Eshte zhvilluar kampionati i minifutbollit per te verber ne datat 27-28-29 Prill ne ambjentet e Qendres Kombetare te Rehabilitimit te te Verberve. Ne kete kampionat moren pjese 10 ekipe si Tirana, Kamza, Fieri, Vlora, Shkodra, Lezha, Korca, Tepelena, Durresi ddhe Elbasani. Ekipet u mblodhen ne oren 10 ne qender ku u mblodh dhe Komisioni i Sporteve i dretjuar nga Kryetari Ilir Memalla. Ne prani edhe te perfaqesuesve te ekipeve te tjera u hodh shorti i cili I ndau ekipet ne 5 cifte nga ku do te shpalleshin edhe gjysemfinalistet ku njeri nga ekipet do te skualifikohej me golavarazh me te dobet. Keshtu shorti vuri perballe ciftet qe perfunduan me rezultatet si me poshte:
Fieri 2 - 1 Korca
Kamza 1 - 0 Durresi
Tepelena 1 - 0 Shkodra
Elbasani 4 - 0 Vlora
Lezha 1 - 0 Tirana
Ne baze te rezultateve te ndeshjeve qe u luajten diten e pare Fieri dhe Elbasani kaluan ne gjysemfinale si ekipe qe kishin shenuar me shume gola, ndersa 3 ekipet e tjera, Kamza,Tepelena dhe Lezha bene nje triangolare me penallti ku nga gjuajtjet e penalltive ishe ekipi i Tepelenes qe u skualifikua. Pasi ne gjysem finale shkuan Kamza dhe Lezha qe ju bashkuan Fierit dhe Elbasanit u hodh serish shorti i cili percaktoi dyshet:
Lezha - Kamza
Elbasani - Fieri
Te dyja ndeshjet ishin te bukura dhe me emocione teksa Lezha ishte dominuese qe nga fillimi i ndeshjes ku lojtari Bashkim Dervishi shenoi 3 gola ne porten e Kamzes, te cilet e paten te veshtire per te perballuar kete ekip. Nderkohe qe edhe gjysemfinalja tjeter prodhoi shume gola pasi ekipi i Elbasanit shenoi plot 4 gola, te cilet u shenuan te gjithe nga sulmuesi kryesor njekohesisht dhe kapiteni i ekipit, Maringlen Hida, duke permbysur rezultatin nga 0 - 1. Pra dy gjysemfinale te bukura dhe me emocione te cilat sollen ne finale dy ekipet, Elbasanin dhe Lezhen.
Finalja u zhvillua ne oren 17:00 ku dy ekipet si Lezha apo edhe Elbasani bene maksimumin per te fituar kete takim per te mos shkuar tek penalltite, por ekipet luajten kujdesshem e po keshtu edhe gardianet e bene shume mire detyren e tyre per te mos pesuar gol, keshtu qe fati e deshi qe edhe ne kete vit kampioni te shpallej me penallti. Pas gjuatjeve te 4 lojtareve nga te dy ekipet, rezultati ishte ne barazim me nga nje 1 gol te shenuar per cdo ekip. Keshtu radha ishte e portjereve per te gjuajtur, ku gardiani i Elbasanit, Xhulian Sulmina u tregua me i sakte teksa gjuajti dhe shenoi si dhe arriti te ndalonte goditjen e Dritanit, portierit kundershtar. Pra Elbasani u shpall kampion per te treten here radhazi, nderkohe qe vlen per tu theksuar se cdo ekip kete vit tregoi rritje te cilesise se lojes.