Sot ne jemi mbledhur per te festuar arritjet e dy aktivisteve tona te shkelqyera e te spikatura, per te festuar 27 vjetorin e themelimit te SHVSH
Komuniteti i te verberve e feston kete date si diten kombetare te veten pasi 27 vjet me pare ai i ka dhuruar shoqerise shqiptare te paren organizate te shoqerise civile. Ky komunitetet eshte tashme i sprovuar dhe i kalitur ne betejat e veta te vazhdueshme per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, per mbrojten e interesave te tij social ekonomike. Ne sot me promovimin e arritjes se nivelit te doktoraturave te znj. Blerina Shalari dhe znj. Florentina Bejdullaj i vertetojme shoqerise se kemi qene ne gjendje qe nga 8 Janari 1991, ti ofrojme asaj vlera positive dhe modele arritjeje.
Jemi krenar qe kemi mundur te shembim muret e veçimit, te çelim portat e universiteteve dhe dijes deri ne keto nivele
Sot tashme ne kemi rreth 1.000 studente te verber. Te gjithe se bashku me dije dhe experience, me diploma universitare ose jo vetem, jemi te bashkuar te mbrojme kauzen tone themelore te progresit, mbrojtjes se vlerave positive, kontributit ne shoqeri dhe permiresimin e jetes se gjithesecilit
Ne jemi te vendosur qe te mbrojme te drejtat tona nga çdo lloj shkelje. Per fat te keq buxheti i vitit 2018, nuk ka marre ne konsiderate shlyerjen e detyrimeve te prapambetura. Per kete arsye ne kemi vendosur qe te rifillojme proceset gjyqesore duke thelluar dhe permiresuar me tej kete iniciative.
Politika shqiptare duhet te kuptoje se Konventa e OKB per PAK, tashme e ratifikuar, ne vijim edhe te drejtave kushtetuese e ngarkojne shtetin shqiptar dhe institucionet e tij te krijoje akses real ne fushen e sherbimeve te posaçme. Ne duam qe te rinjte tane te kene lehtesisra maksimale ne arsimimin e tyre, ne funskion te permiresimit te cilesise dhe arritjeve model siç eshte rasti I Doktore Blerina Shalari dhe Doktore Florentina Bejdullaj