Ne zbatim te vendimit nr 261 prot te mbledhjes se Presidences se SHVSH, date 27.05.2017, si dhe te nenit 31 Statutit te SHVSH, Shoqata e te Verberve te Shqiperise shpall procedurat e aplikimin per pozicionin: Administrator Kombetar i Shoqates se te Verberve te Shqiperise. Pozicioni me siper, i ofrohet vetem personave qe gezojne statusin e te verbrit, grupi i pare ose i dyte, mbi baze te ligjit 8098 “Per statusin e te verbrit, date 28.06.1996. Afati per dorezimin e dokumentave per APLIKIM: 15 Qershor 2017. Pershkrimi pergjithesues i punes per pozicionin si me siper eshte:
- Zbaton strategjite, politikat e SHVSH dhe planet e fushes perkatese ne te gjithe deget e saj, ne te gjite Shqiperine, si dhe per sektoret ne varesi;
- Percakton objektivat strategjike financiare dhe monitoron realizimin e tyre. Harton plane strategjike financiare afat-mesme dhe afat-gjata per deget e SHVSH;
- Drejton fushatat kombetare dhe lokale per mbledhjen e fondeve.
- Ushtron kontroll financiar periodik mbi deget rajonet dhe cdo person juridik ne varesi te SHVSH.
- Ushtron kontroll financiar mbi degen e finances se SHVSH dhe urdheron kryerjen e pagesave.
- Harton raporte financiare mujore dhe tre mujore ne permbushje te detyrave tija
- Pergjigjet dhe mbikqyr zbatimin e urdhrave ne fushen e administrimit financiare.
- Harton dhe propozon politika te caktuara ekonomike per deget e SHVSH duke u bazuar ne analizen e te dhenave te tyre per te rritur eficenen e punes
- Udheheq dhe pergjigjet per implementimin e strategjise kombetare financiare te SHVSH
1.1 KUSHTET PER APLIKIM DHE KRITERET SHTESE
Kandidatet duhet te plotesojne kushtet e pergjithshme si vijon:
• Te mos jete i denuar penalisht;
• Te jete anetar aktiv I SHVSH dhe te kete treguar besim dhe besnikeri ne kauzen e saj per mbrojtjen e te drejtave per PAK
• Te kete mbaruar te pakten nje shkolle te larte
• Te jete i afte dhe i pavarur ne perdorimin e kompjuterit
• Te kete njohuri bazike ne njeren nga gjuhet e huaja kryesore. Preferohet anglisht
• Te jete autonom ne levizje
Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat shtese si vijon:
- Eksperienca e punes si menaxher ose ne ushtrimin e profesionit te tij.
- Te kete qene aktivist ne degen perkatese
- Te kete mbaruar apo te jete ne vazhdim te nje Masteri ne fushen sociale ose ekonomike
1.2 DOKUMENTACIONI, MENYRA DHE AFATI I DOREZIMIT
Kandidatet duhet te dorezojne dokumentat si me poshte:
Jeteshkrim i aplikantit;
• Shprehje interesi lidhur me aplikimin
• Fotokopje te diplomes dhe listen e notave;
• Fotokopje te librezes se punes nese ka
• Fotokopje te Librezes se Verberise
• Fotokopje te Kartes se Identitetit;
• Vetedeklarim te gjendjes gjyqesore.
• Cdo dokumentacion tjeter qe verteton dokumentet e permendura ne jeteshkrimin tuaj;
• Vertetim nga dega qe ka paguar rregulllisht kuotizacionin
Dokumentat duhet te dorezohen me poste eletronike ne adresen [email protected] brenda dates 15 Qershor 2017.
1.3 REZULTATET PER FAZEN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Ne daten 20 Qershor 2017, Komisioni do te shpalle ne facebook-un e SHVSH, listen vetem te kandidateve qe plotesojne kushtet dhe kerkesat shtese per proceduren e plotesimit te vendit vakant, si dhe daten, vendin dhe oren e sakte kur do te zhvillohet intervista.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTESITE DHE CILESITE MBI TE CILAT DO TE ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatet do te vleresohen ne lidhje me:
1. Njohurite mbi legjislacionin per statusin e te verbrit dhe gjitha aktet neligjore qe rrjedhin prej tij;
2. Statuti I SHVSH, QKRV dhe BKV
3. Strategjine Financiare te SHVSH per vitet 2016-2019
4. Plan veprimi I Strategjise Financiare
5. Rregullore e Funksionimit te Degeve te SHVSH
6. Rregullore e hartimit dhe administrimit te Projekteve
7. Per rregullat e etikes ne administrate
1.5 MENYRA E VLERESIMIT TE KANDIDATEVE
Kandidatet do te vleresohen ne lidhje me dokumentacionin e dorezuar:
Kandidatet do te vleresohen per pervojen, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushen, nivelin e njohurive ne gjuhe te huaja, rezultatet ne fakultetin e kryer si dhe per vleresimet e rezultateve individale ne pune. Totali i pikeve per kete vleresim eshte 40 pike.
Kandidatet gjate intervistes se strukturuar me goje do te vleresohen ne lidhje me:
a- Njohurite, aftesite, kompetencen ne lidhje me pershkrimin e pozicionit te punes;
b- Eksperiencen e tyre te meparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren. Totali i pikeve per kete vleresim eshte 60 pike.
1.6 DATA E DALJES SE REZULTATEVE
Ne perfundim te vleresimit te kandidateve, Komisioni do te shpalle fituesin ne faqen e facebook te SHVSH dhe neper dege te SHVSH. Vetem kandidatet e perzgjedhur ne kete procedure do te njoftohen individualisht per rezultatet.
1.7 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTESITE DHE CILESITE MBI TE CILAT DO TE ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatet do te testohen me goje per njohurite mbi dokumentet e listuara ne piken 1.4
Kandidatet gjate intervistes se strukturuar me goje do te vleresohen ne lidhje me:
a- Njohurite, aftesite, kompetencen ne lidhje me pershkrimin e pozicionit te punes;
b- Eksperiencen e tyre te meparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren.
1.8 MENYRA E VLERESIMIT TE KANDIDATEVE
Kandidatet do te vleresohen ne lidhje me:
a. Testimi me goje lidhur me piken 1.4, deri ne 40 pike;
b. Intervista e strukturuar me goje qe konsiston ne motivimin, aspiratat, deri ne 40 pike;
c. Jeteshkrimin, qe konsiston ne vleresimin e arsimimit, te lidhura me fushen, deri ne 20 pike.
1.9 DATA E DALJES SE REZULTATEVE
Ne perfundim te vleresimit te kandidateve, Komisioni do te njoftoje ata individualisht. Te gjithe kandidatet qe aplikojne per proceduren e vendit vakant, do te marrin informacion ne faqen e facebook te SHVSH, per fazat e metejshme te kesaj procedure duke filluar nga data 15 Qershor 2017.