Gjatë muajit dhjetor u zhvillua kampionati i radhës i shahut për të verbër i cili tashmë është kthyer në një traditë për Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë. Në këtë kampionat morën pjesë 12 shahistë të verbër nga e gjithë Shqipëria ne bazë të përzgjedhjes nga një shahist në rang qarku. Kampionati është zhvilluar për 3 ditë në plazhin e Spillesë ku në rolin e gjyqtarit ishte Ermal Culli. Shahistët u ndeshën me njëri –tjetrin me anë sistemit Zviceran. Pas shumë turesh në këtë aktivitet ku pati një konkurencë të fortë, kampion doli Gani Dolla nga qyteti i Beratit, ndërsa në vëndin e dytë u radhit Lutfi Pazaj nga qyteti i Tepelenës, e në vëndin e tretë u radhit Armand Hyskaj nga Tirana. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, e po ashtu edhe Qëndra Kombëtare e Rehabilitimit të të Vërbërve vazhdojnë të bëjnë një punë shumë të mirë në integrimin e personave të verbër. Ato organizojnë shumë aktivitete sportive argëtuese që i japin momente të bukura personave të verbër. Çmimet u ndanë nga presidenti i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë Z.Sinan Tafaj e po kështu nga presidenti i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës z.Bujar Kadria.