Vendimi
I Komisionit për formën e rregjistrimit për kandidatët për Gjykatën e SHVSH ose të Këshillit Kombëtar
Çdo kandidat për Gjykatë ose Këshill Kombëtar duhet të paraqesë:
1. Deklaratën me anë të të cilës paraqet kandidimin si dhe motivet për këtë kandidim,
2. Një CV të plotë dhe të qartë sipas modelit Evropian,
3. Kopjen e Librezës së Verbërisë dhe të Kartës së Identitetit,
4. Vërtetim nga dega përkatëse se ka paguar rregullisht kuotizacionin 5 vitet e fundit,
5. Firmat e propozuesve:
• 10 firma të delegatëve të Kongresit, nëse kandidati është delegat i Kongresit
• 20 firma të delegatëve të Kongresit, nese nuk është delegate i Kongresit.
6. Deklarimet e çdo delegati duhet të jenë më vehte dhe do kenë këtë formë dhe përmbajtje:
DEKLARATË
----- Unë_______________(emër, atësi, mbiemër), Delegat i Kongresit të V të SHVSH, përfaqësues i Qarkut __________ dhe i Degës__________, deklaroj se mbështes z. ________________________ si Kandidat për anëtar të Gjykatës së SHVSH.
_____________________ ___________________
( Emër, Mbiemër) Firmë
Bashkëngjitur kopje të Kartës së Identitetit.
DEKLARATË
----- Unë_______________(emër, atësi, mbiemër), Delegat i Kongresit të V të SHVSH, përfaqësues i Qarkut __________ dhe i Degës__________, deklaroj se mbështes z. ________________________ si Kandidat për anëtar të Këshillit Kombëtar.
_____________________ ___________________
( Emër, Mbiemër) Firmë
Bashkëngjitur kopje të Kartës së Identitetit