Ligji 93 per Aksesueshmerine dhe Gjithperfshirje solli edhe ‘’krisjen’’e pare mes shoqatave te PAK dhe Ministrise se Mireqenies. Gjate diteve te para te Korrikut drejtuesit e Shoqates se te Verberve bene shume perpjekje per te bashkebiseduar me qeverine dhe per te gjetur gjuhen e perbashket ne miratimin e ligjit, por pa cenuar te drejtat qe fitojne personat e verber. Ky konsensus nuk gjeti bashkepunimin e Ministrise dhe per pasoje te verberit por edhe persona para e tetraplegjik u orvaten diten e sotme rrugeve per te ardhur ne Tirane ne nje proteste para Kuvendit. Edhe pse mbi 2000 mije te pranishem ne kete proteste, deputetet e Komisionit te Ceshtjeve Sociale e kaluan kete ligj duke bere te ‘’shurdherin’’perpara britmave te mijera personave qe kishin ardhur per te mbrojtur te drejtat e tyre.