Me propozimin e Shoqates se te Verberve te Shqiperise dhe me mbeshtetjen e Avokatit te Popullit, Igli Totozani, u be e mundur qe ne radhet e Komisioneve prane Avokatit te Popullit te jete edhe nje person me aftesi te Kufizuar. E ketu behet fjale per juristin Ermir Kapedani i cili me pervojen dhe me background-in qe ka ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te PAK, do te jete nje ze edhe me i forte ne mbrojtjen e ketyre te drejtave. Ne kete event moren pjese deputete dhe ambasadore te huaj te cilet mbeshteten z.Kapedani ne punen e tij te re.