuara shqisore.
Koncerti ishte nje rast i vecante, ne te cilin pjesemarresit do te shpalosen talentin dhe perpjekjet e tyre per te arritur nivele me te vertete te larta te interpretimit te krahasueshme me nivelet profesioniste. Artistet e verber performuan ne skene se bashku me artiste te mirenjohur profesioniste. Performanca e tyre e perbashket me instrumentiste dhe kengetare profesioniste te nivelit kombetar krijoi mundesine artisteve te verber qe te ndihen si personazhe reale dhe te barabarte ne skene. Tashme, nje numer i konsiderueshem personash te verber deshirojne te marrin pjese ne kete aktivitet per vitet ne vijim. Ne funksion te perzgjedhes se me te mireve, nje komision i posacem do te beje perzgjedhjen dhe selektimin bazuar ne eksperiencen dhe talentin e tyre.
Kujdes i vecante j’u kushtua krijimit te dueteve, ku nje artist i spikatur ne fushen e tij do te sherbeje si mentori i nje te verbri shume te talentuar ne kete fushe, çka do te kurorezohet me nje duet spektakolar perpara audiences se gjere dhe mediave kombetare.
Rezonanca e ketij aktiviteti ne publikun e gjere, si dhe publiciteti i nivelit te larte i perfituar nga pjesemarrja e yjeve te skenes shqiptare ishte plotesisht ne funksion te mesazhit integrues, dhe promovimit te angazhimit institucional ne favor te perfshirjes social – kulturore te shtresave ne nevoje, qe perbente edhe synimin kryesor te projektit.
Perveç emrave te njohur te muzikes shqiptare te ftuar te skenes ishin edhe Znj.Margarita Xhepa dhe Z.Agim Doçi. Ne auditor nderuan me pjesmarrjen e tyre Ministri i Puneve te Jashtme Z.Lulezim Basha dhe Z.Engjell Bejtaj.
Me feedback-un e ketij aktiviteti eshte duke u krijuar nje permbledhje muzikore me duetet, per te cilen performuesit do te gezojne te drejten e autoresine. Ky produkt do te jete nje mjet afatgjate per promovimin e arritjeve artistike te spektaklit, dhe do te jete nje kujtese e perhershme vizuale dhe publike per mbeshtetjen e dhene nga MTKRS dhe yjet e skenes shqiptare. Nje falenderim i veçante shkon per Z.Zhani Ciko i cili na ofroi sallen e Teatrit te Operas dhe Baletit per zhvillimin e aktivitetit.